SPB Shkup ngriti kallëzim penal kundër R.R. (37) nga Shkupi për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale “prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”. Më 26.11.2025, nëpunësit policorë realizuan kontroll në shtëpinë e të denoncuarit, me ç’rast ishte gjetur dhe sekuestruar marihuanë.
NJPB Vinicë ngriti kallëzim penal kundër N.P. (37) për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale “lëndim trupor”. Me datë 22.05.2026, në shtëpinë familjare në një fshat të rrethinës së Vinicës, i denoncuari e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij 22-vjeçare dhe i ka shkaktuar lëndime, të cilat janë konstatuar në Qendrën Shëndetësore të Vinicës.
Më 06.06.2026, në orën 15:30, nëpunës policorë nga SPB Tetovë e privuan nga liria J.S. (58) nga një fshat i Tetovës, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “përgjim”, duke vepruar sipas denoncimit të ish-bashkëshortes së tij të pakurorëzuar 53-vjeçare, se dje në disa raste J.S. e kishte ndjekur, e kishte shqetësuar dhe i kishte bërë kërcënime ndaj sigurisë së saj, duke kërkuar prej saj që të fillonin sërish të jetonin bashkë. J.S. është ndaluar në Stacionin Policor të Tetovës, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit do të parashtrohet kallëzim përkatës.
Më 06.06.2026, rreth orës 15:30, në SPB Tetovë u njoftua se në rrugën lokale fsh. Nerashtë – fsh. Radushë ka ndodhur aksident rrugor, në të cilin një automjet pasagjerësh “Folksvagen Turan” me targa të Tetovës ka goditur çiklistin A.M. (29) nga Tetova. Pas aksidentit, drejtuesi i automjetit e ka transportuar çiklistin e lënduar në një ambulancë private në fsh. Nerashtë dhe më pas është larguar. Pastaj A.M. është transportuar me një automjet tjetër në Qendrën Klinike të Tetovës, ku i janë konstatuar lëndime të rënda trupore. Hetim në vendngjarje ka kryer një ekip i Stacionit Policor për Siguri në Komunikacionin Rrugor në Tetovë, ndërsa gjatë kryerjes së hetimit, në vendngjarje ka ardhur L.M. (39) nga fsh. Nerashtë me automjetin “Folksvagen Turan” dhe është paraqitur se ai ka marrë pjesëmarrës në aksident. Po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit.
Më 06.06.2026, në orën 23:00, në rrugën “Marshall Tito” në Tetovë, nëpunës policorë e privuan nga liria V.D. (46) nga Tetova, pas denoncimit të mëparshëm të A.A. (54) dhe N.A. (49), të dy nga Tetova, se ai i kishte sulmuar fizikisht dhe u kishte shkaktuar lëndime. Për shkak të seriozitetit të lëndimeve, A.A. është transportuar në Kompleksin Klinik “Nënë Tereza” në Shkup. SPB Tetovë po ndërmerr masa për zbardhjen e plotë të ngjarjes, pas çka do të parashtrohet parashtresë përkatëse.
Më 06.06.2026, në orën 22:40, nëpunës policorë nga Njësia Policore e Jegunovcës privuan nga liria S.K. (30) nga Shkupi, duke vepruar sipas denoncimit të një gruaje 30-vjeçare nga Tetova, me të cilën më parë kishin qenë në lidhje, se gjatë po kësaj dite ai e kishte ndjekur disa herë dhe i kishte kërkuar që të riktheheshin së bashku. Pas dokumentimit të rastit do të parashtrohet kallëzim përkatës.
Më 06.06.2026, rreth orës 14:00, në SPB Shkup u njoftua se në rrugën lokale nga fsh. Saraj për në Matkë, në territorin e fsh. Gllumovë, një kamion “MAN” me targa të Shkupit, i drejtuar nga K.J. (60) nga fsh. Shishevë i Shkupit, ka dalë jashtë rrugës. Nga ky aksident, shoferi ka pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat janë konstatuar në Kompleksin Klinik “Nënë Tereza”. Është bërë hetim nga ekipi hetimor i SPB Shkup.
