Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike Gostivar ngriti një kallëzim penal kundër U.I. (56) nga fsh. Forinë, rrethina e Gostivarit, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale "prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike dhe substancave psikotrope dhe prekursorëve". Më 10/11.04.2026, nëpunësit policorë ushtruan kontroll në shtëpinë e të denoncuarit, me ç'rast ishte gjetur dhe sekuestruar një substancë pluhurore e bardhë.
NJPB Prilep ngriti kalëzim penal kundër S.A. (24) nga Prilepi për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprave penale "grabitje", "vjedhje e rëndë në mënyrë të paturpshme" dhe "vjedhje". Më 12.04.2026, i denoncuari, duke përdorur forcë fizike, një të mituri ia ka marrë kartën e pagesës së babait të tij dhe telefonin celular. Më 09.04.2026, ai ia ka marrë çantën me para një personi femër, dhe më 11.04.2026, ia ka marrë telefonin celular puonjëses në farmaci.
Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike në Gostivar ngriti kallëzim penal kundër B.S. (43) për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale "lëndim trupor". Më 21.03.2026, i denoncuari ka sulmuar fizikisht gruan e tij 41-vjeçare në shtëpinë familjare.
Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike në Dellçevë ngriti kallëzim penal kundër D.J. (63) nga Dellçeva për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale "keqpërdorimi i pozitës dhe autorizimit zyrtar". I denoncuari, si drejtor i ndërmarrjes publike në Makedonska Kamenicë, një të punësuari referent - arkëtar në ndërmarrjen publike, ndonëse i kishte përfunduar marrëdhënia e punës, nga shkaku i përmbushjes së moshës për pensionim, i ka mundësuar të kryejë detyra pune dhe aktivitete pune për një muaj shtesë më shumë se stazhi i parashikuar me ligj, me çka i ka mundësuar të përfitojë dobi të kundërligjshme pasurore për një pagë shtesë në shumën bruto prej 52,591 denarësh.
Më 15/16.04.2026 në Shkup, në lokacione të ndryshme, nëpunës policorë nga SPB Shkup i privuan nga liria D.M. (42), E.A. (49), M.T. (44), D.I. (47), M.B. (22), A.S. (21) dhe një të mitur, të gjithë nga Shkupi dhe një të mitur nga komuna e Vevçanit, sepse tek ata janë gjetur dhe sekuestruar marihuanë, substancë pluhurore e bardhë dhe një substancë e bardhë. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të vijojnë kallëzime përkatëse.
Më 15.04.2026 rreth orës 14:30, në SPB Shkup u njoftua se në kryqëzimin e rr. "Bllagoja Stefkovski" dhe rr. "102" në Shkup, ka ndodhur një aksident rrugor midis një automjeti pasagjerësh "Citroen" me targa të Shkupit, i drejtuar nga J.S. (63) nga Shkupi dhe një mopedi me targa të Shkupit, i drejtuar nga A.T. (40) nga Shkupi. Si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda trupore ka pësuar motoçiklisti, të cilat janë konstatuar në Kompleksin e Klinikave "Nëna Terezë" në Shkup. Është bërë hetim nga një ekip i SPB Shkup.
Më 15.04.2026 në orën 17:30, në SPB Shkup u njoftua se në kryqëzimin e rr. "Leninova" me rr. "Mitropolit Teodosij Golloganov" në Shkup, ka ndodhur aksident rrugor midis një automjeti pasagjerësh "Pezho" me targa të Shkupit, i drejtuar nga O.R. (32) nga Shkupi dhe një motoçiklete me targa të Shkupit, e drejtuar nga J.V. (26) nga Shkupi. Si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda trupore ka pësuar motoçiklisti, të cilat janë konstatuar në Kompleksin e Klinikave "Nëna Terezë" në Shkup. Është bërë hetim nga një ekip i SPB Shkup.
Më 15.04.2026 në orën 18:00, në SPB Shkup u njoftua se në rr. "Shaban Rameti" në Shkup, D.D. (22) nga Gjermania, duke drejtuar një automjet pasagjerësh "Shkoda" me targa të Shkupit, kishte humbur kontrollin mbi mjetin dhe ishte përplasur në shtyllë betoni. Si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda trupore kishte pësuar pasagjerja e tij A.F. (63) ndërsa lëndime trupore kanë pësuar pasagjerët e tjerë J.I. (60), H.S. (56) nga fsh. Rashçe, rajoni i Shkupit, dhe A.V. (56) nga fsh. Svillarë, rajoni i Shkupit, të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit "8 Shtatori" Shkup. Është bërë hetim nga një ekip hetimor i SPB Shkup.
