Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Pjesë nga ngjarjet ditore 04.04.2026

Ministria e Punëve të Brendshme Ministria e Punëve të Brendshme

SPB Manastir paraqiti kallëzim penal kundër V.D. dhe P.D. (39), të dy nga Manastiri, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotikëve, substancave psikotrope dhe prekursorëve”. I denoncuari i dytë i ka dhënë udhëzime të denoncuarit të parë se si përmes gardhit të repartit të hapur në Institucionin Ndëshkues-Përmirësues Burgu i Manastirit të bëjë dorëzimin e marihuanës dhe kokainës.

 

SPB Shkup ngriti kallëzim penal kundër D.A. (39) nga Shkupi për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotikëve, substancave psikotrope dhe prekursorëve”. Më 29.10.2024, nëpunës policorë kanë ushtruar kontroll në një automjet të pasagjerëve “Golf”, të cilin e drejtonte i denoncuari, me ç’rast është gjetur dhe sekuestruar marihuanë. Ndërsa gjatë bastisjes në shtëpinë e tij janë gjetur dhe sekuestruar marihuanë dhe amfetaminë. Gjithashtu, më 19.05.2025, gjatë një bastisjeje tjetër në shtëpinë e tij është gjetur dhe sekuestruar marihuanë.

 

SPB Ohër ngriti kallëzim penal kundër G.C. (45) nga Ohri për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprave penale “dhunë ndaj fëmijës” dhe “moszbatim i vendimit gjyqësor”. Më 24.03.2026, në shtëpinë familjare, i denoncuari e ka sulmuar fizikisht djalin e tij 20-vjeçar, edhe pse kishte vendim nga Gjykata Themelore Ohër me të cilin i ishte ndaluar të ushtrojë dhunë fizike dhe psikike ndaj bashkëshortes dhe fëmijëve të tij.

 

SPB Tetovë ngriti kallëzim penal kundër Sh.B. (30) nga fsh. Çellopek, rajoni i Tetovës, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprave penale “lëndim trupor” dhe “rrezikim i sigurisë”. Më 26.03.2026, në shtëpinë familjare, i denoncuari i ka sulmuar fizikisht prindërit e tij, ndërsa nënës së tij i ka bërë edhe kërcënime me një mjet të mprehtë.

 

Më 03.04.2026 në orën 21:25 në NJPB Kërçovë u njoftua se në rrugën magjistrale Kërçovë–Gostivar, te fsh. Zajaz, ka ndodhur aksident rrugor ndërmjet automjetit të udhëtarëve të tipit “Mercedes” me targa të Kërçovës, e drejtuar nga V.B. (69) nga fsh. Zajaz dhe një automjeti të udhëtarëve të tipit “Mitsubishi” me targa të Kërçovës, e drejtuar nga L.B. (19) nga fsh. Baçisht, i cili e drejtonte automjetin pa patentë shoferi, për çka do të pasojë kallëzim përkatës. Në aksident lëndime të rënda trupore kanë pësuar dy bashkudhëtarë nga vetura “Mitsubishi”, S.A. (20) nga Zajazi dhe A.R. (18) nga Baçishti, ndërsa lëndime trupore kanë pësuar të dy shoferët dhe një bashkudhëtar nga automjeti i njëjtë, B.A. (19) nga Zajazi, të konstatuara në Qendrën Mjekësore Kërçovë. Është bërë hetim nga nëpunës policorë të NJPB Kërçovë.

 

Më 03.04.2026 në orën 12:50 në SPB Shkup u njoftua se në rrugën “Dushko Popoviq” në Shkup, një automjet udhëtarësh “Mercedes” me targa të Shkupit, i drejtuar nga B.F. (34), ka goditur këmbësorin E.J. (43), që të dy nga Shkupi. Nga aksident, këmbësori ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “8 Shtatori”. Është bërë hetim nga nëpunës policorë të SPB Shkup.

 

Më 03.04.2026 në SPB Shkup, një 30-vjeçar ka denoncuar se po këtë ditë ka marrë telefonatë nga N.H., i cili i ka bërë kërcënime atij dhe familjes së tij. Një ashtu sipas denoncimit, edhe gjatë muajit korrik 2025 i njëjti person së bashku me një person tjetër i ka bërë kërcënime. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 04.04.2026 në orën 00:55, në rrugën “113” në Tetovë, nëpunës policorë nga SPB Tetovë e kanë privuar nga liria A.R. (32) nga Tetova. Gjatë kontrollit tek ai është gjetur substancë pluhurore e bardhë. I njëjti është ndaluar në stacion policor për veprime të mëtejshme.

