SPB Kumanovë ngriti kallëzim penal kundër M.M. (44) nga fsh. Çerkes, rrethina e Kumanovës, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”. Nëpunësit policorë ushtruan kontroll në shtëpinë e të denonc, ku gjetën dhe sekuestruan kokainë.
SPB Shtip paraqiti kallëzim penal kundër M.S. (53) nga Shtipi për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për veprën penale “përhapje e materialeve raciste dhe ksenofobike përmes sistemit kompjuterik”. Më 14.09.2025, i denoncuari përmes një materiali të shkruar në profilin e tij në një rrjet social ka promovuar dhe nxitur urrejtje dhe dhunë.
Departamenti për Krim Ndërkufitar, Migrim, të Huaj dhe Riatdhesim në Kumanovë paraqiti kallëzim penal kundër I.D. (39) nga Shkupi për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për veprën penale “falsifikim dokumenti”. Më 14.02.2026, në Pikën Kufitare Tabanoc, në hyrje të shtetit, i denoncuari ka paraqitur për kontroll patentë shoferi të falsifikuar bullgare.
Zyra e Jashtme për Punë Kriminalistike në Strugë paraqiti kallëzim penal kundër A.A. (49) nga Struga për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “lëndim i rëndë trupor”. Më 14.03.2026, në Tregun e qytetit në Strugë, i denoncuari së bashku me edhe dy persona të tjerë fizikisht e kanë sulmuar R.M. (61) dhe i kanë shkaktuar lëndime të rënda trupore.
Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike në Gostivar paraqiti kallëzim penal kundër L. Gj. (39) nga Gostivari për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprave penale “prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve” dhe “prodhimi, mbajtja dhe tregtimi i paligjshëm i armëve ose materieve shpërthyese”. Më 30.03.2026, nëpunës policorë ushtruan kontroll në dy lokacione ku qëndronte i denoncuari, me ç’rast ishin gjetur dhe sekuestruar 13 paketime me substancë pluhurore të bardhë, municion i kalibrave të ndryshëm, peshore digjitale, dy pistoleta dhe një pushkë ajrore.
Më 02/03.04.2026 në Shkup, në lokacione të ndryshme, nëpunës policorë nga SPB Shkup i privuan nga liria M.T. (27), B.A. (41) dhe L.J. (32), të gjithë nga Shkupi, G.R. (25) nga fsh. Lubin, rrethina e Shkupit dhe N.A. (40) nga fsh. Petrovec, rajoni i Shkupit, pasi u ishte gjetur dhe sekuestruar një substancë e ngurtë e bardhë dhe substance pluhurore, marihuanë, peshore digjitale dhe thërrmuese. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj tyre do të paraqiten kallëzime përkatëse.
SPB Veles paraqiti kallëzim penal kundër S.V. (45) nga Negotina për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “dëmtimi dhe ndërhyrja e paautorizuar në sistemin kompjuterik”. Më 03.02.2026, i denoncuari në mënyrë të paautorizuar dhe pa dijeninë e të dëmtuarës – kontabiliste e autorizuar – e ka përdorur numrin e certifikatës së saj, që ishte publikuar në isos.com.mk, dhe e ka përdorur për llogarinë përfundimtare në Regjistrin Qendror. E dëmtuara, po atë ditë, është njoftuar në adresën e saj elektronike se një person juridik nga Negotina kishte dorëzuar llogari përfundimtare vjetore me certifikatën e saj, që ishte bërë pa pëlqimin e saj, ndërsa ajo as që e kishte përgatitur llogarinë përfundimtare. Më 24.02.2026 është zhvilluar bisedë zyrtare me të dyshuarin, drejtues i personit juridik nga Negotina, i cili ka deklaruar se kishte dorëzuar llogarinë përfundimtare për subjektin e tij pasi kontabilisti i tij nuk ishte i regjistruar në Regjistrin Qendror. Ai kishte marrë një numër nga faqja isos.com.mk, e cila kushte qasje për të gjithë, dhe e kishte përdorur për dorëzimin e llogarisë vjetore me numrin e certifikatës së të dëmtuarës.
Më 02.04.2026 rreth orës 10:20 në SPB Shtip u njoftua se në kryqëzimin e rrugës “Mirçe Acev” me rrugën “Trajko Kitanov” në Shtip ka ndodhur aksident rrugor ndërmjet një veture të tipit “Tojota” me targa të Koçanit, e drejtuar nga B.D. (25) nga Probishtipi dhe një motoçiklete të drejtuar nga B.A. (52) nga Koçani. Si pasojë e aksidentit, motoçiklisti ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Spitalin Klinik të Shtipit. Është bërë hetim nga ekipi hetimor i SPB Shtip.
Më 02.04.2026 rreth orës 16:00, në Stacionin Policor Probishtip, nga Ndihma e Shpejtë Mjekësore pranë ISHP “Nada Mihajllova” në Probishtip është njoftuar se në shtëpinë familjare, V.N. e ka gjetur djalin e tij M.N. (40) nga fsh. Dobrevë, rajoni i Probishtipit, me plagë nga arma e zjarrit. Është bërë hetim dhe janë zhvilluar biseda zyrtare me babanë dhe vëllanë e të lënduarit, sipas të cilëve M.N. po atë ditë, në vendin e quajtur “Çukar”, në territorin e fshatit Marçinë, i ka shkaktuar vetes plagë me armë gjuetie gjatë pastrimit të saj. M.N. është dërguar në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” në Shkup për trajtim të mëtejshëm. Nga vendi i ngjarjes janë marrë pushka e gjuetisë dhe fishekët. Për rastin është njoftuar prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Shtip dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 03.04.2026 në orën 01:00, në SPB Shkup, një grua 52-vjeçare njoftoi se më 02.04.2026, në shtëpinë e tyre në zonën e Qendrës, bashkëshorti i saj Z.D. (52) është sjellë në mënyrë agresive dhe ka tentuar ta sulmojë fizikisht. Sipas denoncimit, ajo për një periudhë të gjatë ishte keqtrajtuar fizikisht dhe psikologjikisht nga ai, por nuk kishte denoncuar në polici. Gjithashtu, në orën 03:00, një burrë 52-vjeçar denoncoi se në shtëpinë e tij kishte marrë kërcënime nga bashkëshortja e tij V.D. (52). Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 02.04.2026 në ora 18:42, në SPB Shkup, një grua 31-vjeçare denoncoi se në shtëpi, në zonën e Bit Pazarit, bashkëshorti i saj L.I. (35) e kishte mbyllur në tualet dhe pas një kohe e kishte sulmuar fizikisht, pastaj e kishte dëbuar nga shtëpia. Sipas denoncimit, ai kishte mbyllur në tualet edhe katër fëmijët e tyre të mitur. Ajo deklaroi se edhe më parë ishte keqtrajtuar fizikisht dhe psikologjikisht nga ai, por nuk kishte denoncuar në polici. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 02.04.2026 në orën 18:45, në Stacionin Policor Kisella Vodë, nëpunës policorë nga SPB Shkup e privuan nga liria I.A. (35) nga Shkupi, pasi kishte kërcënuar bashkëshorten e tij 30-vjeçare. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të pasojë kallëzim përkatës.
Më 02.04.2026 në orën 14:30, në SPB Shkup, një grua 27-vjeçare denoncoi se më 01.04.2026, bashkëshorti i saj M.D. (32), me të cilin ishin të ndarë, kishte kërcënuar atë dhe babanë e saj. Sipas denoncimit, ajo edhe më parë ishte keqtrajtuar fizikisht dhe psikologjikisht nga ai, por nuk kishte denoncuar në polici. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 02.04.2026 në orën 06:30, në rajonin e Shkupit, nëpunës policorë nga SPB Shkup e privuan nga liria B.T. (49), pas një denoncimi se më 01.04.2026 rreth orës 23:30 në shtëpinë e tyre kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij 43-vjeçare. Sipas denoncimit, ajo edhe më parë ishte keqtrajtuar fizikisht dhe psikologjikisht nga ai, por nuk kishte denoncuar në polici. Pas dokumentimit të rastit do të pasojë kallëzim përkatës.
Më 02.04.2026 në orën 19:30, në SPB Shkup, një grua 30-vjeçare denoncoi se në periudhën nga 08.06.2025 deri më 20.03.2026, ish-bashkëshorti i saj D.S. (34) kishte keqtrajtuar fizikisht dy fëmijët e tyre të mitur gjatë kohës kur qëndronin tek ai. Po punohet për zbardhjen e plotë të rastit.
Më 02.04.2026 në ora 20:00, në SPB Shkup, një burrë 64-vjeçar nga Shkupi denoncoi se më 30.03.2026 rreth orës 15:00, para shtëpisë së tij kishte ardhur M.Z., një person me probleme shëndetësore, i cili e kishte kërcënuar me jetë. Gjithashtu, i kishte dërguar edhe mesazhe telefonike me përmbajtje kërcënuese. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 02.04.2026 në orën 10:00, në SPB Shkup, një burrë 50-vjeçar nga Shkupi denoncoi se më 01.04.2026 rreth orës 19:40, ndërsa ndodhej në shtëpinë e tij, kishte marrë një telefonatë kërcënuese nga një person i panjohur. Ai gjithashtu deklaroi se më 09.03.2026, para shtëpisë së tij, ishte sulmuar fizikisht nga dy persona. Po punohet për zbardhjen e rastit.
Më 02.04.2026 në orën 20:00, në SPB Shkup, H.T. (40) nga Republika e Turqisë, me qëndrim të përkohshëm në Vallandovë, denoncoi se në zonën e Bit Pazarit ai dhe djali i tij i mitur ishin sulmuar fizikisht nga tre persona. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 02.04.2026 në orën 10:30, në SPB Shkup u njoftua se në zonën e Shuto Orizarës, një person që më parë i ishte ofruar Z.E. (73) nga Shkupi për ta shoqëruar deri në shtëpi, me përdorim force i kishte marrë çantën me para, dokumentet personale dhe sendet e tjera. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 02.04.2026 në orën 18:41, në SPB Shkup u njoftua se në fsh. Idrizovë, në vendin e quajtur “Naovë”, ka shpërthyer zjarr në një shtëpi pushimi, pronë e M.V. (72) nga Shkupi. Nuk ka persona të lënduar. Zjarri është shuar nga ekipi i Brigadës së Zjarrfikësve – Shkup. Është kryer inspektim.
Më 02.04.2026 në orën 17:00, në SPB Shkup, S.S. (46) nga Shkupi denoncoi se rreth orës 15:55 në zonën e Gjorçe Petrovit, pas një mosmarrëveshjeje në trafik, ishte sulmuar fizikisht nga një person. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.