Më 11.04.2026 në Shkup, në lokacione të ndryshme, nëpunës policorë nga SPB Shkup i privuan nga liria F.M. (23), T.B. (24), D.M.A. (24) dhe F.E. (27), të gjithë nga Shkupi, pasi tek ata është gjetur dhe sekuestruar materie pluhurore e bardhë dhe marihuanë. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj tyre do të ngrihen kallëzime përkatëse.
SPB Tetovë ngriti kallëzim penal kundër J.J. (24) nga fsh. Simnicë, rrethina e Gostivarit, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “rrezikim i sigurisë”. I denoncuari disa herë në rrjet social ka bërë kërcënime ndaj A.Sh..
Më 12.04.2026 në orën 02:20, nëpunës policorë nga NJPB Kratovë e privuan nga liria N.P. (35) nga fshati Tërnovac, rrethina e Kratovës, pasi në fshatin Tërnovac ka shtënë me armë zjarri në drejtim të automjetit të J.S. nga Kumanova. N.P. është ndaluar në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të vijojë kallëzim përkatës.
Më 11.04.2026 në orën 15:00, nëpunës policorë nga Njësia Policore Kamjan, në zonën e fshatit Kamjan, në vendin e quajtur “Bunarishtë”, e privuan nga liria S.R. (38) nga fshati I njëjtë për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “keqtrajtimi i kafshëve” sipas nenit 233 të Kodit Penal, përkatësisht për shkak të përfshirjes në përleshjet e qenve, lidhur me ngjarjen e publikuar në përmbledhjen e djeshme të ngjarjeve ditore, ku më 10.04.2026 në rrugën lokale për në fshatin Kamjan, në një automjet pasagjerësh “Golf” ishte gjetur një qen i lënduar, ndërsa ishin privuar nga liria tre persona. S.R. është ndaluar në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të pasojë parashtresë përkatëse.
SPB Shkup ngriti kallëzim penal kundër D.G. (35) nga Kumanova për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i narkotikëve, substancave psikotrope dhe prekursorëve”. Më 17.10.2025 në Shkup, nëpunës policorë kanë realizuar bastisje në shtëpinë e të denoncuarit, ku janë gjetur dhe sekuestruar marihuanë, peshore digjitale dhe para.
Më 11.04.2026 në orën 22:45 në SPB Shkup, L.O.M. (20) nga Shkupi denoncoi se rreth orës 21:00 në zonën e Bit Pazarit në Shkup, pas një mosmarrëveshjeje paraprake, ishte sulmuar fizikisht nga M.I. (23) nga Shkupi. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtresë përkatëse.
Më 11.04.2026, në orën 22:10, në SPB Shkup, M.P. (41) nga Shkupi denoncoi se rreth orës 21:45, gjersa rinte ulur në automjetin e tij taksi, në zonën e komunës së Aerodromit në Shkup, ishte sulmuar fizikisht nga V.D. (46) nga Tetova. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtresë përkatëse.
Më 12.04.2026, në orën 01:20, në Stacionin Policor Shuto Orizarë, vetë është paraqitur një i mitur nga Shuto Orizarja, i cili më 11.04.2026 rreth orës 22:20 para një kënd lojërash në Shuto Orizarë të Shkupit, me përdorimin e një mjeti të mprehtë i kishte shkaktuar lëndime një të mituri tjetër nga Shuto Orizarja. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të pasojë kallëzim përkatës.
Më 11.04.2026, në orën 01:10, nëpunës policorë nga Njësia Policore Makedonska Kamenicë i privuan nga liria V.M. (28), M.M. (42) dhe M.A. (34), të gjithë nga Makedonska Kamenica, duke vepruar sipas denoncimit paraprak se në një objekt hotelierik në Makedonska Kamenicë e kanë prishur rendin dhe qetësinë publike me përleshje fizike mes tyre. Gjatë kryerjes së alkotestit është konstatuar se M.M. ka pasur 2,25 promilë alkool në gjak, V.M. 1,65, ndërsa M.A. 1,18 promilë alkool në gjak. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojnë parashtresa përkatëse.
Më 11.04.2026 në Stacionin Policor Strumicë, nga Spitali i Përgjithshëm Strumicë ishte njoftuar se tek ata për dhënie të ndihmës mjekësore është sjellë T.T. (71) nga fshati Stinik, komuna e Novo Sellës. Ai ka pësuar lëndime gjatë kryerjes së punëve bujqësore me traktor në një serrë në zonën e fsh. Koleshinë. Është bërë këqyrje e vendit të ngjarjes nga një ekip i SPB Strumicë.