SPB Strumicë ngriti kallëzim penal ndaj B.P. (69), mbi dyshime të bazuara për kryerje të veprës penale “prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”. Me datë 01.03.2026, nëpunës policorë kanë ushtruar kontroll ndaj një personi nga Strumica, me ç’rast tek ai është gjetur dhe sekuestruar kokainë, të cilën më parë e ka siguruar nga i denoncuari.
SPB Manastir ngriti kallëzim penal ndaj S.Gj. (37) nga Prilepi, mbi dyshime të bazuara për kryerje të veprës penale “dhunë”. Me datë 06.07.2026, në Prilep, i denoncuari e ka sulmuar fizikisht G.K. nga Prilepi, me ç’rast i ka shkaktuar lëndime trupore.
SPB Kumanovë ngriti kallëzim penal ndaj G.A. (43) nga Kumanova, mbi dyshime të bazuara për kryerje të veprës penale “shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”. Me datë 08.07.2026, para një ndërtese banimi në Kumanovë, pas një grindjeje të mëparshme verbale, G.A. me pistoletë u ka bërë kërcënime I.M. dhe dy djemve të tij, pas çka ka shtënë tre plumba në ajër.
SPB Kumanovë ngriti kallëzim penal ndaj D.S. (38) nga një fshat i komunës së Nagoriçanit të Vjetër, mbi dyshime të bazuara për kryerje të veprës penale “përvetësimi i të mirave nën mbrojtje të përkohshme, i trashëgimisë kulturore ose i rariteteve natyrore”. I denoncuari nga lokaliteti arkeologjik “Mutallovë”, në zonën e fsh. Allgunjë, komuna e Nagoriçanit të Vjetër, ka përvetësuar në mënyrë të kundërligjshme një enë qeramike (pitos) – send i cili është trashëgimi kulturore, si dhe e ka mbajtur në shtëpinë e tij.
SPB Koçan ngriti kallëzim penal ndaj Sh.A. (20) nga Koçani, mbi dyshime të bazuara për kryerje të veprës penale “rrezikimi i sigurisë”. Me datë 21.06.2026, i denoncuari, në shtëpinë familjare në Koçan, e ka sulmuar fizikisht gjyshin e tij 74-vjeçar, pasi më parë i kishte kërkuar para, por nuk i kishte marrë, e më pas i kishte bërë edhe kërcënime.
Më 15.07.2026, në orën 02:30, në Manastir, nëpunës policorë të SPB Manastir e privuan nga liria M.I. (18) dhe një të mitur 16-vjeçar, të dy nga Manastiri, pasi gjatë kontrollit te M.I. u gjet marihuanë. Pas dokumentimit të rastit do të vijojë parashtresë përkatëse.
Më 14.07.2026, në orën 14:30, në SPB Prilep, një grua nga Prilepi denoncoi se në shkurt të këtij viti kishte filluar komunikimin me një person përmes rrjeteve sociale, i cili më pas i kishte kërkuar para, gjoja për mjekimin e fëmijës së tij të sëmurë. Denoncuesja, në disa raste, i kishte dhënë gjithsej rreth 700.000 denarë, por më vonë e ka kuptuar se ishte mashtruar. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
NJPB Koçan ngriti kallëzim penal ndaj S.K. (52) nga Koçani, mbi dyshime bazuara për kryerje të veprës penale “rrezikim i sigurisë”. Më 30.06.2026, para një pike tregtimi në fsh. Orizarë të Koçanit, i denoncuari u ka bërë kërcënime M.N. dhe familjes së tij.
Më 14.07.2026, në orën 11:50, në rr. “Shën Nektari i Manastirit” në Manastir, nëpunësit policorë e privuan nga liria J.V. (30) nga Manastiri, pasi gjatë kontrollit tek ai është gjetur marihuanë. Pas dokumentimit të rastit do të vijojë parashtresë përkatëse.
