SPB Strumicë ngriti kallëzim penal kundër B.P. (69) nga Strumica për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”. Më 02.04.2026 në Strumicë, nëpunës policorë kanë ushtruar kontroll ndaj të denoncuarit dhe automjetit të udhëtarëve që ai drejtonte, me ç’rast është gjetur dhe sekuestruar kokainë.
Zyra e Jashtme e Çështjeve Kriminalistike Berovë ngriti kallëzim penal kundër G.K. (56) nga Berova për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “përhapje e materialit racist dhe ksenofob përmes sistemit kompjuterik”. I denoncuari, në periudhën nga 20.09.2025 deri më 18.12.2025, përmes telefonit të tij mobil në një rrjet social ka shpërndarë 25 publikime dhe komente, si dhe katër video me të cilat ka promovuar ose nxitur urrejtje.
SPB Shtip ngriti kallëzim penal kundër F.U. (32) nga fshati Poçivalë, rrethina e Shtipit, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare”. Më 16.01.2026, i denoncuari e ka sulmuar fizikisht A.S. (60), derisa ai ishte në vendin e tij të punës si referent në NP “Pyjet Nacionale” – Njësia Pyjore Rajonale “Serta” Shtip, me ç’rast ka dëmtuar edhe një pjesë të inventarit në objekt.
SPB Shtip ngriti kallëzim penal kundër Gj.B. (35) nga Shtipi për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “lëndim i rëndë trupor”. Më 04.04.2026, në oborrin e një shtëpie familjare, i denoncuari e ka sulmuar fizikisht babanë e tij, duke i shkaktuar lëndime.
SPB Kumanovë ngriti kallëzim penal kundër B.B. (24) nga Shkupi për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “dhunë”. Më 21.02.2026, në një sallë sportive në Kumanovë, i denoncuari, si pjesëtar i një grupi tifozësh, gjatë një ndeshjeje basketbolli ndërmjet ekipeve të MKK Kumanovë dhe MZT Shkup, është sjellë në mënyrë të pahijshme dhe ka hedhur një monedhë në drejtim të publikut vendas, me ç’rast ka lënduar një të mitur 13-vjeçar.
Zyra e Jashtme e Çështjeve Kriminalistike Kriva Pallankë ngriti kallëzim penal kundër B.T. (66) nga Kriva Pallanka për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “keqpërdorim i pozitës dhe autorizimit zyrtar”. I denoncuari, në cilësinë e drejtorit të konviktit komunal të nxënësve “Boro Menkov” në Kriva Pallankë, gjatë vitit 2024, derisa ishte në pushim vjetor, ka realizuar 63 orë pune jashtë orarit të plotë të punës, me ç’rast ka përfituar dobi pasurore në mënyrë të kundërligjshme në shumë prej 23.945 denarësh, në dëm të buxhetit të institucionit.
Më 08.04.2026 në orën 18:00, nëpunës policorë të Zyrës së Jashtme të Çështjeve Kriminalistike Dibër e kanë ndaluar A.A. (47) nga Dibra. Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij dhe objektet ndihmëse, të realizuar me urdhër gjykate, janë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë e kalibrit 8 mm dhe një karikator i zbrazur për pistoletën. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.
Më 08.04.2026 në territorin e komunës së Aerodromit në Shkup, nëpunës policorë nga SPB Shkup e privuan nga liria D.S. (23) nga Shkupi, pasi tek ai është gjetur dhe sekuestruar marihuanë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të vijojë parashtresë përkatëse.
Më 08.04.2026 në orën 18:50 në SPB Gjevgjeli u njoftua se në rrugën “Mirçe Acev” në Bogdanc, një traktor “Ferguson” me targa të Gjevgjelisë, i drejtuar nga Gj.S. (64) nga Bogdanci, është përplasur në mur betoni dhe është përmbysur. Si pasojë e lëndimeve, Gj.S. ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa mjeku i Ndihmës së Shpejtë ka konstatuar vdekjen. Me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerit është dërguar për autopsi. Është bërë hetim nga një ekip hetimor i SPB Gjevgjeli.
