SPB Strumicë ngriti kallëzim penal kundër A.P. (28) nga Strumica për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit se ka kryer veprën penale “prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”. Më 12.03.2025, nëpunës policorë nga Seksioni i Tregtisë së Paligjshme të Drogës dhe të Armëve pranë SPB Strumicë realizuan bastisje në dy lokacione ku qëndronte i denoncuari, me ç’rast ishin gjetur dhe sekuestruar MDMA, marihuanë, hashash, fara të bimës së kanabisit dhe sende të tjera.
Zyra e Jashtme e Çështjeve Kriminalistike Gostivar ngriti kallëzim penal ndaj N.R. (35) nga Gostivari për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “dhunë”. Më 14.05.2026 në Gostivar, i denoncuari ka sulmuar fizikisht një nëpunës policor i cili kryente veprime zyrtare.
Më 08.06.2026, në orën 10:09, në Stacionin Policor të Vinicës, mjeku i Ndihmës së Shpejtë Mjekësore njoftoi se u ishte sjellë me lëndime të pësuara gjatë aksidentit me traktor V.A. (71) nga fsh. Dragobrashtë i rrethinës së Vinicës, i cili ka ndërruar jetë pavarësisht ndihmës mjekësore dhe reanimimit të realizuar. Mjeku ka konstatuar vdekjen, ndërsa me urdhër të prokurorit publik nga Prokuroria Themelore Publike e Koçani, ekipi hetimor i SPB Vinicë ka bërë hetim në vendin e ngjarjes. Me këtë rast, është konstatuar se më 06.06.2026, në orët e mbrëmjes, në një rrugë lokale në fsh. Dragobrashtë, V.A. ka dalë nga rruga me traktorin që drejtonte, pas çka ka shkuar në shtëpi duke mos kërkuar ndihmë mjekësore. Më 08.06.2026 rreth orës 09:00, djali i tij e ka dërguar në spitalin e Vinicës për dhënien e ndihmës mjekësore, prej nga është dërguar në spitalin e Koçanit, por pas një kohe të shkurtër gjendja e tij është përkeqësuar dhe nga ekipi i Ndihmës së Shpejtë në Vinicë ishte bërë përpjekje për reanimim, por ai iu nënshtrua plagëve. Po merren masa për zbardhjen e plotë të rastit.
Më 08.06.2026, në orën 12:40, në SPB Shkup u njoftua se në fsh. Creshovë, rrethina e Shkupit, kishte ndodhur aksident rrugor ndërmjet një mopedi me targa të Shkupit, të drejtuar nga M.K. (29), dhe një automjeti të tipit “Hjundai” me targa të Shkupit, të drejtuar nga M.T. (40), të dy nga Shkupi. Nga ky aksident, M.K. ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Qendrën e Urgjencës pranë kompleksit klinik ,,Nënë Tereza’’ në Shkup. Hetimet u kryen nga ekipi hetimor i SPB Shkup.
Më 08.06.2026, në orën 18:00, në rrugën “Ilindenska” në Tetovë, nëpunës policorë nga stacionet policore të Gostivarit dhe Tetovës e privuan nga liria K.M. (36) nga fsh. Debreshë, rajoni i Tetovës. Ai dyshohet se ka kryer disa vepra penale të vjedhjes në territorin e Stacionit Policor të Gostivarit. Ai është ndaluar në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rasteve do të ngrihet kallëzim penal përkatës.
Më 08.06.2026, në orën 10:45, në SPB Sveti Nikollë u njoftua se në kryqëzimin e rrugëve “Kërste Misirkov” dhe “Koço Racin” në Sveti Nikollë kishte ndodhur aksident rrugor ndërmjet një automjeti “Shkoda” me targa të Sveti Nikollës, të drejtuar nga T.D. (41), dhe një automjeti “Folksvagen” me targa të Koçanit, të drejtuar nga I.A. (47) nga fsh. Obleshevë, komuna Çeshinovë-Obleshevë. Nga ky aksident, pasagjerja M.M. (68) nga automjeti “Shkoda” ka pësuar lëndime të rënda trupore, ndërsa pasagjeri tjetër D.M. (67), po ashtu nga Sveti Nikolla, ka pësuar lëndime trupore. Lëndimet janë konstatuar në Spitalin Klinik të Shtipit. Është bërë hetim nga ekipi hetimor i SPB Sveti Nikollë.
SPB Tetovë ngriti kallëzim penal kundër H.D. (22) nga fsh. Reçicë e Vogël, rrethina e Tetovës, për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale “grabitje” në tentativë. Më 03.06.2026, në një objekt hotelierik në Tetovë, i denoncuari nën kërcënimin e pistoletës i ka kërkuar të punësuarit që t’ia dorëzonte paratë dhe pasi ai ka refuzuar dhe i ka thënë që të dale jashtë, mes tyre ka shpërthyer përleshje fizike, me ç’rast H.D. e ka goditur të punësuarin me kondakun e psitoletës.
Zyra e Jashtme e Çështjeve Kriminalistike në Vallandovë ngriti kallëzim penal kundër R.J. (80) nga rrethina e Gjevgjelisë për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale “përdhunimi i fëmijës i cili nuk i ka mbushur 15 vjet”. Më 31.05.2026, në një fshat të rrethinës së Valandovës, i denoncuari kishte kryer veprime seksuale ndaj një 14-vjeçari nga rrethina e Vallandovës.
Më 08.06.2026, në orën 11:25, në SPB Ohër u njoftua se gjatë kryerjes së punimeve ndërtimore në çatinë e një prej ndërtesave të Aeroportit Ndërkombëtar ,,Sh. Apostull Pavle’’ në Ohër, një punëtor ka rënë dhe ka pësuar lëndime të rënda trupore. Ai është transportuar në spitalin ,,Sh. Erazmo’’. Nëpunësit policorë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë konstatuar se bëhet fjalë për Z.P. (44) nga Kavadari. Është bërë hetim në vendin e ngjarjes dhe po punohet për zbardhjen e rastit.
Më 08.06.2026, rreth orës 19:00, SPB Shkup ka pranuar informacion nga një institucion privat shëndetësor në fsh. Haraçinë, rrethina e Shkupi, se tek ata ishte sjellë pa shenja jete I.Sh. (73) nga fsh. Grushinë, rrethina e Shkupit. Nëpunës policorë nga SPB Shkup zhvilluan bisedë zyrtare me vëllain e të ndjerit, i cili deklaroi se gjatë startimit të traktorit, në të cilin ishte vendosur një mbledhëse kashte dhe i cili ishte lënë në marsh, traktori kishte filluar të lëvizte, me ç’rast I.Sh. ishte kapur nga mekanizmi i mbledhëses. Gjatë rrugës për në institucionin shëndetësor, ai ka ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerit iu dorëzua familjes.
Më 08.06.2026, rreth orës 18:30, në SPB Shkup u njoftua se në fsh. Orman, pranë lumit Lepenec, është gjetur një trup njeriu në fazë dekompozimi. Nëpunësit policorë shqyrtuan vendin e ngjarjes, ndërsa me urdhër të prokurorit publik trupi, pranë të cilit u gjet një kartelë autobusi në emër të J.M. (70) nga Shkup (person femër), u dërgua në mjekësinë ligjore për autopsi.
Më 08.06.2026, në orën 16:30, në SPB Shkup, një grua 43-vjeçare denoncoi se në një aplikacion celular po shpërndaheshin fotografi eksplicite të vajzës së saj të mitur. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
Më 08.06.2026, në orën 18:55, në SPB Shkup u denoncua se në zonën e Kisella Vodës kishte shpërthyer zjarr në një shtëpi në pronësi të V.A. (57). Ekipi i Brigadës Zjarrfikëse e ka lokalizuar dhe shuajtur zjarrin, ndërsa persona të lënduar nuk ka. Është bërë hetim.
Më 08.06.2026, rreth orës 14:40, në SPB Shkup, nga Klinika e Gjinekologjisë dhe Obstetrikës në kuadër të Kompleksit Klinik Nënë Tereza, u denoncua se tek ata ishte sjellë për trajtim një grua 29-vjeçare nga rajoni i Shkupit me lëndime trupore. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
Më 08/09.06.2026, në lokacione të ndryshme, në Shkup, nëpunës policorë nga SPB Shkup i privuan nga liria B.S. (40), A.B. (26) dhe D.N. (33), të gjithë nga Shkupi, pasi tek ata ishin gjetur dhe sekuestruar marihuanë dhe substancë pluhurore e bardhë. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj tyre do të parashtrohen parashtresa përkatëse.
Më 08.06.2026, në orën 23:40, në Liqenin e Velesit, nëpunës policorë nga Njësiti Mobil për Masa Kompensuese pranë DÇKM e privuan nga liria B.M. (47) nga Veles, pasi tek ai ishte gjetur dhe sekuestruar marihuanë. Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik dhe, pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë parashtresë përkatëse.