Më 14.07.2026, në orën 19:30, në SPB Shkup, u njoftua se në autostradën Tetovë–Shkup, pranë pikëpagesës së Gllumovës, kishte ndodhur aksident rrugor ndërmjet një automjeti udhëtarësh “Folksvagen Kedi” me targa të Shkupit, i drejtuar nga A.I. (33) nga Shkupi dhe një automjeti udhëtarësh “Folksvagen Golf” me targa të Ohrit, i drejtuar nga 39-vjeçarja L.A. nga fsh. Patishka Rekë, rrethina e Shkupit. Nga ky aksident, lëndime të rënda trupore ka pësuar bashkudhëtari i mitur në automjetin “Folksvagen Golf”, ndërsa lëndime trupore kanë pësuar të dy shoferët, bashkudhëtari M.A. (24) dhe një bashkudhëtare e mitur në automjetin “Folksvagen Golf”, të cilat janë konstatuar në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” dhe në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “8 Shtatori”. Një ekip hetimor i SPB Shkup ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.
Më 15.07.2026, në orën 00:20, në Pikën Kufitare Deve Bair, në hyrje të shtetit, nëpunës policorë e kanë privuar nga liria F.J. (45) nga Turqia, pasi gjatë kontrollit kufitar ishte konstatuar se kishte paraqitur për kontroll karta të gjelbra të falsifikuara për një automjet transportues “Mercedes” me gjysmërimorkio dhe targa turke, me të cilin kishte hyrë në vend. Pas dokumentimit të rastit, ndaj tij do të ngrihet kallëzim përkatës.
Më 14/15.07.2026, në lokacione të ndryshme në Shkup, nëpunës policorë të SPB Shkup i privuan nga liria P.T. (18), N.M. (23) dhe S.K.P. (23), të gjithë nga Shkupi, pasi tek ata janë gjetëur dhe sekuestruar një lëndë pluhurore dhe marihuanë. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj tyre do të parashtrohen parashtresa përkatëse.
Më 14.07.2026, në orën 19:50, në SPB Shkup, nga Institucioni Ndëshkues-Përmirësues Burgu i Idrizovës u njoftua se rreth orës 10:50, gjatë hyrjes në institucion, ishte ushtruar kontroll ndaj të dënuarit T.S. (50) nga Shkupi, i cili ishte kthyer nga dalja me leje dhe tek ai është gjetur dhe sekuestruar një lëndë pluhurore me ngjyrë kafe. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë parashtresë përkatëse.
Më 14.07.2026, në orën 05:40, në Stacionin Policor të Gostivarit, u njoftua se pranë një objekti hotelierik në Gostivar, N.S. (45) kishte sulmuar bashkëshorten e tij 43-vjeçare, duke përdorur një send të mprehtë. Me aktvendim të gjykatësit të procedurës paraprake, ndaj N.S. ishte caktuar masa e paraburgimit, pas çka është shoqëruar në Institucionin Ndëshkues-Përmirësues Burgu i Shkupit.
Më 14.07.2026, në orën 10:45, në rr. “Vëllezërit Gjinovski” në Gostivar, nëpunës policorë e privuan nga liria B.U. (50) nga Gostivari, për shkak të sjelljes agresive ndaj nëpunësve policorë, të cilët kanë ndërmarrë veprime zyrtare. Pas dokumentimit të rastit, ndaj tij do të parashtrohet parashtresë përkatëse.
Më 14.07.2026, në orën 18:10, nëpunës policorë të NJPB Kriva Pallankë e privuan nga liria D.J. (31) nga Kriva Pallanka, pasi është sjellë në mënyrë agresive dhe i ka kërcënuar prindërit e tij. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzimi përkatës.
Më 14.07.2026, në orën 14:50, në NJPB Kriva Pallankë, M.S. (54) nga Kriva Pallanka denoncoi se pranë rrugës për në fsh. Tërnovë kishte gjetur një granatë. Gjatë ditës së sotme, granata do të ngrihet nga pirotekniku i Drejtorisë së Mbrojtjes dhe Shpëtimit.
Më 14.07.2026, në orën 23:50, nëpunës policorë të SPB Kumanovë e privuan nga liria H.V. (26) nga një fshat i Komunës së Nagoriçanit të Vjetër, pasi kishte sulmuar fizikisht nënën e tij 57-vjeçare. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzimi përkatës.