Më 08.04.2026 në orën 09:15 në SPB Gjevgjeli u njoftua se në rrugën “Kostadin Zupov” në fsh. Smokvicë, rrethina e Gjevgjelisë, një traktor “Toma Vinkoviq” me rimorkio, me targa të Gjevgjelisë, i drejtuar nga R.B. (75) nga Gjevgjelia, ka dalë nga rruga dhe ka rënë në shtratin e lumit Meshkavicë. Në aksident, drejtuesi ka pësuar lëndime të rënda trupore, ndërsa bashkudhëtari i tij Zh.G. (70) nga fsh. Smokvicë ka pësuar lëndime trupore, të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm Gjevgjeli. R.B. është transportuar në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” në Shkup, prej nga në orën 23:15 është marrë njoftimi se ka ndërruar jetë. Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik dhe është bërë hetim nga një ekip i SPB Gjevgjeli.
Më 08.04.2026 në orën 15:30 në SPB Strugë u njoftua se në rrugën magjistrale Strugë – Qafë Thanë, automjeti i udhëtarëve “Audi” me targa të Strugës, i drejtuar nga B.H. (22) nga fsh. Veleshtë, ka goditur dy automjete të parkuara – “Fiat” me targa të Strugës dhe “Mercedes” me targa të Ohrit, të parkuara nga E.N. (37) nga Struga. Në aksident, drejtuesi B.H. ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Spitalin Special “Shën Erazmo” në Ohër, ndërsa E.N. ka pësuar lëndime trupore, të konstatuara në Qendrën Mjekësore Strugë. Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik, ndërsa hetimin e ka bërë ekipi i SPB Strugë.
SPB Ohër ngriti kallëzim penal kundër G.Ç. (57) nga Ohri për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “prodhimi, mbajtja, ndërmjetësimi dhe tregtim i paautorizuar i armëve ose materialeve shpërthyese”. Më 29.07.2025, pas një denoncimi paraprak se në vend publik, në segmentin nga vendi i quajtur “Çinar” deri te kisha “Shën Bogorodicë”, ka mbajtur pushkë, janë ndërmarrë masa dhe i denoncuari është gjetur në oborrin e tij nën ndikimin e alkoolit, ku pranë tij kishte një pushkë TOZ–18–01 kalibër 22LR, për të cilën nuk posedonte leje.
Më 08.04.2026 në ora 18:20 në SPB Shkup u njoftua se në rrugën “Samoillova” në Shkup ka ndodhur aksident trafiku ndërmjet automjetit “Folksvagen Golf” me targa të Shkupit, i drejtuar nga A.J. (56) dhe një mopedi me targa të Shkupit, i drejtuar nga E.S. (23), që të dy nga Shkupi. Në aksident, drejtuesi i mopedit ka pësuar lëndime të rënda trupore, ndërsa bashkudhëtari i tij E.S. (20) ka pësuar lëndime trupore, të konstatuara në Qendrën e Urgjencës pranë Kompleksit të Klinikave “Nënë Tereza” në Shkup. Është bërë hetim nga nga një ekip i SPB Shkup.
Më 08.04.2026 në orën 19:30 në SPB Shkup u njoftua se në bulevardin “Boris Trajkovski” në Shkup ka ndodhur aksident trafiku ndërmjet automjetit “Tojota Corolla” me targa të Shkupit, i drejtuar nga T.S. (53) nga Shkupi, dhe automjetit “Folksvagen Golf” me targa të Shkupit, i drejtuar nga E.O. (19) nga fshati Studeniçan. Në aksident, drejtuesi E.O. ka pësuar lëndime të rënda trupore, ndërsa bashkudhëtari i mitur nga fshati Studeniçan ka pësuar lëndime trupore, të konstatuara në ISHP “Shën Naum Ohridski” në Shkup. Është bërë hetim nga një ekip hetimor i SPB Shkup.
Më 08.04.2026 në ora 17:30 në SPB Shkup u njoftua se në kryqëzimin e rrugëve “Xhon Kenedi” dhe “Dizhoni” në Shkup ka ndodhur aksident trafiku ndërmjet automjetit “Folksvagen Pasat” me targa të Shkupit, i drejtuar nga I.Sh. (41), dhe një motoçiklete “Kavasaki” me targa të Shkupit, i drejtuar nga E.R. (20), që të dy nga Shkupi. Në aksident, motoçiklisti ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Qendrën e Urgjencës pranë Kompleksit të Klinikave “Nënë Tereza” në Shkup. Është bërë hetim nga një ekip i SPB Shkup.
