Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike Sveti Nikollë ngriti kallëzim penal kundër D.S. (36) nga Sveti Nikolla për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale "prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve". Më 04.04.2026, nëpunësit policorë kryen realizuan bastisje në shtëpinë e të denoncuarit, me ç'rast ishte gjetur dhe sekuestruar marihuanë.
Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike Vinicë ngriti kallëzim penal kundër D.A. (36) nga Vinica për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale "dhunë". Më 20.03.2026, në oborrin e tij në Vinicë, i denoncuari ka sulmuar fizikisht gruan e tij, me ç'rast ka tentuar të sulmojë persona të tjerë.
Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike Sveti Nikollë ngriti kallëzim penal kundër personit juridik për hotelieri, prodhim, tregti dhe shërbime nga Sveti Nikolla dhe B.K. (34) nga Sveti Nikolla, përgjegjës në personin juridik, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale "shërbimi i fëmijës me pije alkoolike". Më 29.11.2025, në një objekt hotelierik në Sveti Nikole, i denoncuari ka organizuar aheng, ku u ka mundësuar shërbim me alkool fëmijëve 14-vjeçarë.
Më 07.04.2026 në Shkup, në lokacione të ndryshme, nëpunës policorë nga SPB Shkup i privuan nga liria M.G. (52), I.P. (42), A.F. (28) dhe N.K. (19), të gjithë nga Shkupi, pasi tek ata janë gjetur dhe sekuestruar substancë pluhurore e bardhë, marihuanë dhe thërrmuese me mbetje marihuane. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj tyre do të vijojnë parashtresa përkatëse.
Më 07.04.2026 në orën 21:00 në NJPB Gostivar u njoftua se në rrugën rajonale Gostivar–f. Gradec ka ndodhur një aksident rrugor ndërmjet një automjeti të udhëtarëve “Fiat Punto” me targa të Gostivarit, i drejtuar nga A.Sh. (38) nga fsh. Vërbjan dhe një motoçiklete me targa të Tetovës, e drejtuar nga S.B. (23) nga Tetova. Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i motoçikletës ka pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat janë konstatuar në Qendrën e Urgjencës në Gostivar. Është bërë hetim nga ekipi hetimor i NJPB Gostivar.
Më 07.04.2026 në orën 17:20 në SPB Strumicë u njoftua se në aksin rrugor nga fsh. Bansko deri në fsh. Murtino, rrethina e Strumicës, ka ndodhur aksident rrugor ndërmjet një mjeti karrocë, i drejtuar nga B.B. (74) nga f. Murtino dhe një automjeti të udhëtarëve “Lada Niva” me targa të Strumicës, i drejtuar nga V.K. (52) nga fsh. Bansko. Si pasojë e aksidentit, B.B. ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në spitalin e Strumicës. Është bërë hetim nga një ekip hetimor i SPB Strumicë.
Më 07.04.2026 në orën 15:15 në SPB Ohër u njoftua se në bul. “Turistiçka” në Ohër, një i mitur 17-vjeçar nga Franca, duke drejtuar biçikletë, është përplasur në një automjet udhëtarësh “Suzuki” me targa të Ohrit, që ishte ndalur dhe drejtohej nga I.D. (41) nga Ohri. Në aksident, biçiklisti ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Spitalin Special “Shën Erazmo” Ohër. Me urdhër të prokurorit publik është bërë hetim nga ekipi hetimor i SPB Ohër.
Më 08.04.2026 në ora 07:40, nëpunës policorë nga SPB Kumanovë privuan nga liria një 16-vjeçar nga Kumanova. Sipas denoncimit, më 07.04.2026 rreth orës 22:00, në një fushë sportive pranë sallës sportive në Kumanovë, ai është takuar me M.Gj. (23) nga Kumanova, kinse për të sqaruar një mosmarrëveshje të mëparshme, ndërsa kanë qenë të pranishëm edhe disa persona të tjerë. Siç është denoncuar, M.Gj. ka nxjerrë pistoletë dhe thikë, pas çka është sulmuar fizikisht nga i mituri dhe është dërguar në spitalin e Kumanovës për t’i dhënë ndihmë. Pas zbardhjes së plotë të rastit do të paraqitet kallëzim përkatës.
