Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike Gostivar ngriti kallëzim penal kundër N.S. (22) nga fsh. Reçan, rrethina e Gostivarit, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale "prodhimi, mbajtja, ndërmjetësimi dhe tregtimi i paautorizuar i armëve ose lëndëve shpërthyese". Më 29.10.2025, nëpunës policorë ushtruan kontroll në shtëpinë dhe lokalet ndihmëse të të denoncuarit, me ç'rast ishte gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjuetie.
Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalsitike Berovë ngriti kallëzim penal kundër T.S. (43), D.R. (34) dhe V.R. (37), të gjithë nga Berova, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale "lëndim i rëndë trupor". Më 14.02.2026 para një kazinoje në Berovë, të denoncuarit e kanë sulmuar fizikisht S.V. nga Berova, duke i shkaktuar lëndime.
Më 05/06.04.2026 në Shkup, në lokacione të ndryshme, nëpunës policorë nga SPB Shkup i privuan nga liria B.K. (40), K.T. (31), T.A. (28), M.R. (20) dhe një 17-vjeçar, të gjithë nga Shkupi, sepse tek ata ishte gjetur dhe sekuestruar një substancë pluhurore e bardhë, marihuanë dhe një thërrmuese. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, kundër tyre do të ngrihen kallëzime përkatëse.
Më 05.04.2026 në orën 15:30 në SpB Manastir, R.A. (37) nga Manastiri denoncoi se kishte gjetur tre predha artilerie në parkun e qytetit në Manastir. Predhat u hoqën në mënyrë të sigurt nga pirotekniku i Drejtorisë së Mbrojtjes dhe Shpëtimit Manastir dhe u konstatua se kanë prejardhje nga Lufta e Parë Botërore.
Më 05.04.2026 në orën 23:05 në Shkup, më saktësisht pranë kazermës Ilinden, në anën e Akuaduktit, nëpunës policorë nga SPB Shkup privuan nga liria A.V.D.B. (50) dhe J.L. (63), të dy nga Holanda, pas denoncimit të mëparshëm se kishin incizuar në mënyrë të paautorizuar me dron, i cili iu konfiskua së bashku me sendet e tjera. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë parashtresë përkatëse.
Më 05.04.2026 në orën 21:50, në Çashkë, nëpunës policorë nga Njësia Policore Çashkë e privuan nga liria I.A. (39) nga Velesi. Gjatë kontrollit rrugor, në rrugën rajonale Çashkë-Veles, në vendin e quajtur "Dollgi Rid", është ndaluar një automjet pasagjerësh "Alfa Romeo" me targa të Velesit, i drejtuar nga I.A. dhe gjatë kontrollit iu gjet dhe sekuestrua marihuanë. Ai është dërguar në stacion policor, u njoftua prokurori publik dhe pas dokumentimit të ngjarjes, kundër tij do të ngrihet kallëzim përkatës.
Më 05.04.2026 në orën 18:33, në Stacionin Policor të Gjevgjelisë u njoftua se në Gjevgjeli, në vendin e quajtur "Podvoznik", një emigrant 30-vjeçar nga Algjeria duke tentuar të hipte në tren, i cili ka qenë në lëvizje, ka qrënë dhe treni ka kaluar në këmbën e djathtë të tij. Personi është transferuar në Qendrën Mjekësore të Gjevgjelisë, ku i janë konstatuar lëndime të rënda trupore. Është njoftuar prokurori publik i Prokurorisë Themelore Publike - Gjevgjeli, ndërsa këqyrjen e vendit të ngjarjes e ka bërë një ekip i NJPB Gjevgjeli.
Më 05.04.2026 në orën 13:20 në Stacionin Policor Kisella Vodë, nëpunës policorë nga SPB Shkup e kanë privuar nga liria L.N. (63) nga Shkupi, pas denoncimit paraprak se më 03.04.2026 ai i kishte dërguar mesazhe shqetësuese dhe fotografi eksplicite një gruaje 36-vjeçare nga Shkupi nëpërmjet një rrjeti social. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë përkatës.
Më 05.04.2026 në orën 22:00 në SPB Shkup, S.D. (54) nga Shkupi denoncoi se rreth orës 21:00 në shtëpinë e tij në zonën e Gazi Babës ishte sulmuar fizikisht nga J.M. (29) nga Kriva Pallanka. Gjithashtu më 06.04.2026 në orën 01:05 në SPB Shkup, J.M. denoncoi se më 05.04.2026 rreth orës 21:00 ai, vëllai i tij dhe shoku i tij janë sulmuar fizikisht nga S.D. (54) nga Shkupi me një send të fortë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë kallëzimi përkatës.