 

Më 03.04.2026 në SPB Tetovë, N.B. (38) nga Shkupi, i punësuar në një kompani nga fsh. Vrapçishtë, ka denoncuar mashtrim kompjuterik në një subjekt juridik. Gjatë porosisë së mallrave nga një kompani e huaj, përmes ndërhyrjes në komunikimin elektronik, personat e dëmtuar janë mashtruar nga kryerës të panjohur që të transferojnë 13.572 euro në një llogari të rreme bankare. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 03.04.2026 në orën 23:15, nëpunës policorë nga NJPB Prilep, në rrugën “Radovishka” në Prilep, i kanë privuar nga liria F.P. (27), P.L. (19) nga Prilepi dhe P.P. (19) nga fsh. Sellcë, pasi gjatë kontrollit tek ta është gjetur marihuanë. Pas dokumentimit të rastit do të parashtrohet kallëzim përkatës.

 

Më 03.04.2026 në orën 20:50, nëpunës policorë nga SPB Manastir, në parkun e qytetit në Manastir, e kanë privuar nga liria S.B. (31) nga Manastiri, sepse gjatë kontrollit të tij iu gjet marihuanë. Pas dokumentimit të rastit do të parashtrohet kallëzim përkatës.

 

Më 03.04.2026 në orën 16:00, nëpunës policorë të policisë së burgut të Institucionit Ndëshkues-Përmirësues Burgu Prilep, gjatë kontrollit të kryer në hapësirën të cilën e shfrytëzonte i dënuari G.N. (37) nga Manastiri, është gjetur marihuanë. Pas dokumentimit të rastit do të parashtrohet kallëzim përkatës.

 

Më 02.04.2026 në orën 21:00 në SPB Shkup, K.J. (46) me vendqëndrim të përkohshëm në Gjermani, e cila më 11.03.2026 kishte qëndruar në RMV për arsye administrative, denoncoi se në periudhën 17.03 - 31.03.2026 ishte ngacmuar seksualisht nga B. “P”, i cili supozohet është taksist, tek i cili kishte qëndruar në një dhomë të huazuar me qira në një shtëpi në lagjen Draçevë. Sipas kallëzimit, B. “P” në disa raste e ka prekur në trup, ndërsa më 31.03.2026 ajo ka vërejtur se nga kuleta e saj ishin marrë 3.500 euro, pas çka ishte larguar nga shtëpia. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 03.04.2026 në orën 17:30 në Veles, nëpunës policorë nga Seksioni i tregtisë së paligjshme të drogës dhe armëve pranë SPB Veles, e kanë privuar nga liria D.M. (48) nga Velesi. Gjatë bastisjes në shtëpinë dhe objektet ndihmëse të tij, të realizuar me urdhër të Gjykatës Themelore Veles, janë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë “Zastava M57” dhe një karikator me shtatë fishekë, të cilat i posedonte pa dokumentacion përkatës. Është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të parashtrohet kallëzim përkatës.

 

Më 03.04.2026 në orën 10:20 në SPB Shkup, një 30-vjeçar denoncoi se nga viti 2022 deri në vitin 2025 në adresën e tij personale elektronike ka pranuar mesazhe me përmbajtje fyese dhe kërcënuese, ndërsa mesazhi i fundit i ka ardhur më 29.03.2026 edhe pasi e kishte ndryshuar adresën. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 03.04.2026 në orën 15:10 në SPB Shkup, S.B. (45) nga Shkupi denoncoi se rreth orës 13:00 në një institucion në zonën e Qendrës është sulmuar fizikisht nga kolegu i saj D.I. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 04.04.2026 në orën 02:50 në SPB Shkup, D.T. (47) nga Shkupi denoncoi se rreth orës 00:30 para një ndërtese në zonën e Qendrës, djali i tij i mitur është sulmuar fizikisht nga një person. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 03.04.2026 në ora 23:20 në SPB Shkup u njoftua se në zonën e Gjorçe Petrovit në Shkup, pas një mosmarrëveshjeje të mëparshme, është prishur rendi dhe qetësia publike me përleshje fizike ndërmjet 19-vjeçares S.Sh. dhe Sh.Sh. (40) nga njëra anë dhe 45-vjeçares J.E. dhe R.E. (48) nga ana tjetër, të gjithë nga Shkupi. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të pasojë kallëzim përkatës.

 

Më 04.04.2026 në orën 00:30 në zonën e komunës së Aerodromit në Shkup, nëpunës policorë nga SPB Shkup e kanë shoqëruar në stacion policor N.B. (40) nga Shkupi, për shkak se është sjellë në mënyrë agresive ndaj nëpunësve policorë gjatë kryerjes së detyrave zyrtare. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të pasojë kallëzim përkatës.

 

Më 04.04.2026 në ora 10:45 në Sveti Nikollë, nëpunës policorë nga NJPB Sveti Nikollë e kanë privuar nga liria D.S. (36) nga Sveti Nikolla. Gjatë veprimeve të ndërmarra, me urdhër paraprak gjyqësor, është realizuar bastisje në shtëpinë dhe ambientet ndihmëse të tij, ku janë gjetur dhe sekuestruar marihuanë, thika, çakmakë, psitoleta plastike dhe pushkë plastike, një tablet, telefona mobilë dhe resiverë. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të parashtrohet kallëzim përkatës.

 

Më 04.04.2026 në orën 05:20 në SPB Shkup u njoftua se në një dhomë barake pranë “Çiçino Selo” kishte shpërthyer zjarr, ku qëndronte J.D. (70). Për shkak të thithjes së tymit, i njëjti është dërguar në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” për trajtim mjekësor. Zjarri është shuar nga personat e akomoduar në barakë.

 

Më 03.04.2026 rreth orës 10:50 në SPB Shkup u njoftua se në zonën e Shutp Orizarës, në një shtëpi ku më parë kishte shpërthyer zjarr, është gjetur e pajetë H.M. (87) nga Shkupi, e cila ka ndërruar jetë si pasojë e asfiksisë. Mjeku ka konstatuar vdekjen. Është bërë këqyrje e vendit të ngjarjes.

 

Më 03.04.2026 në orën 16:50 në Sveti Nikollë, nëpunës policorë nga NJPB Sveti Nikollë e kanë privuar nga liria B.I. (36) nga Sveti Nikolla, pas denoncimit paraprak se rreth orës 14:20, duke drejtuar motoçikletë me targa të Sveti Nikollës me shpejtësi të madhe, e ka goditur fqinjin e tij G.I. (56) nga Sveti Nikolla. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të pasojë kallëzim përkatës.

 

Më 03.04.2026 në orën 21:10 në Sveti Nikollë, nëpunës policorë nga NJPB Sveti Nikollë e kanë privuar nga liria R.J. (71) nga Sveti Nikolla, duke vepruar sipas denoncimit paraprak të një gruaje 40-vjeçare, sipas të cilit rreth orës 18:00, në oborrin e shtëpisë ku ajo jeton, i denoncuari u ka ekspozuar organin gjenital djalit të saj të mitur dhe shokëve të tij. Për rastin është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të plotë do të pasojë kallëzim përkatës.

 

Më 04.04.2026 në orën 00:20 në Shtip, nëpunës policorë nga SPB Shtip e kanë privuar nga liria M.C.D. (23) nga Turqia, me qëndrim të përkohshëm në vend, pasi gjatë kontrollit tek ai është gjetur dhe sekuestruar marihuanë. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të pasojë kallëzim përkatës.

 

Më 03.04.2026 në ora 16:35 në rrugën magjistrale Ohër–Strugë, në vendin e quajtur “Raspaqe”, nëpunës policorë nga NJPK – Njësia kundër tregtisë së palejuar të drogës dhe të armëve pranë SPB Ohër e kanë privuar nga liria V.Q. (36) nga Ohri. Gjatë veprimeve policore është kryer kontroll në automjetin “Folksvagen Golf” me targa të Ohrit, ku janë gjetur dhe sekuestruar një substancë e ngurtë e bardhë, para dhe një telefon mobil. Po ashtu, gjatë kontrollit në një objekt ndihmës që e shfrytëzonte i denoncuari, është gjetur dhe sekuestruar substancë pluhurore e bardhë. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të parashtrohet kallëzim përkatës.

Accessibility Menu