Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Pjesë nga ngjarjet ditore 15.04.2026

Ministria e Punëve të Brendshme Ministria e Punëve të Brendshme

Më 15.04.2026 në orën 00:30 në zonën e Kisella Vodës në Shkup, nëpunësit policorë të SPB Shkup e privuan nga liria A.B. (33) nga Radovishi, nga shkaku se iu gjet dhe iu sekuestrua marihuanë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë kallëzim përkatës.

 

Më 14.04.2026 rreth orës 15:45, në SPB Shkup është denoncuar se në rr. ,,Skupi'' në Shkup ka ndodhur aksident rrugor nëpërmjet një automjeti pasagjerësh "Shkoda" me targa të Shkupit, i drejtuar nga A.R. (55) nga Tetova dhe një motoçiklete "BMV" me targa të Shkupit, e drejtuar nga A.A. (30) nga Shkupi. Si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda trupore ka pësuar motoçiklisti, të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit "8 Shtatori" në Shkup. Është bërë hetim nga ekipi hetimor i SPB Shkup.

 

Më 14.04.2026 rreth orës 17:30, në NJPB Koçan u njoftua se në rr. "Stamen Manov" në Koçan, një automjet pasagjerësh "Citroen" me targa të Koçanit, i drejtuar nga J.M. (40) nga Koçani, ka goditur një fëmijë shtatëvjeçar nga Koçani. Si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda trupore ka pësuar i mituri, të cilat janë konstatuar në Institucionin e Shëndetit Publik të Koçanit. Me urdhër të prokurorit publik është bërë hetim nga një ekip hetimor i NJPB Koçan.

 

Më 14.04.2026 në orën 15:50, në SPB Strumicë u njoftua se në rrugën magjistrale Strumicë-Vendkalimi kufitar Novo Sellë, në fsh. Dabilë, ka ndodhur aksident rrugor ndërmjet një automjeti pasagjerësh "BMV" me targa të Strumicës, i drejtuar nga J.G. (21) nga fsh. Piperevë, rajoni i Strumicës dhe një automjeti pasagjerësh "Citroen" me targa të Strumicës, i drejtuar nga A.S. (25) nga fsh. Smollarë, rajoni i Strumicës. Nga ky aksident, J.Gj. ka marrë lëndime të rënda trupore, të cilat janë konstatuar në Qendrën Mjekësore të Strumicës. Është bërë hetim nga një ekip hetimor i SPB Strumicë.

 

Më 14.04.2026 në orën 16:10, nëpunës policorë nga Njësia Policore Çegran e ndaluan B.Sh. (48) nga Gostivari, i cili kërkohej në bazë të urdhrit të gjykatës për vuajtjen e dënimit me burg për kryerjen e veprës penale sipas nenit 284-a të Kodit Penal. Ai u shoqërua në Institucionin Ndëshkues - Përmirësues Burgu i Tetovës për vuajtjen e dënimit.

 

Më 15.04.2026 në orën 06:00, nëpunës policorë nga SPB Tetovë i arrestuan C.M. (38) dhe B.A. (40), për shkak se kanë prishur rendin dhe qetësinë publike me sjellje agresive në rr. ,,Vëllezërit Milladinov''. Gjatë kryerjes së verifikimit të evidencave, është konstatuar se B.A. ka urdhërarrest qendror aktiv për vuajtjen e dënimit me burg prej gjashtë muajsh për kryerjen e veprës penale sipas nenit 235 të Kodit Penal. Ai është shoqëruar në Institucionin Ndëshkues - Përmirësues Burgu Idrizovë në Shkup për vuajtjen e dënimit.

 

Më 13.04.2026 në orën 20:40, në NJPB Kavadar u njoftua se A.A. (21) nga Kavadari është sjellë në Spitalin e Përgjithshëm të Kavadarit me lëndime të rënda trupore. Sipas denoncimit, në rrugë të pakategorizuar në vendin e quajtur "Resavski zaliv" pranë Liqenit të Tikveshit, rrethina e Kavadarit, A.A. duke drejtuar motoçikletë ,,Jamaha'' ka humbur kontrollin dhe është rrëzuar. Për ngjarjen u njoftua prokurori publik.

 

Më 14.04.2026 në orën 11:30, nëpunës policorë nga SPB Kumanovë e privuan nga liria E.I. (26) nga Kumanova sepse në një objekt tregtar në rrugën "Ivo Llola Ribar" në Kumanovë, në pronësi të V.M. (40) nga Kumanova, u është kërcënuar disa të punësuarve dhe me përdorimin e një sendi të fortë e ka dëmtuar objektin. Ai u shoqërua në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngrihet kallëzim penal përkatës.

 

Më 15.04.2026 në orën 00:20, në SPB Shkup u njoftua se kishte shpërthyer zjarr në një bastore sportive në zonën e Kisella Vodës. Zjarri u shua nga Brigada e Zjarrfikësve të Shkupit, ndërsa persona të lënduar nukka. U krye inspektim.

 

Më 14.04.2026 në orën 07:30, në SPB Shkup u njoftua se në oborrin e një objekti shëndetësor në zonën e Kisella Vodës ishte prishur rendi dhe qetësia publike me përleshje fizike midis A.T. (46) dhe I.S. (46), të dy nga Shkupi. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 14.04.2026 në orën 12:00, në SPB Shkup N.D.(53) nga Gostivari denoncoi se në zonën e Karposhit, një person, duke përdorur forcë fizike. ia kishte marrë çantën me dokumentet dhe sendet e tjera. Po merren masa për sqarimin e rastit.

 

Më 14.04.2026, në SPB Shkup, E.M. (40) nga Shkupi denoncoi se më 13.04.2026, në vendbanimin Ilinden, një person i ka kërkuar para, pas çka e ka sulmuar fizikisht. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 14.04.2026, në orën 16:25, në SPB Shkup, M.B. (46) nga Shkupi ka denoncuar se në zonën e Butelit, teksa lëvize me automjetin e tij, një automjet tjetër ia kishte bllokuar rrugën, prej nga kishin dalë dy persona dhe e kanë sulmuar fizikisht. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 14.04.2026, në SPB Shkup, Xh.S. (66) nga fsh. Kopanicë, rajoni i Shkupit, denoncoi se rreth orës 11:00 në fsh. Lubin, rajoni i Shkupit, ishte sulmuar fizikisht nga O.K. (64) nga fsh. Lubin. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

Accessibility Menu