Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Pjesë nga ngjarjet ditore 13.04.2026

Ministria e Punëve të Brendshme Ministria e Punëve të Brendshme

Më 12/13.04.2026 në Shkup, në lokacione të ndryshme, nëpunës policorë nga SPB Shkup i privuan nga liria F.P. (22), T.J. (19), S.S. (31), A.T. (37), M.P. (26), O.V. (18), G.A. (24) dhe A.B. (41), të gjithë nga Shkupi, pasi tek ta janë gjetur dhe sekuestruar marihuanë, substancë pluhurore e bardhë, substancë e ngurtë e bardhë dhe shtatë fishekë. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj tyre do të parashtrohen kallëzime përkatëse.

Më 12.04.2026 në orën 23:25 në SPB Kumanovë u njoftua se në rrugën “Tode Mendol” në Kumanovë ka shpërthyer zjarr në një automjet të parkuar “Smart Brabus” me targa zvicerane. Disa persona që kanë thithur tym janë dërguar në Qendrën e Urgjencës në Kumanovë për dhënien e ndihmës mjekësore. Zjarri është shuar nga Njësia Territoriale Zjarrëfikëse Kumanovë. Inspektim në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi i SPB Kumanovë.

SPB Veles ngriti kallëzim penal kundër A.I. (74) nga Shkupi për shkak të bazave të dyshimit për kryerje të veprës penale “prodhimi, mbajtja, ndërmjetësimi dhe tregtimi i paautorizuar i armëve ose lëndëve shpërthyese”. Më 07.12.2025 në fsh. Podles, rrethina e Velesit, nëpunës policorë kanë ushtruar kontroll në një automjet “Suzuki”, i cili drejtohej nga i denoncuari, me ç’rast janë gjetur dhe sekuestruar një pushkë IZh 27 E dhe municion.

Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike Dibër ka paraqitur kallëzim penal kundër I.B. (40) nga fsh. Rostushë, komuna e Mavrovës dhe Rostushës, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”. Më 24.10.2025 në një hapësirë parkimi pranë fsh. Kosovrast i Poshtëm, rrethina e Dibrës, nëpunës policorë kanë ushtruar kontroll në një automjet të parkuar “Opel Tigra”, ku i denoncuari është kapur duke përdorur drogë, ndërsa në automjet janë gjetur dhe sekuestruar një shishe me metadon dhe kokainë.

Më 12.04.2026 në orën 12:35 në SPB Tetovë u njoftua se në rrugën rajonale Tetovë–fsh. Jazhincë, në fsh. Odër, një katërçikletë me targa të Tetovës, i drejtuar nga M.Q. (19) nga fsh. Tearcë, ka dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda trupore ka pësuar bashkudhëtari A.A. (20) nga fsh. Sllatinë, i cili është dërguar për ndihmë mjekësore në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” në Shkup. Lëndime të rënda trupore ka pësuar edhe shoferi M.Q., të konstatuara në Qendrën e Urgjencës në Tetovë. Hetim në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi i SPB Tetovë.

Më 12.04.2026 në orën 20:10, në SPB Gostivar u njoftua se në Qendrën Mjekësore-Gostivar është sjellë një i mitur nga fsh. Balindoll me lëndime të rënda trupore. Sipas denoncimit, rreth orës 16:00, pranë shkollës në fshat, i mituri është goditur nga një automjet që është larguar nga vendi i ngjarjes. Po merren masa për gjetjen e shoferit dhe zbardhjen e rastit.

Më 12.04.2026 rreth orës 20:00, në SPB Tetovë u njoftua se në Spitalin Klinik Tetovë është pranuar S.M. (35) nga fsh. Poroj, i cili ka pasur lëndime të rënda trupore. Sipas njoftimit, ai duke drejtuar një skuter në një arë pranë Tetovës ka humbur kontrollin dhe ka rënë. Hetim në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi i SPB Tetovë.

 

Më 12.04.2026 në ora 16:45 dhe 18:40, nëpunës policorë nga SPB Negotinë i privuan nga liria B.M. (37) dhe Q.S. (30), të dy nga fsh. Koreshnicë, rrethina e Demir Kapisë, duke vepruar sipas një njoftimit paraprak se ata, me një automjet “Mercedes” me targa të Demir Kapisë, në mënyrë të kundërligjshme i kanë hequr lirinë një 21-vjeçari nga Negotina, e kanë kërcënuar me pistoletë dhe një send të mprehtë, më pas e kanë dërguar në një vend të panjohur dhe e kanë sulmuar fizikisht. Pistoleta dhe mjetet e tjera janë gjetur dhe sekuestruar, ndërsa për rastin është njoftuar prokurori publik. B.M. dhe Q.S. janë ndaluar në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tyre do të parashtrohen kallëzime përkatëse.

 Më 12.04.2026 në orën 07:22 në SPB Shkup, J.J. ka njoftuar se në rrugën “Apostol Guslarot”, në oborrin e një objekti fetar në Shkup, ka vërejtur një kanistër me karburant dhe gjurmë nga djegia. Menjëherë pas pranimit të njoftimit, nëpunësit policorë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren masa për zbardhjen e rastit.

Më 12.04.2026 në orën 18:28, në SPB Kërçovë u njoftua se në rrugën “Vllashki pat” në Kërçovë, T.M. (33) nga Kërçova është sulmuar fizikisht nga A.R. (19) nga Kërçova. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

Më 12.04.2026 në ora 23:39 në SPB Ohër, E.D. (50) nga Kërçova denoncoi se në një objekt hotelierik në Kërçovë ishte sulmuar fizikisht nga S.S. nga Kërçova. Po merren masa për zbardhjen e ngjarjes.

Më 12.04.2026 në orën 23:00 në Strumicë, në rrugën lokale nga fsh. Miravc për në fsh. Petrovë, rrethina e Gjevgjelisë, një automjet “Audi” me targa të Gjevgjelisë, i drejtuar nga K.D. (28) nga Bogdanci, ka dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda trupore ka pësuar bashkudhëtarja S.D. (27) nga Bogdanci, ndërsa lëndime trupore ka pësuar bashkudhëtari M.S. (25) nga Gjevgjelia. Lëndimet janë konstatuar në Qendrën Mjekësore Gjevgjeli, ndërsa këqyrjen e vendit të ngjarjes e ka kryer ekipi i SPB Gjevgjeli.

Më 12.04.2026 në orën 12:57 në SPB Shkup, E.Xh. (42) nga Shkupi njoftoi se në zonën e Bit Pazarit, në dyshemenë e tarracës së shtëpisë së saj ka gjetur një plumb qorr nga arma e zjarrit. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

Më 12.04.2026 në ora 22:05 në SPB Shkup, A.I. (18) nga fsh. Paligrad, rajoni i Shkupit, ka raportuar se në zonën e Qendrës është sulmuar fizikisht nga disa persona. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

Më 12.04.2026 në orën 12:45 në SPB Shtip, nga INP Burgu u njoftua se në repartin gjysmë të hapur, D.S. (45) nga Vinica ka sulmuar fizikisht T.J. (21) nga Shtipi, të dy të dënuar në institucion. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

Më 11.04.2026 rreth orës 20:00 në SPB Berovë u njoftua se para një objekti hotelierik në fshatin Dvorishtë, rrethina e Berovës, ka ardhur deri te prishja e rendit dhe qetësisë publike me përleshje fizike ndërmjet V.P. dhe D.T.. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

 

Accessibility Menu