Më 10/11.04.2026 në Shkup, në lokacione të ndryshme, nëpunës policorë nga SPB Shkup i privuan nga liria E.S. (39), R.R. (39), Z.K. (43), J.K. Xh. (35), të gjithë nga Shkupi, dhe B.A. (27) nga fsh. Hasan Beg, pasi tek ta janë gjetur dhe sekuestruar substancë pluhurore e bardhë dhe marihuanë. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj tyre do të parashtrohen kallëzime përkatëse.
Më 10.04.2026 rreth orës 16:00 në SPB Shkup u njoftua se në bulevardin “Aradhat Partizane” në Shkup, F.E.T. (22) nga Turqia, duke drejtuar trotinet, ka goditur këmbësoren K.B. (55) nga Shkupi dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Si pasojë e aksidentit, K.B. ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Institucionin Publik Shëndetësor “Shën Naum i Ohrit” Shkup. Është bërë hetim nga ekipi i SPB Shkup dhe po ndërmerren masa për gjetjen e shoferit F.E.T.
Më 10.04.2026 në orën 20:25, nëpunës policorë nga SPB Shkup privuan nga liria një 16-vjeçar nga fshati Moranë, rrethina e Shkupit. Ai dyshohet se, pas një mosmarrëveshjeje paraprake në fshatin Moranë, e ka sulmuar fizikisht H.D. (18) nga po ky fshat dhe me thikë i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në një spital privat në Shkup. Thika është gjetur dhe sekuestruar për procedurë të mëtejshme dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë kallëzim përkatës.
Më 11.04.2026 në orën 04:24 në SPB Shkup u njoftua se në zonën e Bit Pazarit në Shkup ka shpërthyer zjarr në një automjet udhëtarësh “Ford” me targa të Shkupit, në pronësi të O.M. (58) nga Shkupi. Nga zjarri janë përfshirë edhe një automjet “BMV” dhe një automjet “Folksvagen Golf”, të dy me targa të Shkupit. Zjarri është shuar nga Brigada Zjarrfikëse Shkup dhe nuk ka persona të lënduar. Është bërë inspektim.
Më 10.04.2026 në orën 17:50 në fsh. Bllatec, rrethina e Vinicës, nëpunës policorë nga NJPB Vinicë e privuan nga liria M.K. (44) nga po ky fshat, pasi më parë ishte sjellë në mënyrë agresive dhe kishte penguar një nëpunës policor gjatë kryerjes së veprimeve zyrtare. Gjatë ndërmarrjes së masave, është kryer alkotest dhe është konstatuar se ishte nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht kishte 3,18 promilë alkool në gjak. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë kallëzim përkatës.
Njësia për Krim Ndërkufitar, Migrim, të Huaj dhe Riatdhesin Gjevgjeli ka paraqitur kallëzim penal kundër I. Gj. (34) nga Gjevgjelia për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “ndihma e dhënë kryerësit pas kryerjes së veprës penale”. Më 30.05.2025 në vendin e quajtur “Deponia e Re” mbi fsh. Novo Konjsko, rrethina e Gjevgjelisë, i denoncuari nuk është ndalur në shenjën e dhënë të nëpunësve policorë për ndalimin e automjetit që drejtonte dhe, së bashku me bashkudhëtarin e tij, person i kërkuar me urdhër arrest për vuajtjen e dënimit me burg prej katër vitesh, janë larguar nga vendi i ngjarjes.
Më 10.04.2026 në orën 22:00, në rrugën lokale për në fsh. Kamjan, nëpunës policorë nga Njësia Policore Kamjanë kanë ndaluar një automjet udhëtarësh “Golf” me targa të Tetovës, i drejtuar nga A.D. (19) nga fsh. Ozormishtë, i cili nuk ka poseduar patentë shoferi. Gjatë kontrollit në bagazhin e automjetit është gjetur një qen i lënduar i racës “pit bull”, për të cilin personat në automjet kanë deklaruar se është lënduar gjatë një përleshjeje mes qenve në fshatin Kamjan. Së bashku me drejtuesin, janë privuar nga liria edhe dy bashkudhëtarë 17-vjeçarë nga fsh. Zhelinë. Është njoftuar inspektori veterinar dhe po ndërmerren masa për trajtimin e duhur të kafshës dhe dokumentimin e rastit, ndërsa personat dhe automjeti janë ndaluar në stacion policor dhe, pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë kallëzim përkatës.
Më 10.04.2026 në orën 20:30 në SPB Shkup, S.M. nga Shkupi denoncoi se rreth orës 10:30, në një vendndalim autobusësh në zonën e Qendrës në Shkup, një person duke përdorur forcë fizike ia ka marrë stolitë që i ka mbajtur. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 10.04.2026 rreth orës 22:30 në SPB Shkup u njoftua se para një hoteli në zonën e komunës së Aerodromit në Shkup, pas një mosmarrëveshjeje paraprake lidhur me detyrat e punës, ishte prishur rendi dhe qetësia publike me përleshje fizike ndërmjet F.I. (28) dhe B.M. (36), të dy nga Shkupi, të punësuar në hotel. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të pasojë kallëzim përkatës.