Më 15.04.2026 në orën 11:00, në SPB Shkup u njoftua se në kryqëzimin e bul. "Mito Haxhivasilev - Jasmin" dhe bul. "Shën Kliment Ohridski" në Shkup, një automjet pasagjerësh "Mercedes" me targa të Shkupit, i drejtuar nga V.M. (41) nga Shkupi, ka goditur këmbësorin G.D. (52) nga Shkupi. Në aksident lëndime trupore ka pësuar këmbësori, të konstatuara në Kompleksin e Klinikave "Nëna Terezë" në Shkup. Është bërë hetim nga një ekip hetimor i SPB Shkup.
Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike në Gostivar ka ngritur kallëzim penal kundër B.A. (53) nga Gostivari për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale "përpunimi, ndërmjetësimi, mbajtja e paautorizuar e armëve ose lëndëve shpërthyese". Më 31.12.2025 në rr. në rrugën “Borçe Jovanoski” në Gostivar, nëpunësit policorë ushtruan kontroll në tezgën e Vitit të Ri të të denoncuarit, me ç'rast ishin gjetur dhe sekuestruar mjete të llojllojshme piroteknike.
Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike Gostivar ngriti kallëzim penal kundër P.B. (21) nga Gostivari për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “lëndim trupor”. Më 07.03.2026 në Gostivar, i denoncuari e ka sulmuar fizikisht nënën e tij 53-vjeçare.
Më 15.04.2026 në orën 13:40, në NJPB Negotinë është zhvilluar bisedë zyrtare me D.K. (21) nga Negotina, për shkak të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “hyrja e paautorizuar në objekte ushtarake dhe përpilimi i skicave ose vizatimeve të objekteve ushtarake dhe mjeteve luftarake”, e ndëshkueshme sipas nenit 350 të Kodit Penal, përkatësisht se në poligonin ushtarak -Krivollak ka incizuar dhe fotografuar automjetet në kolonë të ARM-së dhe i ka publikuar publikisht në një platformë të rrjetit social, me ç’rast ka rrezikuar sigurinë dhe fshehtësinë e aktiviteteve të cilat i realizon ushtria. Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.
Më 15.04.2026 në orën 20:55, në SPB Shkup u njoftua se në një barnatore në zonën e Karposhit, një person duke u kërcënuar me një mjet të mprehtë dhe duke përdorur forcë fizike, të punësuarës i ka marrë para. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 15.04.2026 rreth orës 19:00, në SPB Shkup, A.A. nga fsh. Kondovë, rajoni i Shkupit, ka denoncuar se rreth orës 16:00, në stallën e tij në fsh. Kondovë, bashkëshortja e tij Sh.A.E. (48) nga fshati Graçan është lënduar nga goditja elektrike, pas çka është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “8 Shtatori” për dhënie të ndihmës mjekësore. Nga goditja ka ngordhur edhe një kafshë shtëpiake. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 15.04.2026 në orën 22:10, në SPB Shkup, K.K.L. nga Shkupi ka denoncuar se rreth orës 17:00, në një klasë në një shkollë fillore në territorin e komunës së Aerodromit, gjatë mbajtjes së një takimi me prindërit së bashku me një kolege të saj, M.M.G. nga Shkupi (nënë e një nxënësi) e ka sulmuar fizikisht K.K.L.. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 15.04.2026 në orën 21:30, në SPB Shkup, F.V. (21) nga Shkupi ka denoncuar se rreth orës 18:30, në zonën e Karposhit, është sulmuar fizikisht nga disa të mitur. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 15.04.2026 në orën 17:30, në SPB Shkup është denoncuar se në zonën e Gazi Babës ishte prishur rendi dhe qetësia publike me përleshje fizike ndërmjet S.K. (22) dhe T.M. (30), të dy nga Shtipi. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 15.04.2026 në orën 18:00, në SPB Shkup, M.H. (79) nga Shkupi ka denoncuar se rreth orës 15:00, në zonën e Qendrës, pas një mosmarrëveshjeje paraprake në komunikacion, një person e ka sulmuar me një send të fortë. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 15.04.2026 në orën 21:05, në SPB Shkup, D.D. (47) nga Shkupi ka denoncuar se rreth orës 19:30, në park në zonën e Qendrës, djali i tij i mitur ishte sulmuar fizikisht nga një shok shkolle. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 15.04.2026 në orën 13:00, në SPB Shkup është denoncuar se në zonën e Qendrës, pas një mosmarrëveshjeje të ndërsjellë, ishte prishur rendi dhe qetësia publike me përleshje fizike ndërmjet A.A. (57) dhe A.S. (46), të dy nga Shkupi. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Në SPB Shkup, një grua 42-vjeçare ka denoncuar se në disa raste në zonën e Shkupit, vajza e saj e mitur është ngacmuar nga një fqinj i tyre 69-vjeçar. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.