Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Pjesë nga ngjarjet ditore 05.04.2026

Ministria e Punëve të Brendshme Ministria e Punëve të Brendshme

Më 04/05.04.2026 në Shkup, në lokacione të ndryshme, nëpunës policorë nga SPB Shkup i privuan nga liria E.A. (49), N.V. (46) dhe M.D. (36), të gjithë nga Shkupi, si dhe R.K. (21) nga Tetova, pasi tek ata është gjetur dhe sekuestruar marihuanë. Pas dokumentimit të plotë të rasteve do të vijojnë parashtresë përkatëse.

 

Më 04.04.2026 rreth orës 15:00 në NJPB Makedonska Kamenicë u njoftua se në kryqëzimin e rrugës “Kameniçka” me rrugën “Aleksandar Makedonski” në Makedonska Kamenicë, një automjet pasagjerësh “Golf” me targa të Shkupit, i drejtuar nga Z.K. (66) nga Shkupi, ka goditur një shtyllë betoni. Si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda trupore ka pësuar bashkudhëtari J.N. (66) nga Shkupi, ndërsa lëndime trupore ka pësuar shoferi dhe një bashkudhëtar tjetër D.N. (68) nga Shkupi, të cilat janë konstatuar në Spitalin Klinik në Shtip. Është bërë hetim nga ekipi i NJPB Makedonska Kamenicë.

 

SPB Shkup ka paraqitur kallëzim penal kundër B.B. (27) nga Shkupi për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale “prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”. Më 30.10.2025, nëpunës policorë e kanë vërejtur të dyshuarin duke lënë amfetaminë në një kosh mbeturinash, e cila është gjetur dhe sekuestruar.

 

Më 04.04.2026 në orën 17:00 në SPB Shkup, G.S. (27) nga fsh. Ramanli, rrethina e Kumanovës, denoncoi se në zonën e Bit Pazarit është sulmuar fizikisht nga N.D. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 04.04.2026 në orën 22:00 në SPB Shkup, M.G. (19) nga Shkupi denoncoi se më 28.03.2026 rreth orës 01:50 në një objekt hotelierik në Parkun e Qytetit në Shkup, është sulmuar fizikisht nga një person, i cili me shumë gjasë ka punuar si sigurim. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

 

NJPB Prilep ka paraqitur kallëzim penal kundër A.N. (26) nga fsh. Zhitoshë, komuna e Dollnenit, për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale “mundësim i përdorimit të narkotikëve, substancave psikotrope dhe prekursorëve”. Më 19.10.2025 në rrugën fsh. Krivogashtan – fsh. Zhitoshë, nëpunës policorë nga NJPB Prilep kanë ushtruar kontroll në një automjet  “Folksvagen Golf”, ku janë gjetur i denoncuari dhe një person tjetër, me ç’rast tek personi tjetër është gjetur dhe sekuestruar marihuanë, të cilën i dyshuari më parë ia kishte dhënë.

 

Më 04.04.2026 në ora 19:13 në Stacionin Policor Gostivar është raportuar se në ujërat e lumit Vardar, në segmentin pranë një objekti hotelierik në Gostivar, është vërejtur një substancë e bardhë e panjohur. Kanë bërë hetim prokurori publik dhe nëpunës policorë nga SPB Tetovë dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 05.04.2026 në ora 02:35 në Stacionin Policor Koçan, nëpunës policorë kanë privuar nga liria një të mitur 15-vjeçar, pas një denoncimi paraprak se më 04.04.2026 në Koçan ka kryer veprim seksual ndaj një të mituri tjetër. Me të është zhvilluar bisedë zyrtare në prani të prindit, avokatit dhe përfaqësuesit nga Qendra për Punë Sociale. Po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit, pas së cilës do të pasojë parashtresë përkatëse.

 

 Në SPB Shtip është raportuar se më 02.04.2026 në Spitalin Klinik Shtip me lëndime të rënda trupore është sjellë D.K. (61) nga Probishtipi, ndërsa sipas raportimit, lëndimet i ka marrë si pasojë e rënies nga shtëpia në fsh. Lezovë. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

 

 

Accessibility Menu