SPB Shkup ngriti kallëzim penal kundër G.J. (21) nga Shkupi për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale "prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve". Më 24.03.2026 në Shkup, nëpunës policorë kryen bastisje në shtëpinë e të denoncuarit, me ç'rast ishin gjetur dhe sekuestruar kokainë dhe një peshore digjitale me mbetje kokaine.
NJPB Prilep ngriti kallëzim penal kundër S.S. (39) nga fsh. Desovë, komuna e Dollnenit, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale "prodhimi, mbajtja, ndërmjetësimi dhe tregtimi i paautorizuar i armëve ose lëndëve shpërthyese". Në rr. ,,Karpallak'' në Prilep, nëpunës policorë i kanë dhënë sinjalin për ndalim një automjeti udhëtarësh, të cilin e ka drejtuar i denoncuari, por ai ka vazhduar me lëvizjen, me ç'rast bashkëvozitësi i tij ka hedhur një pushkë gjuetie nga automjeti, e cila është gjetur dhe sekuestruar.
Më 31.03.2026 në Shkup, në lokacione të ndryshme, nëpunës policorë nga SPB Shkup i privuan nga liria S.K. (21) dhe M.J. (32), të dy nga Shkupi, si dhe K.Gj. (36) nga Velesi, për shkak se tek ata është gjetur dhe sekuestruar një substancë pluhurore e bardhë dhe marihuanë. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj tyre do të ngrihen kallëzime përkatëse.
Më 31.03.2026 rreth orës 09:10, në SPB Shkup u denoncua se në fsh. Studeniçan, rrethina e Shkupit, ka ndodhur aksident rrugor ndërmjet një automjeti udhëtarësh "Audi" me targa të Shkupit, i drejtuar nga K.A. (42) nga fsh. Studeniçan, rajoni i Shkupit dhe një automjeti udhëtarësh "Tojota" me targa të Shkupit, i drejtuar nga 34-vjeçari R.I. nga fsh. Studeniçan, rrethina e Shkupit. Si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda trupore kanë marrë shoferi i automjetit ,,Audi'' dhe bashkudhëtari gjashtëvjeçar i automjetit ,,Tojota'', ndërsa lëndime të rënda një bashkudhëtar tjetër gjashtëvjeçar i automjeti ,,Tojota'' dhe shoferi R.I., të konstatuara në Kompleksin e Klinikave Nënë Tereza në Shkup. Është bërë hetim nga një ekip hetues i SPB Shkup.
Më 30.03.2026, nëpunës policorë nga SPB Ohër, në bashkëveprim me Njësinë për Krim Ndërkufitar, Migrim, të Huaj dhe Riatdhesim pranë Qendrës Rajonale për Çështje Kufitare Perëndim, pas urdhrit të lëshuar më parë nga gjykata, e privuan nga liria personin Sh.V. (40) nga SHBA, me qëndrim të përkohshëm në Ohër, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale sipas nenit 378 të Kodit Penal. Ndaj Sh.V. është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh, pas çka personi është dërguar në Institucionin Ndëshkues-Përmirësues Burgu i Ohrit për vuajtjen e masës.
NJPB Kërçovë ngriti kallëzim penal ndaj R.H. (29) nga Kërçova për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “prodhimi, mbajtja, ndërmjetësimi dhe tregtimi i paautorizuar i armëve ose lëndëve shpërthyese”. Më 25.12.2025, para një objekti hotelierik në rr. “Vasile Nikolloski” në Kërçovë, nëpunës policorë e kanë hasur të denoncuarin duke shitur mjete piroteknike në një tezge të improvizuar, pas çka është ushtruar kontroll në çantën e tij të shpinës, ku janë gjetur dhe sekuestruar mjete piroteknike.
Njësia e Jashtme për Çështje Kriminalistike Kërçovë paraqiti kallëzim penal kundër N.J. (57) nga f. Rashtan, rrethina e Kërçovës, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “rrezikim i sigurisë”. Më 20.02.2026, në një objekt hotelierik në Kërçovë, i denoncuari i ka bërë kërcënime kryetarit të komunës së Kërçovës.
Më 01.04.2026, në orën 01:01, në SPB Ohër, G.B. (45) nga Ohri denoncoi se më 31.03.2026, rreth orës 23:00, para një kazinoje në Ohër, është sulmuar fizikisht nga D.N., i punësuar si sigurim në objekt. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtresë përkatëse.
SPB Tetovë ngriti kallëzim penal kundër S.J. (30) nga Tetova për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”. Më 27.03.2025, nëpunës policorë kanë realizuar bastisje në shtëpinë e të denoncuarit, ku ka pasur një laborator të improvizuar me pajisje për krijimin e kushteve të kontrolluara për kultivimin e marihuanës, me ç’rast janë gjetur dhe sekuestruar marihuanë dhe bimë të kanabisit.
Njësia e Jashtme për Çështje Kriminalistike Gostivar ngriti kallëzim penal kundër G.A. (45) nga një fshat i Gostivarit për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “rrezikimi i sigurisë”. Më 09.03.2026, në shtëpinë familjare, i denoncuari ka bërë kërcënime ndaj bashkëshortes së tij dhe djalit të tyre.
Më 31.03.2026, në orën 19:00, në Gradsko, nëpunës policorë nga Zyra Policore Gradsko e privuan nga liria I.F. (36) nga Gradsko. Ai dyshohet se nga një shtëpi në fshatin Ulanc, komuna e Gradskos, ka marrë para. I.F. është shoqëruar në stacion policor, është njoftuar prokurori publik dhe, pas dokumentimit të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.
Më 31.03.2026, në orën 19:45, në NJPB Kavadar u njoftua se në Spitalin e Përgjithshëm Kavadar me lëndim të rëndë trupor është sjellë M.K. (51) nga fsh. Sirkovë, komuna e Rosomanit. Sipas denoncimit, ai e ka pësuar lëndimin gjatë kryerjes së detyrave të punës në një fabrikë në Rosoman. Për rastin janë njoftuar prokurori publik dhe inspektori i punës, ndërsa hetim në vendngjarje ka bërë një ekip hetimor i NJPB Kavadar.
Më 01.04.2026, në ora 00:10, në SPB Shkup, F.I. (55) nga Shkupi denoncoi se më 31.03.2026, rreth orës 10:30, në vendndalim autobusësh në zonën e Qendrës, gjatë hipjes në autobus, një person me përdorim të forcës fizike ia ka marrë stolitë personale. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 31.03.2026, në ora 23:20, në rajonin e Shkupit, nëpunës policorë nga SPB Shkup e privuan nga liria M.S. (24), duke vepruar sipas denoncimit paraprak të bashkëshortes së tij 24-vjeçare, e cila ka deklaruar se rreth orës 20:30, në shtëpi, derisa ishte me prindërit e saj, ai me mjet të mprehtë u ka bërë kërcënime, e më pas e ka sulmuar atë dhe babanë e saj. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtresë përkatëse.
Më 31.03.2026, në ora 21:10, në SPB Shkup, E.H. (44) nga Shkupi denoncoi se rreth orës 16:20, në zonën e Bit Pazarit, djali i tij i mitur ishte sulmuar fizikisht nga një person. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 31.03.2026, në orën 15:50, në Stacionin Policor Kisella Vodë, nëpunës policorë nga SPB Shkup kanë zhvilluar bisedë zyrtare me F.C. (23) nga Shkupi, duke vepruar sipas denoncimiti paraprak të partneres së tij jashtëmartesore 20-vjeçare, e cila ka raportuar se për një periudhë më të gjatë ai i ka bërë kërcënime asaj dhe familjes së saj. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të pasojë parashtresë përkatëse.
Më 31.03.2026, në ora 20:55, në SPB Shkup, V.P. (50) nga Shkupi denoncoi se më 30.03.2026, rreth orës 12:30, në parkun në Gjorçe Petrov, vajza e saj e mitur është sulmuar fizikisht nga dy të mitura që i ka njohur, ndërsa më pas njëra nga të miturat ka publikuar fotografi nga ngjarja në një rrjet social. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 31.03.2026, në ora 17:30, në SPB Shkup, I.S. (37) nga Shkupi denoncoi se më 03.03.2026, në fsh. Markova Sushicë, ka gjetur pesë qen të ngordhur dhe një dhelpër të ngordhur. Sipas denoncimit, ajo me vetëiniciativë e ka dërguar njërin nga qentë e ngordhur për analizë obduksioni në Fakultetin e Mjekësisë Veterinare në Shkup, ku më 25.03.2026 ka marrë raportin e obduksionit, sipas të cilit qeni ka ngordhur si pasojë e helmimit. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 31.03.2026, rreth orës 12:20, në SPB Shkup u njoftua se në një shtëpi në zonën e Çairit është gjetur i pajetë L.S. (64) nga Shkupi. Mjeku i Ndihmës së Shpejtë Mjekësore ka konstatuar vdekjen. Është bërë hetim dhe, sipas udhëzimeve të prokurorit public, trupi i të ndjerit është dërguar për obduksion.
Më 31.03.2026, në orën 23:30, në SPB Shkup u njoftua se në një objekt hotelierik në zonën e Karposhit ka ndodhur përleshje fizike ndërmjet E.S. (30) dhe I.D. (33) nga njëra anë dhe P.T. (50) dhe N.Gj. (43) nga ana tjetër, të gjithë nga Shkupi, ndërsa E.S. është goditur me send të fortë dhe është dëmtuar një pjesë e inventarit në objekt. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.