Më 09.04.2026 në orën 03:40 në Kërçovë, nëpunës policorë nga NJPB Kërçovë i privuan nga liria D.A. (20) nga Prilepi, S. Gj. (27) nga Prilepi, S. Gj. (19) nga Prilepi, D.R. (31) nga Prilepi, D.M. (18) nga Manastiri, E.M. (26) nga Manastiri, M.H. (22) nga Manastiri, J.H. (19) nga Manastiri dhe R.H. (34) nga Kërçova. Ata dyshohen se rreth orës 01:30, në kryqëzimin e Osllomesë, kanë prishur rendin dhe qetësinë publike me përleshje fizike ndërmjet tyre, gjatë së cilës janë përdorur mjete druri dhe thika, ndërsa dy persona kanë pësuar prerje dhe lëndime. Pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të parashtrohen kallëzime përkatëse.
Më 08.04.2026 në ora 21:35, nëpunës policorë nga SPB Tetovë e privuan nga liria B.M. (31) nga Tetova. Sipas denoncimit, rreth orës 20:00 në rrugën “Andrea Jovanovski Zhurçin” në Tetovë, pas një mosmarrëveshjeje paraprake në komunikacion, ai me thikë i ka shkaktuar lëndim B.D. (36) nga Tetova. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë parashtresë përkatëse.
Më 09.04.2026 në ora 01:00 në Sveti Nikollë, nëpunës policorë nga NJPB Sveti Nikollë e privuan nga liria D.V. (46) nga një fshat i komunës së Çashkës, duke vepruar pas një denoncimi paraprak se më 08.04.2026 rreth orës 23:45, në shtëpinë e partneres së tij 45-vjeçare nga Sveti Nikolla, ai i kishte bërë kërcënime me mjet të mprehtë. Më pas, në Stacionin Policor Sveti Nikollë, ai ka bërë kërcënime edhe ndaj një nëpunësi policor gjatë kryerjes së detyrës zyrtare. Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik dhe, pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojnë kallëzime përkatëse.
Më 08.04.2026 në orën 16:10 në SPB Shkup, D.J. (68) nga Shkupi denoncoi se rreth orës 11:00 në zonën e Qendrës, një person me përdorimin e forcës fizike ia ka marrë stolitë personale. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 08.04.2026 në orën 18:35 në SPB Shkup, Ç.S. (34) nga fsh. Lubosh, rajoni i Shkupit, ka denoncuar se në zonën e Draçevës djali i tij i mitur është sulmuar fizikisht nga Gj.Gj. (41). Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtresë përkatëse.
Më 08.04.2026 në ora 22:40 në SPB Shkup, E.K. dhe R.S., të dyja nga Shkupi, kanë denoncuar se rreth orës 16:30, në një autobus në territorin e komunës së Aerodromit, dy vajzat e tyre të mitura janë sulmuar fizikisht nga një person i gjinisë femërore. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 08.04.2026 në orën 15:40 në SPB Shkup, një grua 34-vjeçare nga rajoni i Shkupit ka denoncuar se nga dhjetori i vitit 2025 deri në ditën e denoncimit, në cilësinë e drejtoreshës së një shkolle fillore, ka marrë kërcënime nga Z.R.. Sipas denoncueses, arsyeja e kërcënimeve ka qenë fakti që gjatë një inspektimi nga Inspektorati Shtetëror i Arsimit është konstatuar se bashkëshortja e Z.R., e punësuar në po këtë shkollë, kishte paraqitur një diplomë të falsifikuar. Po ashtu, denoncuesja ka theksuar se më 31.12.2025, para shtëpisë së saj, i është djegur automjeti i saj i udhëtarëve. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 09.04.2026 në ora 02:13 në SPB Shkup, S.K. ka denoncuar se në një objekt hotelierik në territorin e komunës së Aerodromit ka pasur prishje të rendit dhe qetësisë publike nga dy persona. Nëpunësit policorë kishin dalë në vendin e ngjarjes, ku denoncuesi ka sqaruar se dy meshkuj e kanë penguar këngëtaren në local të bënte punën e saj, ndërsa njëri prej tyre, i cili është prezantuar si pjesëtar i policisë, e ka sulmuar edhe fizikisht. Gjithashtu, personat kanë bërë kërcënime edhe ndaj denoncuesit. Nga ana e policisë janë privuar nga liria L.A. (35) dhe N.D. (40), të dy nga Shkupi, dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit