SPB Kumanovë ngriti kallëzim penal kundër F.T. (31) nga Kumanova për shkak të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale "prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve". Më 19.03.2026, me urdhër të Gjykatës Themelore të Kumanovës, nëpunësit policorë kanë realizuar bastisje në shtëpinë e të denoncuarit, gjatë të cilit tek ai u gjetën dhe u sekuestruan kokainë dhe amfetaminë.
SPB Shtip ngriti kallëzim penal kundër A.L. (19) nga Shtipi për shkak të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale "dhunë ndaj fëmijës". Më 10.03.2026 në shtëpinë e tij, i denoncuari e ka sulmuar fizikisht nipin e tij të motrës.
Më 13.04.2026 në orën 10:50 në Vendkalimin kufitar Tabanoc, në hyrje të shtetit, nëpunës policorë e kanë privuan nga liria R.G. (74) nga Gjermania. Gjatë kryerjes së kontrollit dhe verifikimit kufitar të automjetit të pasagjerëve ,,Reno'' me targa kombëtare gjermane, në të cilin R.G. ishte pasagjer, në pjesën e pasme të automjetit ishte gjetur dhe sekuestruar marihuanë. Në intervistën zyrtare, R.G. ka deklaruar se marihuana ishte e tij. Me urdhër të prokurorit publik, ai është privuar nga liria dhe pas dokumentimit të rastit, do të ngrihet kallëzim përkatës.
Më 13.04.2026 në orën 14:30, në SPB Ohër u denoncua se në kryqëzimin e bul. "Turistiça" me rr. "ASNOM" në Ohër, 71-vjeçari R.G., duke drejtuar moped me targa të Ohrit, ka humbur kontrollin dhe ka rënë në rrugë. Si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda trupore ka pësuar R.G., të konstatuara në Spitalin Special "Shën Erazmo" Ohër. Është bërë hetim nga një ekip hetimor i SPB Ohër.
Më 13.04.2026 në Shkup, në lokacione të ndryshme, nëpunës policorë nga SPB Shkup i privuan nga liria J.K. (47) nga Saraji i Shkupit dhe S.D. (25) nga Republika e Turqisë, sepse tek ata ishin gjetur dhe sekuestruar substancë pluhurore e bardhë dhe marihuanë. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të vijojnë parashtresa përkatëse.
Më 13.04.2026 në orën 11:40 në Njësinë Policore Kamjan u denoncua se në fsh. Bogovinë, pranë një tregu, ishte djegur një automjet pasagjerësh "Opel Insignia" me targa gjermane, në pronësi të B.R. (29). Persona të lënduar nuk ka, ndërsa zjarri është shuar nga një ekip i Njësisë Territoriale Zjarrfikëse - Bogovinë. Është bërë inspektim nga një ekip i SPB Tetovë dhe po merren masa për zbardhjen e rastit.
Më 13.04.2026 në orën 13:45, në Njësinë Policore Jegunovcë, S.J. (32) nga fsh. Vratnicë, në cilësinë e kryetarit të organizatës komunale të partisë politike, ka denoncuar se gjatë natës ndërmjet 12 dhe 13 prillit, një kryerës i panjohur me send të fortë ka thyer tre xhama të zyrës së partisë politike, me vendndodhje në fsh. Jegunovcë. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
Më 13.04.2026 në orën 19:30, në Stacionin Policor të Gjevgjelisë u njoftua se në Ndihmës e Shpejtë Mjekësore të Gjevgjelisë është sjellë për dhënie të ndihmës mjekësore një e mitur 12-vjeçare nga Bogdanci, e cila kishte pësuar lëndime të rënda trupore gjatë rënies nga trotineti elektrik në rr. "Vaso Markov" në Bogdanc. Këqyrjen e vendit të ngjarjes e kreu ekipi i NJPB Gjevgjeli.
SPB Shtip ngriti kallëzim penal kundër S.S. (30) dhe A.M.Xh. (30), të dy nga Shtipi, për shkak të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale "prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve". Në fillim të majit 2025, përderisa ndodhej për viajtjen e dënimit me burg në Institucionin Ndëshkues-Përmirësues Burgu i Shtipit, i denoncuari i parë S.S. ka organizuar përmes telefonatës që e denoncuara e dytë t'i sillte drogë për shitje në burg. Gjatë ushtrimit të kontrollit ndaj tij, ishin gjetur dhe konfiskuar marihuanë, amfetaminë dhe tableta të ndryshme.
Më 14.04.2026 në orën 01:45 në SPB Shkup I.K. (27) nga Shkupi ka denoncuar se ishte sulmuar fizikisht nga një person në zonën e Bit Pazarit. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
Më 14.04.2026 në orën 01:45 në SPB Shkup, I.K. (27) nga Shkupi ka denoncuar se ishte sulmuar fizikisht nga një person në zonën e Bit Pazarit. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
Më 13.04.2026 në orën 13:45 në Shkup, në zonën e Gazi Babës, nëpunës policorë nga SPB Shkup e kanë privuar nga liria T.I. (57) nga Shkupi, sepse rreth orës 10:00 para shtëpisë së D.B. (27) nga Shkupi, ka bërë kërcënime verbale ndaj tij dhe nënës së tij, ndërsa më pas është kërcënuar edhe me pistoletë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë kallëzimi përkatës.
Më 13.04.2026 në Shkup, në zonën e Gjorçe Petrovit, nëpunës policorë nga SPB Shkup e kanë privuar nga liria D.I. (36) dhe R.I. (54), të dy nga Shkupi, sepse më 12.04.2026 kanë sulmuar fizikisht një të mitur. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë kallëzimi përkatës.
Më 13.04.2026 në orën 10:30, në SPB Shkup, G.M. (34) nga fsh. Koliçan i Poshtëm, rrethina e Shkupit, ka denoncuar se në fsh. Koliçan i Poshtëm ishte sulmuar fizikisht nga I.I. (49), i cili ka përdorur edhe një send të fortë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë kallëzimi përkatës.
Departamenti i Kontrollit të Brendshëm, i Çështjeve Kriminalsitike dhe i Standardeve Profesionale pranë MPB-së ngriti kallëzim penal në PThP NKOK me procedurë të përshpejtuar kundër K.Sh., në vendin e punës polic në SP KP Strumicë, për shkak të bazave të dyshimit se ka kryer veprën penale "keqpërdorim i detyrës dhe autorizimit zyrtar" sipas nenit 353 të Kodit Penal, dhe nga gjykatësi i procedurës paraprake i janë caktuar masat e kujdesit. I denoncuari K.Sh. më 11.04.2026 rreth orës 09:00, gjatë kryerjes së detyrave zyrtare, pas pranimit të mëparshëm të kallëzimit për shkeljen e rendit dhe qetësisë publike me sulm fizik që iu ngarkua për punë, e ka shfrytëzuar detyrën dhe autorizimin e tij zyrtar duke ndërmjetësuar ndërmjet palëve gjoja për një "zgjidhje paqësore" të ngjarjes, me ç'rast në mënyrë të paautorizuar ka kërkuar pagesën e parave. Pjesëmarrësit në shkeljen e rendit dhe qetësisë publike, me ndërmjetësimin e K.Sh., janë marrë vesh që denoncuesi t'i paguajë të dëmtuarit një shumë prej 1000 eurosh për të hequr dorë nga kallëzimi, pas çka K.Sh. e ka rritur shumën me vetëdëshirë për 200 euro të tjera në emër të shpenzimeve të supozuara të procedurës. Nga shuma totale prej 1200 eurosh, K.Sh. i ka paguar të dëmtuarit vetëm 700 euro, ndërsa 500 eurot e mbetura i ka mbajtur për vete, duke përfituar kështu dobi pasurore në mënyrë të kundërligjshme prej 500 eurosh. DKBKSP do të paraqesë propozim ndaj K.Sh. për inicimin e procedurës për shkelje të rendit të punës dhe disiplinës dhe do të vendosë masa të detyrueshme të largimit nga vendi i punës deri në përfundimin e procedurës disiplinore.