Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Pjesë nga ngjarjet ditore 07.04.2026

Ministria e Punëve të Brendshme Ministria e Punëve të Brendshme

Më 06.04.2026 në Shkup, në zonën e Qendrës, nëpunës policorë nga SPB Shkup e privuan nga liria M.D. (22) nga Shkupi, për shkak se tek ai është gjetur dhe sekuestruar marihuanë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të ngrihet kallëzim përkatës.

 

Më 06.04.2026 në orën 15:25, SPB Kumanovë ka marrë njoftim se në rrugën "Hristian Todorovski Karposh" në Kumanovë, një mjet transportues "Folksvagen Transporter" me targa të Kumanovës, i drejtuar nga L.D. (34) nga Kumanova, ka goditur një vajzë 14-vjeçare nga Kumanova. Si pasojë e aksidentit, e mitura ka marrë lëndime të rënda, të cilat janë konstatuar në Spitalin e Përgjithshëm të Kumanovës. Me urdhër të prokurorit publik, është bërë hetim nga një ekip i SPB Kumanovë.

 

SPB Ohër ngriti kallëzim penal kundër J.D. (31) nga Ohri për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale "prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve". Më 28.05.2025, në rrugën "Vasil Gllavinov" në Ohër, nëpunësit policorë e kanë gjetur të denoncuarin në automjet pasagjerësh "Jaguar", me ç'rast  ka hedhur një pako me marihuanë, e cila është gjetur dhe sekuestruar. Më vonë, me urdhër gjykate, është realizuar bastisje në shtëpinë e tij, me ç'rast, po ashtu, ishte gjetur dhe sekuestruar marihuanë.

 

Më 06.04.2026 në orën 11:00, në SPB Shkup u njoftua se në autobusin  urban në kryqëzimin e rr. ,,Vasill Gllavinov'' dhe rr. ,,Franklin Ruzvelt'' në Shkup, ka rënë pasagjerja 84-vjeçare E.D. nga Shkupi, i cili ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit "8 Shtatori" në Shkup. Është bërë hetim nga një një ekip hetimor i SPB Shkup.

 

Më 06.04.2026 në SPB Shkup u njoftus se rreth orës 10:20, në zonën e komunës së Aerodromit, ishte prishur rendi dhe qetësia publike me përleshje fizike ndërmjet R.B. (54) dhe A.B. (20) nga njëra anë dhe R.R. (42) nga ana tjetër, të gjithë nga Shkupi, ku është përdorur edhe një send i fortë. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të pasojë parashtresë përkatëse.

 

Më 06.04.2026 në orën 08:30, nëpunës policorë nga SPB Kumanovë e privuan nga liria E.I. (35) nga Kumanova, sepse në një objekt afarist në rrugën “Done Bozhinov” në Kumanovë kishte marrë sende prej bakri. Gjithashtu, pas informacioneve të pranuara, nëpunës policorë e privuan nga liria edhe M.P. (80) nga Kumanova, sepse kishte kryer blerjen e këtyre sendeve. Ata janë shoqëruar në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tyre do të pasojnë kallëzime përkatëse.

 

Më 06.04.2026 në orën 09:50 në SPB Tetovë, një burrë 39-vjeçar nga Tetova denoncoi se ishte mashtruar nga Z.J. nga Gostivari për shumën prej 2.230 eurosh. Sipas denoncimit, gjatë muajit shkurt të vitit 2026, përmes një ndërmjetësi, kishte kontaktuar me të denoncuarin për doganimin e një motoçiklete nga Zvicra. Siç është denoncuar, pasi janë takuar në Tetovë, ai ia ka dhënë paratë, por Z.J. nuk e ka përmbushur marrëveshjen dhe nuk ia ka kthyer paratë, m ç’rast ka dyshuar se ishte mashtruar. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë kallëzim përkatës.

 

Më 06.04.2026 në orën 15:10 në SPB Tetovë, një burrë 33-vjeçar nga Tetova denoncoi se ishte mashtruar nga S.Gj. nga Ohri, e punësuar në një firmë private për këshillëdhënie. Sipas denoncimit, në fund të vitit 2024 kishte kontaktuar me të dyshuarën për ndërmjetësim në sigurimin e një vize pune gjermane, me ç’rast më 01.11.2024 kishte paguar 24.520 denarë në llogarinë e firmës. Edhe pse i ishte premtuar se viza do të ishte gati brenda tre muajve, deri në ditën e denoncimit procedura nuk ishte përfunduar. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 06.04.2026, nëpunës policorë nga NJPB Gostivar, në bashkëpunim me inspektorë ndërtimorë nga komuna e Gostivarit, kanë ushtruar kontroll në fsh. Forinë, rajoni i Gostivarit, për shkak të dyshimeve për kryerjen e veprave penale “uzurpim i tokës shtetërore” dhe “ndërtim pa leje”. Gjatë kontrollit është konstatuar se në vendin e quajtur “Rudina” ka filluar ndërtimi i një objekti pa dokumentacion përkatës në tokë shtetërore, ndërsa investitor është Sh.S. (39) nga fsh. Forinë. Në vendngjarje janë gjetur realizuesi i punimeve B.R. (40) dhe disa punëtorë, ndërsa dy shtetas të Republikës së Shqipërisë, E.O. (33) dhe D.O. (49), janë privuar nga liria për keqpërdorim të qëndrimit turistik në shtet dhe janë ndaluar në stacionin policor të Gostivarit për procedurë të mëtejshme. Gjithashtu, përkohësisht janë konfiskuar edhe makineritë ndërtimore të gjetura në terren. Pas dokumentimit të rastit do të paraqiten parashtresa përkatëse.

 

Më 06.04.2026 në orën 21:50, nëpunës policorë nga NJPB Gostivar e privuan nga liria F.I. (36) nga fsh. Vrutok, rrethina e Gostivarit. Ai dyshohet se ka kryer veprën penale “vjedhje e rëndë” në një xhami në fsh. Mirditë. Personi është ndaluar në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të vijojë kallëzim përkatës.

 

Më 07.04.2026 në orën 03:00 në SPB Shkup, P.N. (34) nga Shkupi denoncoi se rreth orës 01:30, pranë Qendrës së Transportit në Shkup, ishte sulmuar fizikisht nga dy persona të gjinisë femërore. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 06.04.2026 në orën 17:50 në SPB Shkup, E.B. (36) nga Shkupi raportoi se rreth orës 14:00, në zonën e Gazi Babës, djali i tij i mitur ishte sulmuar fizikisht nga një i mitur tjetër. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 06.04.2026 në orën 15:15 në SPB Shkup, nga ISHP “Shën Naum Ohridski” u njoftua se tek ata me lëndime të rënda trupore ishte sjellë Z.C. (31) nga Shkupi. Sipas raportimit, ai i kishte marrë lëndimet gjatë kryerjes së detyrave të punës në një firmë në zonën e Gazi Babës. Për rastin është njoftuar inspektor i punës.

 

Më 05.04.2026 në orën 15:00 në SPB Shkup, Q.M. (19) denoncoi se në fshatin Studeniçan, rajoni i Shkupit, ai, nëna e tij H.M. (50), motra e tij Sh.M. (23) dhe tezja e tij I.M. (55) ishin sulmuar fizikisht nga fqinjët e tyre S.A. (37), I.R. (45) dhe S.A. (30). Pas dokumentimit të plotë të rastit do të pasojë parashtresë përkatëse.

 

Më 06.04.2026 në orën 15:30 në SPB Shkup, I.J. (50) nga Shkupi denoncoi se më 05.04.2026 në zonën e Gjorçe Petrovit, një person me përdorim të forcës fizike ia kishte marrë telefonin mobil. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 06.04.2026 në orën 13:00 në SPB Shkup, një burrë 42-vjeçar denoncoi se rreth orës 08:20 në vendin e tij të punës si kontrollor në NQP për pagesa dhe bileta, në dy raste ishte sulmuar fizikisht nga O.A. (61) dhe nga dy persona të tjerë. Sipas denoncimit, ai e kishte hasur O.A. pa biletë, i cili menjëherë kishte filluar ta kërcënonte, e kishte nxjerrë nga autobusi dhe e kishte sulmuar fizikisht. Siç është denoncuar, ai kishte arritur të hyjë në një autobus tjetër, por në një stacion tjetër përsëri ishte sulmuar nga O.A., këtë herë së bashku me dy persona të tjerë. Po punohet për zbardhjen e rastit.

 

Më 06.04.2026 rreth orës 17:50 në SPB Shkup u njoftua se rreth orës 15:30 në fsh. Svillarë e Sipërme, rajoni i Shkupit, pas një mosmarrëveshjeje të mëparshme, është prishur rendi dhe qetësia publike me përleshje fizike ndërmjet A.A. dhe S.H. nga njëra anë dhe I.M. dhe një të mituri nga ana tjetër, të gjithë nga fsh. Svillarë e Sipërme. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të pasojë parashtresë përkatëse.

 

Më 06.04.2026 në orën 17:50 në SPB Shkup, V.P. (50) nga Shkupi denoncoi se më 27.03.2026 në zonën e Gjorçe Petrovit, vajza e saj e mitur ishte sulmuar fizikisht nga disa të mitura, ndërsa për ngjarjen kishte edhe video-,aterial. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

 

 

Accessibility Menu