SPB Shkup ka ngritur kallëzim penal kundër F.A. (37) nga Shkupi për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”. Më 28.05.2026, në Institucionin Ndëshkues-Përmirësues – Burgu i Idrizovës, është ushtruar kontroll ndaj të denoncuarit, me ç’rast është gjetur dhe sekuestruar heroinë.
Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike Gostivar ka paraqitur kallëzim penal kundër N.R. (35) nga Gostivari për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit se ka kryer veprën penale “dhunë”. Më 14.05.2026, në një hapësirë parkingu në Gostivar, i denoncuari e ka sulmuar fizikisht një nëpunës policor, i cili ishte duke kryer veprime zyrtare.
Më 07.06.2026, në orën 16:00, në SPB Shkup u njoftua se në rrugën rajonale Shkup–HEC Kozjak, në afërsi të fsh. Breznicë e re, 36-vjeçari V.M. nga Shkupi, duke drejtuar një motoçikletë “Suzuki” me targa të Shkupit, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda trupore ka pësuar motoçiklisti, të cilat janë konstatuar në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” në Shkup. Është bërë hetim nga ekipi hetimor i SPB Shkup.
Më 07.06.2026, në orën 16:40, në SPB Shkup, nga Qendra e Urgjencës pranë Kompleksit të Klinikave “Nënë Tereza” në Shkup u njoftua se u ishte sjellë me lëndime të rënda trupore 44-vjeçarja S.S. nga Shkupi. Sipas njoftimit, më 06.06.2026, rreth orës 21:00, në rrugën “Zhan Zhores” në Shkup, duke drejtuar biçikletë, ajo ka rënë në një pusetë kullimi, me ç’rast ka pësuar lëndime. Është shqyrtuar vendi i ngjarjes nga një ekip i SPB Shkup.
Më 07.06.2026, në orën 19:00, në autostradën Shkup–Tetovë, pranë pikëpagesës në Zhelinë, nëpunës policorë nga Stacioni Policor për Siguri në Komunikacionin Rrugor në Tetovë e kanë privuar nga liria A.R. (41) nga fsh. Dobërdoll, për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale “dhunë”. Me fjalë të tjera, sipas denoncimit, më parë në pikëpagesë e kishte sulmuar fizikisht dhe me një send të fortë N.Xh. (28) nga fsh. Reçicë e Vogël, rrethina e Tetovës. Sulmin e kanë ndërprerë nëpunësit policorë të cilët ndodheshin në vendngjarje, pas çka A.R. është shoqëruar në stacion policor dhe, pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngrihet kallëzim përkatës.
Më 08.06.2026 në orën 01:00 në Veles, nëpunës policorë nga SPB Veles e kanë privuar nga liria J.A. (46) dhe B.J. (24), të dy nga Velesi, sepse në kazino në Veles e kanë prishur rendin dhe qetësinë publike me sjellje të vrazhdë dhe të pahijshme. Pas masave të ndërmarra është konstatuar se ata kanë qenë nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht J.A. i janë matur 1,54 promilë, ndërsa B.J. 1,47 promilë alkool në gjak. Ata janë mbajtur në stacion policor dhe pas dokumentimit të ngjarjes kundër tyre do të ngrihen kallëzime përkatëse.
Më 07.06.2026 në orën 22:20 në SPB Shkup, nga Ndihma e Shpejtë është njoftuar se në parkun “Zhena Borec” në Shkup ishte gjetur një person pa shenja jete. Nëpunës policorë nga SPB Shkup kanë dalë në vendngjarje dhe është konstatuar se personi i cili kishte ndërruar jetë është H.R.G. (79) nga India. Është realizuar bisedë me T.M.L. (43) nga India, i cili ka deklaruar se derisa të dy ishin duke lëvizur, papritur H.R.G. është rrëzuar, pas çka ai ka thirrur Ndihmën e Shpejtë e Mjekësore. Është bërë hetim, ndërsa me urdhër të prokurorit publik trupi i të ndjerit është dërguar në mjekësinë ligjore për obduksion.
Më 07.06.2026, rreth orës 21:30, në SPB Shkup u njoftua se pranë nyjës rrugore të Mirkovcit, pas një mosmarrëveshjeje të mëparshme në komunikacion, ishte prishur rendi dhe qetësia publike me përleshje fizike ndërmjet S.N. (49) nga fsh.Haraçinë, nga njëra anë, dhe A.E. (37) dhe A.D. (35), të dy nga Shkupi, nga ana tjetër. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të ngrihet kallëzimi përkatës.
Më 07.06.2026, në orën 12:05, në SPB Shkup, R.D. (70) nga Shkupi njoftoi se më 06.06.2026, rreth orës 21:30, në hyrjen e një ndërtese në zonën e Qendrës, ishte sulmuar fizikisht nga dy persona, me ç’rast njëri prej tyre kishte përdorur një send të fortë dhe i kishin marrë portofolin me para. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 07.06.2026, në orën 16:30, në SPB Shkup, A.P. (68) nga Shkupi denoncoi se rreth orës 09:00, në zonën e Qendrës, ishte sulmuar fizikisht nga dy persona meshkuj, ndërsa një person i femër që ndodhej me ta i kishte marrë para nga portofoli. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 07.06.2026, në lokacione të ndryshme në Shkup, nëpunës policorë nga SPB Shkup I privuan nga liria J.K. (47), L.J. (32), B.S. (28), A.A. (27), L.L. (27), të gjithë nga Shkupi, si dhe I.D. (26) nga SHBA, pasi tek ata janë gjetur dhe sekuestruar substancë pluhurore e bardhë dhe marihuanë. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj tyre do të ngrihen kallëzime përkatëse.