Më 14.07.2026, rreth orës 23:00, në SPB Shkup, F.V. (34) nga Çekia denoncoi se në një objekt hotelier në zonën e Qendrës, në të cilin ndodhej së bashku me 28-vjeçaren P.A. nga India, me qëndrim në Çeki, ishte sulmuar fizikisht nga një person, për të cilin supozon se është pronari i objektit. Më pas, P.A. kishte thyer disa gota, pas çka ishte shoqëruar në stacion policor. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 14.07.2026, rreth orës 23:40, në SPB Shkup, u denoncua se në zonën e Kisella Vodës një vajzë 16-vjeçare ishte sulmuar fizikisht nga A.S. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 14.07.2026, në orën 16:10, në rrugën “Partizanska” në Ohër, nëpunës policorë i privuan nga liria E.B. (22), V.O. (19) dhe P.O. (22), të gjithë shtetas të Bosnjë dhe Hercegovinës, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “vjedhje”. Pas zbardhjes së plotë të rastit, ndaj tyre do të paraqitet kallëzim përkatës.
Më 14.07.2026, në or[n 21:00, në lagjen “Plitishtë” të Strugës, është privuar nga liria D.U. (42) nga Struga, pasi gjatë kontrollit të tij, nëpunësit policorë të policisë kriminalistike teka ai kanë gjetur dhe sekuestruar shtatë paketime me një lëndë pluhurore të bardhë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të paraqitet kallëzim përkatës.
Më 15.07.2026, në orën 01:30, në SPB Shkup, A.K. (33) nga fsh. Mralinë, rrethina e Shkupit, denoncoi se në një fushë sportive në fsh. Mralinë ishte sulmuar fizikisht nga D.K. nga fsh. Kadinë, rajoni i Shkupit. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 14.07.2026, në orën 18:00, në SPB Shkup, S.K. (48) nga Shkupi denoncoi se në korridorin e një ndërtese banimi në zonën e Çairit ishte sulmuar fizikisht nga një fqinj i tij. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 14.07.2026, në orën 23:40, në SPB Shkup, D.V. (31) nga rrethina e Shkupit denoncoi se në fsh. Vollkovë ishte sulmuar fizikisht nga 30-vjeçarja I.S. nga Shkupi. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtesë përkatëse.
Më 15.07.2026, në orën 06:40, në Shtip, nëpunës policorë të SPB Shtip privuan nga liria S.D. (38) nga Shtipi, pas denoncimit se në shtëpinë familjare kishte sulmuar fizikisht djalin e tij të mitur. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të paraqitet kallëzim përkatës.
Më 14.07.2026, në orën 19:10, në Shtip, nëpunësit policorë të SPB Shtip e privuan nga liria R.S. (39) nga Shtipi, pas denoncimit se rreth orës 18:30, para shtëpisë së ish-bashkëshortes së tij 35-vjeçare, kishte hedhur sende të forta, e më pas e kishte sulmuar fizikisht. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të paraqitet kallëzimi përkatës.
Më 14.07.2026, në orën 21:10, në Stacionin Policor Kisella Vodë, nëpunësit policorë të SPB Shkup zhvilluan bisedë zyrtare me M.I. (42) nga Shkupi, pas denoncimit të ish-bashkëshortes së tij 36-vjeçare se, në periudhën nga viti 2023 deri më 03.07.2026, ai kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj fëmijëve të tyre të mitur. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë parashtresë përkatëse.
Më 14.07.2026, në orën 17:40, në Stacionin Policor Kisella Vodë, nëpunësit policorë të SPB Shkup zhvilluan bisedë zyrtare me M.J. (44) nga Shkupi, pas një denoncimi se në shtëpinë familjare në territorin e Komunës së Aerodromit kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij 39-vjeçare. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë parashtresë përkatëse.
Më 14.07.2026, në orën 15:00, në Pikën Kufitare Qafë Thanë, nëpunës policorë e privuan nga liria H.A. (25) nga Shqipëria, mbi dyshime të bazuara për kryerje të veprës penale “vjedhje e rëndë”. Pas dokumentimit të rastit, do të parashtrohet parashtresë përkatëse.
Më 14.07.2026, në orën 19:00, në SPB Shkup, R.I. (48) nga Shkupi denoncoi se rreth orës 17:50, në rr. “Maxhari” në Shkup, derisa kryente detyra pune si i punësuar në Ndërmarrjen Publike “Higjiena Komunale”, B.P. (52) nga Shkupi kishte ardhur me automjet dhe e kishte sulmuar fizikisht, e më pas, e kishte ndjekur me automjetin e tij deri te shtëpia e denoncuesit. Sipas denoncimit, R.I. kishte dëgjuar edhe të shtëna nga arma e zjarrit. Po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit.