Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Pjesë nga ngjarjet ditore 10.04.2026

Ministria e Punëve të Brendshme Ministria e Punëve të Brendshme

Më 09/10.04.2026 në Shkup, në lokacione të ndryshme, nëpunës policorë nga SPB Shkup i privuan nga liria H.N. (27), K.K. (19), G.A. (21), A.B. (23), V.T. (35), 40-vjeçarja B.K. dhe 18-vjeçarja M.J., të gjithë nga Shkupi, për shkak se u ishte gjetur dhe sekuestruar substance pluhurore e bardhë, marihuanë dhe thërrmuese me mbetje marihuane. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj tyre do të parashtrohen kallëzime përkatëse.

 

Më 09.04.2026, në orën 09:30, në SPB Shkup u njoftua se në rrugën “Brigada Maqedonase-Kosovare” në Shkup ka ndodhur aksident rrigor ndërmjet një automjeti “Folksvagen Golf” me targa të Shkupit, i drejtuar nga N.A. (64) nga fsh. Konjarë e mesme, rrethina e Shkupit, dhe një mopedi me targa të Shkupit, i drejtuar nga M.Z. (60) nga Shkupi. Si pasojë e aksidentit, M.Z. ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në ISHP “Sh. Naum Ohridski” Shkup. Është bërë hetim nga një ekip hetimor i SPB Shkup.

 

SPB Tetovë ngriti kallëzim penal kundër A.Sh. (61) nga fsh. Studeniçan, rrethina e Shkupit, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “hyrje e paautorizuar në objekte ushtarake dhe bërja e skicës ose vizatimit të objekteve ushtarake dhe mjeteve luftarake”. Më 17.02.2025, i denoncuari, si shofer autobusi i një firme me të cilën Ministria e Mbrojtjes kishte lidhur marrëveshje për transportin e organizuar ndërgarnizonesh, në rrethin e kazermës në Tetovë ka realizuar tre video regjistrime, të cilat i ka ndarë përmes një aplikacioni mobil.

 

Më 09.04.2026, në orën 13:30, në Stacionin Policor Pehçevë u njoftua se në rrugën “Beli Kamen” në Pehçevë ka ndodhur një aksident rrugor ndërmjet një automjeti “Lada Niva” me targa të Pehçevës, i drejtuar nga M.A. (31) nga Pehçeva, dhe një automjeti “GAZ” me targa të Shtipit, i drejtuar nga 44-vjeçarja M.A.J. nga Pehçeva. Si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda trupore ka pësuar shoferi M.A., të konstatuara në Spitalin Klinik të Shtipit. Ndërsa,  lëndime trupore ka pësuar edhe një bashkudhëtare 68-vjeçare T.A. nga automjeti “GAZ”, të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm në Koçan. Është bërë hetim nga një ekip hetimor i NJPB Berovë.

 

Më 09.04.2026 në Radovish, nëpunës policorë nga SPB Strumicë – NJPB Radovish e privuan nga liria A.G. (22) nga Radovishi. Po atë ditë, nëpunës policorë nga SPB Strumicë – NJPB Radovish, së bashku me një nëpunës policor – udhëheqës i qenit të shërbimit nga Qendra Rajonale për Çështje Kufitare Lindje kanë bërë kërkim në hapësirën rreth bodrumit të mëparshëm të verës në rrugën “Çede Filipovski Dame” në Radovish, ku qeni shërbyes kishte gjetur dy paketime me marihuanë. Pas masave të ndërmarra është konstatuar se marihuana ishte fshehur nga A.G., i cili gjatë bisedës zyrtare pranoi se ishte e tij. Është njoftuar prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Strumicë dhe pas dokumentimit të rastit do të parashtrohet kallëzim përkatës.

 

Më 09.04.2026 në Njësinë Policore Dojran I Ri, D.A. (78) nga Dojrani i Ri ka njoftua se në një arë në zonën e Dojranit të Ri ka gjetur një granatë. Një person zyrtar nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim e ka larguar në mënyrë të sigurt granatën, ku është konstatuar se bëhet fjalë për një granatë artilerie të paeksploduar 155 mm, që daton nga Lufta e Parë Botërore.

 

Më 09.04.2026 në ora 20:10 në SPB Tetovë, G.D. nga fsh. Leshok ka njoftua se në shtëpitë e tij të pushimit në ndërtim ka vërejtur një person duke kryer vjedhje të shtyllave të hekurta. Menjëherë pas denoncimit, nëpunës policorë nga Njësia Policore Tearcë kanë ndërmarrë masa dhe në ora 21:15 e kanë privuar nga liria R.A. (38) nga Tetovë. Ai është ndaluar në stacion policor dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.

 

Më 09.04.2026 në orën 15:00 në SPB Kumanovë u njoftua se në kryqëzimin e rrugëve “11 Tetori”, “Done Bozhinov” dhe “Goce Dellçev” në Kumanovë ka ndodhur një aksident trafiku ndërmjet një veture “Pezho”, në pronësi të MPB-së, e drejtuar nga M.T. (31), i punësuar në MPB, dhe një veture “Folksvagen Golf” me targa të Kumanovës, e drejtuar nga 23-vjeçarja B.A. nga Kumanova. Si pasojë e aksidentit, nga automjeti “Pezho” lëndime trupore ka pësuar bashkudhëtari O.A. (53) nga Kumanova, i punësuar në MPB, të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm Kumanovë. Është bërë hetim nga një ekip hetimor i SPB Kumanovë.

 

Më 09.04.2026 në orën 13:25 në SPB Shkup u njoftua se në një objekt tregtar të një firme private në zonën e Bit Pazarit në Shkup është gjetur i vdekur A.S. (65) nga Shkupi. Nëpunës policorë nga Stacioni Policor Bit Pazar kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe në bisedë me ta i punësuari B.S. (28) nga Shkupi ka deklaruar se A.S. kishte ardhur në objekt që t’i vizitojë. Sipas denoncimit, pasi i punësuari ishte ngjitur në katin e pestë për arsye pune dhe e kishte njoftuar A.S. se ashensori nuk punonte, ndërkaq duke u zbritur përposhtë kishte dëgjuar se ishte aktivizuar alarmi i ashensorit, për shkak se dyert e liftit në të gjitha katet ishin të hapura. Më pas, në përdhesë, në pjesën e ashensorit, e kishte gjetur A.S. të shtrirë në tokë. Mjeku i Ndihmës së Shpejtë ka konstatuar vdekjen, ndërsa me urdhër të prokurorit publik trupi i të ndjerit është dërguar për obduksion.

 

Më 10.04.2026 në orën 01:15 në Njësinë Policore Shuto Orizarë, V.Ç. nga Shkupi ka denoncuar se më 09.04.2026 rreth orës 20:30, në zonën e Shuto Orizarës, dy persona meshkuj, duke iu kërcënuar, ia kanë marrë celularin djalit të tij 15-vjeçar. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 09.04.2026 në orën 22:40 në Shkup, nëpunës policorë nga SPB Shkup e kanë arrestuar E.J. (18) nga Shkupi. Sipas denoncimit, rreth orës 21:00 në zonën e Karposhit, pas takimit që ishte caktuar më pare, E.J. fizikisht e ka sulmuar I.I. (20) nga Shkupi, pas çka ka thirrur disa mikesha të saj, të cilat gjithashtu e kanë sulmuar fizikisht I.I., ku njëra prej tyre ka përdorur një mjet të fortë. Po ndërmerren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit, pas çka do të parashtrohet kallëzim përkatës.

 

Më 09.04.2026, në ora 12:30, nëpunës policorë nga NJPB Strugë zhvilluan bisedë zyrtare me G.M. (52) nga fsh. Kalishtë i Strugës. Më herët, rreth orës 11:00, ai ishte hasur në parcelën e tij pranë rrugës rajonale Strugë–Kalishtë, ku kishte shpërthyer zjarr në bar të thatë dhe mbeturina. Nuk ka persona të lënduar, ndërsa zjarri është fikur vetvetiu. Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të plotë do të vijojë kallëzim përkatës.

 

SPB Ohër ngriti kallëzim penal kundër një agjencie për sigurimin e pronës dhe personave nga Shkup dhe I.S. (57) nga Shkupi, pronar dhe menaxher i agjencisë, për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale “keqpërdorimi i procedurës për thirrje publike, dhënie e kontratës për furnizim publik ose partneritet publik-privat”. I.S., duke mos i përmbushur obligimet pas lidhjes së kontratës me Administratën për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore, nuk i ka përmbushur kushtet teknike të parashikuara në kontratë, përkatësisht ka angazhuar numër më të vogël të të punësuarve, edhe pse një nga kushtet bazë ishte që operatori ekonomik të ketë të paktën 10 persona për sigurim fizik dhe minimum pesë persona për sigurim teknik, të gjithë me licenca përkatëse.

 

SPB Ohër ngriti kallëzim penal kundër V.Q. (36) nga Ohri për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale “prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi nëq arkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”. Më 03.04.2026, nëpunës policorë kanë ushtruar kontroll në një automjet “Folksvagen Golf” me targa të Ohrit, e drejtuar nga i denoncuari, ku është gjetur dhe sekuestruar kokainë. Më pas është kryer kontroll edhe në një objekt në Ohër që e përdorte i denoncuari, ku, gjithashtu, është gjetur dhe sekuestruar kokainë.

 

Më 09.04.2026, në ora 12:00, në SPB Shkup, M.B. (47) nga Shkupi ka njoftuar se rreth orës 11:00, para hyrjes në Çarshinë e Vjetër të Shkupit në Shkup, derisa po kryente detyra pune si i punësuar në Komunën e Qendrës, është sulmuar fizikisht nga një person. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 10.04.2026, në ora 00:20, në SPB Shkup, E.Xh.B. (47) nga Shkupi ka njoftuar se më 09.04.2026 rreth orës 23:20, në zonën e Qendrës, djali i saj 16-vjeçar është sulmuar fizikisht nga një person. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 10.04.2026, në ora 02:00, në SPB Shkup, L.B. (54) nga Shkupi denoncoi se rreth orës 01:30, në zonën e Qendrës, pasi kishte refuzuar të transportojë më shumë persona nga e lejuara në automjetin e tij taksi, është sulmuar fizikisht nga një person, i cili ia ka dëmtuar telefonin mobil. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 10.04.2026, në orën 03:00, në SPB Shkup u njoftua se më 09.04.2026 rreth orës 21:00, në oborrin e një shtëpie familjare në zonën e Shutka Orizarës në Shkup, pas një mosmarrëveshjeje paraprake, ishte prishur rendi dhe qetësia publike me përleshje fizike ndërmjet N.D. (50) dhe N.A. (22), të dy nga Shkupi. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të pasojë parashtresë përkatëse.

 

Më 09.04.2026, në ora 17:00, në SPB Shkup, Gj.S. (59) nga Shkupi ka njoftuar se më 08.04.2026 rreth orës 09:00, para shtëpisë së tij në zonën e Bit Pazarit në Shkup, është sulmuar fizikisht nga fqinji i tij I.M., i cili ka përdorur edhe një send të fortë. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

 

 

 

Accessibility Menu