Më 07.06.2026, në orën 00:20, në SPB Shkup, nga Spitali i Përgjithshëm i Qytetit “8 Shtatori”, u njoftua se u ishte sjellë E.A. nga Shkupi me lëndime të rënda trupore, të cilat i kishte pësuar në bul. “Aradhet Partizane” pasi ishte goditur nga një biçikletë, ndërsa çiklisti ishte larguar nga vendi i ngjarjes. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 06.06.2026, në orën 23:50, në SPB Shkup u njoftua se në zonën e Gjorçe Petrovit, pas një mosmarrëveshjeje të mëparshme, është prishur rendi dhe qetësia publike me përleshje fizike ndërmjet D.K. (33) nga Sveti Nikolla dhe F.Sh. (37) nga fsh. Rudnik, rrethina e Shkupit. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtresë përkatëse.
Më 06.06.2026, në orën 20:05, në SPB Shkup u njoftua se në zonën e Shuto Orizares, pas një mosmarrëveshjeje të mëparshme, është prishur rendi dhe qetësia publike me përleshje fizike ndërmjet I.H. (49) dhe B.A. (45), të dy nga Shkupi. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtresë përkatëse.
Më 06.06.2026, rreth orës 12:00, në SPB Shkup, M.S. (33) nga fsh. Bullaçan, rrethina e Shkupit, denoncoi se në lagjen e Ilindenit, pas një keqkuptimi në komunikacion, ishte sulmuar fizikisht nga një person. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 06.06.2026, në orën 12:00, në SPB Shkup u njoftua se në territorin e komunës së Aerodromit, pas një grindjeje të mëparshme verbale, është prishur rendi dhe qetësia publike me përleshje fizike ndërmjet I.A. (56) dhe Z.J. (62), të dy nga Shkupi. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtresë përkatëse.
Më 05.06.2026, në orën 10:15, në SPB Shkup, B.J. (72) nga Shkupi denoncoi se në zonën e Gazi Babës, në oborrin e shtëpisë së tij, kishte gjetur një plumb qorr nga arma e zjarrit. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 06.06.2026, në orën 23:00, në Parkun e Qytetit në Veles, nëpunës policorë nga SPB Veles i privuan nga liria S.U. (32), A.U. (19) dhe T.U. (27), të tre nga fsh. Jabollçishtë e Sipërme, komuna e Çashkës, si dhe S.L. (21) dhe dy të mitur të moshës 17-vjeçare, të tre nga fsh. Buzallkovë i Velesit, sepse gjatë zhvillimit të një manifestimi sportiv kishte ndodhur një përleshje fizike mes tyre. Ata u shoqëruan në stacion policor, u njoftua prokurori publik dhe pas dokumentimit të ngjarjes ndaj tyre do të parashtrohen parashtresa përkatëse.
Më 06.06 dhe 07.06.2026, nëpunës policorë nga NJPB Negotinë, në bashkëpunim me inspektorë të Inspektoratit Shtetëror të Tregut, Inspektoratit Shtetëror të Punës, Drejtorisë së të Ardhurave Publike dhe Qendrës Rajonale për Çështje Kufitare – Jug, kryen kontrolle në objekte hotelierike në Negotinë. Gjatë kontrollit në një nga objektet u gjetën të mitur të cilëve u ishte shërbyer alkool. Me të miturit u zhvilluan biseda zyrtare në prani të një përfaqësuesi nga Qendra për Punë Sociale në Negotinë, pas çka ata iu dorëzuan prindërve ose të afërmve të tyre. Me këtë rast, nëpunësit policorë i privuan nga liria A.S. (25) dhe një të mitur nga Negotina, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale sipas nenit 204 të Kodit Penal, “shërbim i fëmijës me pije alkoolike”. Është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të paraqiten parashtresa përkatëse.
SPB Ohër ngriti kallëzim penal kundër R.D. (57) nga Shkupi për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale “ndërtim pa leje”. Ajo, në një parcelë kadastrale në fsh. Tërpejcë të Ohrit, pa leje ndërtimi të lëshuar nga organi kompetent shtetëror, kishte ndërtuar një shtëpi individuale familjare. Kjo u konstatua pas ushtrimit të kontrollit të jashtëzakonshëm inspektues të inspektorit të autorizuar ndërtimor, i cili, bazuar në gjendjen e konstatuar, kishte marrë vendim për rrënimin e objektit.
NJPB Dibër ngriti kallëzim penal kundër A.L. (29) nga Dibra për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprave penale “drejtim i pakujdesshëm i automjetit motorik” dhe “sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrave nga fusha e sigurisë”. Më 29.05.2026, në orën 23:00, në rrugën “Zeqir Çanka” në Dibër, ai u privua nga liria pasi duke drejtuar automjetin “Polo” me targa të Dibrës kishte shkaktuar aksident rrugor dhe ishte larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa më pas kishte sulmuar fizikisht nëpunësit policorë. Pas arrestimit u konstatua se nuk e kishte dhënë provimin për patentë shofer, ndërsa pas alkotestit të kryer atij i janë konstatuar 2.75 promilë alkool në gjak.
Më 06.06.2026, në orën 21:15, në Stacionin Policor të Gjevgjelisë, një banore 23-vjeçare e Gjevgjelisë denoncoi se rreth orës 20:00, në një rrugë të qytetit, bashkëshorti i saj T.M. e kishte sulmuar fizikisht. T.M. është ftuar në stacionin policor të Gjevgjelisë, ndërsa për ngjarjen është njoftuar prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike e Gjevgjelisë. Pas dokumentimit të rastit do të paraqitet kallëzim përkatës.
Më 06.06.2026, në orën 13:30, në SPB Shkup, një burrë 61-vjeçar denoncoi se më 05.06.2026, në shtëpinë e tij në territorin e komunës së Aerodromit, ishte sulmuar fizikisht nga partnerja e tij jashtëmartesore K.P. (54). Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 07.06.2026, në orën 01:10, në Shkup, në zonën e Draçevës, nëpunës policorë nga SPB Shkup i privuan nga liria M.M. (34) dhe N.A. (35), të dy nga Shkupi, sepse M.M. kishte sulmuar një nëpunës policor dhe kishte bërë kërcënime, ndërsa N.A. kishte penguar një nëpunës policor gjatë kryerjes së detyrave zyrtare. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të pasojë parashtresë përkatëse.
Më 06.06.2026, në orën 20:00, në SPB Shkup u njoftua se në shtëpi në zonën e Qendrës është gjetur pa shenja jete B.O. (69). Mjeku i Ndihmës së Shpejtë ka konstatuar vdekjen pa shenja të dukshme dhune. Është bërë hetim, ndësra me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi.
Më 06.06.2026, rreth orës 16:52, në SPB Shkup u njoftua se në një dhomë hoteli në zonën e Bit Pazarit është gjetur pa shenja jete S.E. (63), shtetas i Republikës së Turqisë me qëndrim në vend. Mjeku i Ndihmës së Shpejtë ka konstatuar vdekjen pa shenja të dukshme dhune. Është bërë hetim, ndërsa me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerit është dërguar për autopsi.
Më 06.06.2026, në orën 12:30, në SPB Shkup, S.T. (43) nga Shkupi njoftoi se në fsh. Sonje e Poshtme, rrethina e Shkupit, djali i tij i mitur ishte sulmuar fizikisht nga dy të mitur të tjerë që i njihte. Më parë, njëri prej tyre e kishte fotografuar dhe incizuar me telefon celular, ndërsa gjatë incidentit ishte përdorur edhe një send i fortë. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 06.06.2026, rreth orës 09:30, në SPB Shkup u njoftua se në linjën hekurudhore në lagjen e Draçevës ishte vendosur një thes me rërë dhe gurë. Objektet janë larguar nga makinisti i trenit. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 06.06.2026, në orën 08:40, në SPB Shkup u njoftua se në fsh. Kuçkovë, rrethina e Shkupit, nën një automjet pasagjerësh “Opel” me targa të Shkupit është gjetur pa shenja jete C.R. (67) nga fsh. Vollkovë, rrethina e Shkupit. Mjeku i Ndihmës së Shpejtë ka konstatuar vdekjen. Është bërë hetim, ndërsa me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerit është dërguar për autopsi.
Më 06.06.2026, në orën 12:00, në NJPB Vinicë u njoftua se në fsh. Leski, rrethina e Vinicës, A.K. (53) nga Koçani, gjatë kryerjes së detyrave të punës si i punësuar në një kompani, ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm të Koçanit. Në vendin e ngjarjes kanë dalë nëpunës policorë dhe është njoftuar prokurori publik.