Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Pjesë nga ngjarjet ditore 02.04.2026

Ministria e Punëve të Brendshme Ministria e Punëve të Brendshme

SPB Shtip ngriti kallëzim penal kundër A.Xh.(37) nga Shtipi për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale „prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve“. Gjatë muajit korrik 2025, të dy personave, nëpunësit policorë u kanë gjetur dhe sekuestruar marihuanë për të cilën është konstatuar se e kishin siguruar nga i denoncuari. Më 06.08.2025, nëpunës policorë kanë realizuar bastisje në shtëpinë e të denoncuarit, me ç’rast, gjithashtu, ishin gjetur dhe sekuestruar marihuanë dhe thërrmuese.

 

Njësia për Krim Ndërkufitar, Migrim, të Huaj dhe Riatdhesim në Kumanovë paraqiti kallëzim penal kundër A.C. (25) nga Turqia për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprave penale „falsifikimi i dokumentit“ dhe „drejtimi i pakujdesshëm i automjetit motorik“. Më 29.03.2026 në Pikën Kufitare Tabanoc, në hyrje të shtetit, i denoncuari për kontroll ka paraqitur patentë shoferi të falsifikuar të Moldavisë.

 

SPB Veles paraqiti kallëzim penal kundër T.B.(32) nga Velesi për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprave penale „vjedhje e rëndë“ dhe „dëmtim dhe hyrje e paautorizuar në sistem kompjuterik“. Më 06.03.2026, i denoncuari me vegël të përshtatshme ka hyrë në dy objekte tregtare në Veles dhe ka marrë para, ndërsa gjatë daljes nga objekti i dytë ka marrë një portofol me dokumente personale dhe tri karta bankare të një personi, ku njërën kartë e ka përdorur në një pikë karburanti.

 

SPB Shtip paraqiti kallëzim penal kundër dy të miturve për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale „zhvatje“. Më 18.09.2025, në oborrin e një shkolle të mesme në Shtip, të denoncuarit me kërcënim nga një i mitur tjetër kanë marrë para.

 

Më 31.03–01.04.2026 në Shkup, në lokacione të ndryshme, nëpunësit policorë nga SPB Shkup i kanë privuar nga liria I.A.(38), I.K.(25) dhe E.E.(34), të gjithë nga Shkupi, si dhe R.O.(22) nga fsh.Ognjanc, rrethina e Shkupit, një 17-vjeçar nga fsh.Vollkovë, rajoni i Shkupit dhe A.B.(46) nga Tetova, për shkak se tek ata janë gjetur dhe sekuestruar substancë pluhurore e bardhë, marihuanë dhe fara kanabisi. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj tyre do të parashtrohen kallëzime përkatëse.

 

Më 01.04.2026 rreth orës 12:00 në SPB Shkup u njoftua se në kryqëzimin e rr. „Ivan Haxhinikollov“ dhe rr. „Janko Mitiq“ në Shkup, automjeti i udhëtarëve „Folksvagen Turan“ me targa të Shkupit, i drejtuar nga M.Sh.(37) nga fsh.Studeniçan, rrethina e Shkupit, ka goditur këmbësorin B.A.(93) nga Shkupi. Si pasojë e aksidentit, këmbësori ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në INP „Sh. Naum Ohridski“ në Shkup. Është bërë hetim nga ekipi hetimor i SPB Shkup.

 

Më 01.04.2026 në orën 08:10 në SPB Shkup u njoftua se në bul. „Aleksandri i Maqedonisë“ në Shkup ka ndodhur aksident rrugor ndërmjet automjetit të pasagjerëve „Alfa Romeo“ me targa të Shkupit, i drejtuar nga D.B.(59) nga Shkupi dhe automjetit të pasagjerëve „Shkoda Jeti“, prone e MPB-së, i drejtuar nga H.A.(42) nga Shkupi. Si pasojë e aksidentit, H.A. ka pësuar lëndime trupore, të konstatuara në Qendrën e Urgjencës pranë kompleksit të klinikave „Nënë Tereza“ në Shkup. Është bërë hetim nga ekipi hetimor i SPB Shkup.

 

Më 01.04.2026 në orën 18:30 në NJPB Prilep u njoftua se në rrugën Gradsko–Prilep ka ndodhur një aksident rrugor ndërmjet automjetit të pasagjerëve „Folksvagen Turan“ me targa të Manastirit, i drejtuar nga D.K.(53) nga Manastiri dhe mjetit transportues „Reno“ me targa të Manastirit, i drejtuar nga V.Sh.(61) nga fsh.Orizarë e Sipërme, rajoni i Manastirit. Në aksident, lëndime të rënda trupore kanë pësuar vozitësi i automjetit të pasagjerëve dhe bashkudhëtari i tij S.K.(75) nga Manastiri, ndërsa me lëndime trupore bashkudhëtarja e tij V.K., të konstatuara në Ndihmën e Shpejtë Mjekësore të Prilepit. Me urdhër të prokurorit publik, është bërë hetim nga ekipi hetimor i NJPB Prilep.

 

Më 01.04.2026 rreth orës 20:35 në SPB Tetovë u njoftua se në bul. „Ilindenska“ në Tetovë, automjeti i pasagjerëve „Folksvagen Golf“ me targa të Tetovës, i drejtuar nga N.T.(65) nga Tetova, ka goditur këmbësoren S.M.(52) nga Tetova. Si pasojë e aksidentit, 52-vjeçarja ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Spitalin Klinik të Tetovës. Është bërë hetim nga ekipi hetimor i SPB Tetovë.

 

Më 01.04.2026 në orën 15:30 në SPB Tetovë u njoftua se në rr. „Vonvardarska“ në Tetovë, automjeti i pasagjerëve „Folksvagen Golf“ me targa të Tetovës, i drejtuar nga B.J.R.(70) nga Tetova, ka goditur këmbësorin B.S.(46) nga Tetova. Në aksident, këmbësori ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Spitalin Klinik Tetovë. Është bërë hetim nga ekipi hetimor i SPB Tetovë.

 

SPB Shtip paraqiti kallëzim penal kundër B.H.J.(45) nga Shtipi për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprave penale „prezantim i rremë“, „marrje e automjetit motorik“ dhe „vjedhje e rëndë në mënyrë të paturpshme“. Më 09.03.2025 në rr. „Ribnik“ në Shtip, i denoncuari ka ndaluar një automjet të pasagjerëve „Pezho“ në pronësi të një subjekti juridik, duke u paraqitur rrejshëm si nëpunës policor, me ç’rast e ka marrë automjetin dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Po këtë ditë, në rr. „Sutjeska“, teksa i denoncuari e drejtonte automjetin e marrë, është ndalur pranë një personi femër, e ka sulmuar fizikisht dhe ia ka marrë qenin.

 

SPB Veles paraqiti kallëzim penal kundër S.M.(48) nga Velesi për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale „prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve“. Më 28.10.2025 në Veles, nëpunës policorë e kanë vërejtur të denoncuarin gjatë shitjes së heroinës një personi tjetër, pas çka të dy kanë ikur, ndërsa heroina është gjetur dhe sekuestruar. Më 29.10.2025, S.M. është gjetur dhe privuar nga liria, pas çka është dërguar në Stacionin Policor Veles, ku e ka pranuar veprën.

 

Më 01.04.2026 në orën 22:00 në zonën e komunës së Aerodromit në Shkup, nëpunës policorë nga SPB Shkup e privuan nga liria M.F.J.(26) nga Turqia, me qëndrim në Shkup. Ai dyshohet se në periudhën nga 30.03.2026 deri më 01.04.2026, nga korridori i një ndërtese banimi në zonën e komunës së Aerodromit ka marrë biçikletën e një 26-vjeçari nga rrethina e Manastirit. Biçikleta është gjetur dhe i është kthyer pronarit. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të pasojë kallëzim përkatës.

 

Më 01.04.2026 në ora 14:00 në rr. „Cvetan Dimov“ në Tetovë, nëpunës policorë nga SPB Tetovë, në bazë të urdhrit të ghykatës për vuajtjen e dënimit me burg për kryerjen e veprës penale sipas nenit 284-a të Kodit Penal, e kanë arrestuar Sh.I.(51) nga Tetova. Ai është dërguar në Institucionin Ndëshkues-Përmirësues Burgu Tetovë që të vuajë dënimin. 

 

Më 01.04.2026 në orën 15:35 në fsh.Bogovinë, rrethina e Tetovës, nëpunës policorë nga Njësia Policore Kamjan e privuan nga liria Z.M.(66) nga fsh.Bogovinë. Ai dyshohet se ka kryer veprën penale „vjedhje e rëndë“ sipas nenit 236 të Kodit Penal, ndërkaq kërkohej me telegram nga NJPB Kërçovë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të vijojë kallëzim përkatës.

 

Më 01.04.2026 në orën 14:00 në rr. „Vëllezërit Lameski“ në Prilep, nëpunës policorë nga NJPB Prilep e privuan nga liria Q.Sh.(55) nga Prilepi, për shkak se në pronësi të tij janë gjetur sende që rrjedhin nga një vjedhje në një shtëpi. Gjërat e vjedhura i janë kthyer pronarit, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj Q.Sh. do të vijojë kallëzim përkatës.

 

Më 01.04.2026 në orën 14:10 në SPB Veles, një 60-vjeçar nga Velesi denoncoi se është mashtruar për shumën prej 12.400 denarësh nga një person të cilin e kishte njohur në dhjetor të vitit 2025 në Veles dhe i cili ishte prezantuar si inspektor policor në Shkup. Sipas denoncimit, personi i kishte kërkuar atij që në një vend të dakorduar në Veles të merrte një paketë me veshje brendesh nga një person tjetër, për të cilin kishte thënë se është kolegu i tij inspektor nga Negotina, dhe për paketën të jepte 200 euro, të cilat më pas do t’i ktheheshin. Siç është denoncuar, në vend të takohej me personin nga Negotina, ai ishte takuar me personin nga Shkupi, i cili e kishte mashtruar, i kishte dhënë paketën dhe ia kishte marrë paratë. Po ashtu, sipas denoncimit, personi në dy raste e kishte mashtruar edhe djalin e tij, ndërsa prej një kohe kishte ndërprerë komunikimin me ta, pas çka ai kishte kuptuar se ishte mashtruar. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 02.04.2026 në NJPB Kavadar u njoftua se në rr. lokale Kavadar–fsh. Resavë, rajoni i Kavadarit, automjeti i pasagjerëve „Daevu Lanos“ me targa të Kavadarit, i drejtuar nga I.D.(19) nga fsh. Begnishtë, rajoni i Kavadarit, është përmbysur në rrugë. Në aksident, drejtuesi ka pësuar lëndime trupore, të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm të Kavadarit, ku është mbajtur për mjekim. Pas masave të ndërmarra dhe kontrolleve të kryera, është konstatuar se I.D. e ka drejtuar automjetin pa patentë shoferi dhe nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht i janë matur 1,62 promilë alkool në gjak. Sipas udhëzimeve të prokurorit publik, automjeti është sekuestruar, ndërsa këqyrjen e vendit e ka kryer ekipi hetimor nga NJPB Kavadar. Pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, do të parashtrohet kallëzim përkatës.

 

Më 02.04.2026 në Stacionin Policor Kisella Vodë, nëpunës policorë nga SPB Shkup kanë zhvilluar bisedë zyrtare me I.S.(47) nga Shkupi, duke vepruar sipas denoncimit paraprak se më 01.04.2026 rreth orës 18:00 në shtëpi e kishte sulmuar fizikisht djalin e tij të mitur. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të pasojë kallëzim përkatës.

 

Më 01.04.2026 në SPB Shkup, një grua 30-vjeçare u njoftua se rreth orës 17:30 në shtëpinë në zonën e Karposhit ishte sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj Zh.J.(35) nga Shkupi, i cili ka përdorur edhe një send të fortë. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 01.04.2026 në orën 20:30 në SPB Shkup, një grua 45-vjeçare u njoftua se në shtëpinë në zonën e Karposhit ishte sulmuar fizikisht nga partneri i saj jashtëmartesor B.A.(51) nga Shkupi, i cili ka përdorur edhe një send të fortë. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 31.03.2026 në orën 13:20 në SPB Shkup, B.A.(31) nga Shkupi u njoftua se më 30.03.2026 rreth orës 22:30 në korridorin e një ndërtese është sulmuar me send të fortë nga fqinji i tij I.P.. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 01.04.2026 në orën 23:00 në Shkup, në zonën e Shuto Orizarës, nëpunës policorë nga SPB Shkup e kanë privuar nga liria R.V.(22) nga Shkupi, duke vepruar sipas denoncimit paraprak se rreth orës 15:45 para një objekti tregtar fizikisht e kishte sulmuar N.H.(29) nga Shkupi, i punësuar si sigurim në objekt. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të pasojë parashtresë përkatëse.

 

 Më 01.04.2026 në orën 23:20 në SPB Shkup u njoftua se rreth orës 16:30 në shtëpinë në zonën e komunës së Aerodromit, M.I.(38) nga Shkupi fizikisht e ka sulmuar djalin e saj të mitur. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 01.04.2026 në orën 13:00 në SPB Shkup, nga Institucioni Ndëshkues-Përmirësues Burgu Idrizovë është raportuar se rreth orës 12:40, gjatë shëtitjes së rregullt, të dënuarit E.A.(32) dhe Sh.I.(35), nga njëra anë, dhe S.M.(26) nga ana tjetër, me mjete të forta kanë shkëmbyer goditje, ndërsa më pas E.A. me mjet të mprehtë i ka shkaktuar lëndim S.M., të cilit i është dhënë ndihmë në repartin e ambulantës, pas çka është dërguar në Kompleksin e klinikave „Nënë Tereza“. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 01.04.2026 rreth orës 01:30 në rajonin e Shkupit, nëpunës policorë nga SPB Shkup e kanë arrestuar K.A.(27) për shkak se është sjellë në mënyrë agresive ndaj motrës së tij 37-vjeçare dhe i ka bërë kërcënime. Po atë ditë, rreth orës 13:30, ajo ka denoncuar se më 31.03.2026 rreth orës 22:30 ishte sulmuar edhe fizikisht nga vëllai i saj, i cili ia kishte dëmtuar edhe automjetin. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të pasojë kallëzim përkatës.

 

 

Accessibility Menu