Më 07.04.2026 në orën 12:10, nëpunës policorë nga NJPB Kavadar kanë zhvilluar bisedë zyrtare me D.G. (69) nga Kavadari, duke vepruar sipas një denoncimi paraprak se në fsh. Vatashë, rrethina e Kavadarit, e kishte kërcënuar Gj.А. (31) nga Kavadari, i cili në fshat po kryente detyra pune për një firmë ndërtimore nga Kavadari. Tek D.G. ishte gjetur dhe sekuestruar një pistoletë “Çeshka Zbroevka”. Është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të rastit do të paraqitet kallëzim përkatës.
Më 07.04.2026 në ora 16:40 në Veles, nëpunës policorë nga SPB Veles e privuan nga liria A.R. (35) nga Velesi, për shkak të bazave të dyshimit se nga një objekt në Veles ka marrë sende të ndryshme. Ai është ndaluar në stacion policor, është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të paraqitet kallëzim përkatës.
Më 07.04.2026 në orën 18:30 në SPB Shkup u njoftua se në territorin e komunës së Aerodromit ishte prishur rendi dhe qetësia publike me përleshje fizike ndërmjet G.S. (33) nga Vinica dhe E.T. (32) nga Shkupi. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtresë përkatëse.
Më 07.04.2026 në orën 20:10 në SPB Shkup, S.M. (48) nga Shkupi denoncoi se më 04.04.2026, pranë një fushe sportive në zonën e Shuto Orizarit, djali i tij i mitur ishte sulmuar fizikisht nga S.N.. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
Më 07.04.2026 rreth orës 14:00 në SPB Shkup, R.S. (45) nga Shkupi denoncoi se në zonën e Shuto Orizarit ishte sulmuar fizikisht nga O.S.. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
Më 07.04.2026 në orën 23:00 në SPB Shkup, S.I. (45) nga Shkupi denoncoi se rreth orës 19:00, pranë një fushe sportive në zonën e Shuto Orizarit, ishte sulmuar fizikisht nga disa persona. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
Më 07.04.2026 në orën 14:08 në SPB Shkup, A.E. (21) nga Turqia, me qëndrim në Shkup, ka njoftuar se rreth orës 09:00 në zonën e Çairit, pas një mosmarrëveshjeje paraprake rreth parkimit, ishte sulmuar fizikisht nga një person. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
Më 07.04.2026 në orën 09:30 në SPB Shkup, Z.P. (44) nga Shkupi denoncoi se më 06.04.2026 në zonën e Karposhit, vajza e tij e mitur ishte sulmuar fizikisht nga një e mitur tjetër. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
Departamenti i Kontrollit të Brendshëm, Hetimeve Kriminalistike dhe Standardeve Profesionale pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme ka paraqitur kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike Prilep kundër V.J., për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprave penale “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “pengim i drejtësisë”, si dhe kundër A.L., për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprave penale “ndihmë” në lidhje me “shkaktimin e rrezikut të përgjithshëm” dhe “pengimin e drejtësisë”. Më 08.12.2025 rreth orës 23:40, V.J., në vendin e punës si praktikant në Zyrën e Jashtme për Çështje Kriminalistike në NJPB Prilep, në oborrin e shtëpisë familjare ka shtënë dy herë me pistoletë zyrtare të MPB-së, për të cilën ishte përgjegjës i denoncuari i dytë A.L., në vendin e punës polic në Stacionin Policor Prilep, i cili më pare ia ka vënë në dispozicion. Në këtë rast, projektilet kanë përfunduar në një dhomë të një shtëpie familjare fqinje, ndërsa pasi në vendngjarje kanë arritur nëpunës policorë, i dyshuari i parë, me qëllim që të pengojë dhe të vështirësojë provat, ka marrë njërën prej projektileve të shkrepura nga shtëpia fqinje dhe e ka zhvendosur në oborrin e shtëpisë së tij. I denoncuari i parë dhe i dytë, me qëllim që të pengojnë dhe vështirësojnë dëshmimin, përmes mesazheve në telefon janë marrë vesh që ta mohojnë plotësisht ngjarjen. Departamenti për Kontroll të Brendshëm ndaj nëpunësve policorë do të paraqesë propozim për fillimin e procedurës për shkelje të rendit dhe disiplinës në punë dhe do të shqiptojë masa të detyrueshme për largim nga vendi i punës.