Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Pjesë nga ngjarjet ditore 17.04.2026

Ministria e Punëve të Brendshme Ministria e Punëve të Brendshme

Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike në Dellçevë paraqiti kallëzim penal kundër A.K. (48) nga Dellçeva për shkak të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”. Më 10.04.2026, nëpunës policorë kanë realizuar bastisje në shtëpinë e të denoncuarit, me ç’rast janë gjetur dhe sekuestruar hashash, marihuanë, amfetaminë dhe një peshore digjitale.

 

NJPB Prilep ngriti kallëzim penal kundër P.V. (41) nga Prilepi për shkak të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “tregtia e paautorizuar me të mira nën mbrojtje të përkohshme të trashëgimisë kulturore dhe rariteteve natyrore”. Nëpunës policorë kanë realizuar bastisje në shtëpinë e të denoncuarit, me ç’rast janë gjetur dhe sekuestruar 74 monedha të vjetra, një pjesë e të cilave datojnë nga shekulli XIX dhe fillimi i shekullit XX.

 

NJPB Prilep ngriti kallëzim penal kundër F.A. (41) nga Prilepi për shkak të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “falsifikimi i dokumentit”. Më 20.12.2025, nëpunës policorë i kanë sekuestruar babait të të denoncuarit një automjet udhëtarësh “Opel Astra” prone e të denoncuarit dhe gjatë kontrolleve dhe ekspertizës së kryer është konstatuar se në lejen e qarkullimit është shënuar një numër identifikues i ndryshëm, i cili nuk figuron fare në sistemin e MPB-së.

 

Zyra e Jashtme e Çështjeve Kriminalistike në Gostivar ngriti kallëzim penal kundër M.M. (52) nga Gostivari për shkak të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “lëndim trupor”. Më 01.04.2026, në shtëpinë familjare, i denoncuari e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij 47-vjeçare.

 

Më 16/17.04.2026 në Shkup, në zonat e Qendrës dhe Shuto Orizarës, nëpunës policorë nga SPB Shkup i kanë privuar nga liria I.K. (42), E.D. (28) dhe A.R. (18), të gjithë nga Shkupi, për shkak se tek ta janë gjetur dhe sekuestruar marihuanë dhe thërmuese Pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj tyre do të vijojnë parashtresa përkatëse.

 

Më 16.04.2026 në orën 07:30 në SPB Shkup u njoftua se në rr. “Maxhari” në Shkup, një autobus “Mercedes” me targa të Shkupit, i drejtuar nga V.R. (56), ka goditur 78-vjeçaren M.P., të dy nga Shkupi. Nga ky aksident, lëndime të rënda trupore ka pësuar M.P., të konstatuara në Qendrën e Urgjencës pranë kompleksit të klinikave “Nënë Tereza” – Shkup. Është bërë hetim nga një ekip hetimor i SPB Shkup.

 

 

Më 16.04.2026 në orën 12:00 në SPB Shtip u njoftua se në rr. “Engellsova” në Shtip, një automjet udhëtarësh “Seat” me targa të Shtipit, i drejtuar nga S.P. (22), ka goditur këmbësorin G.S. (89), të dy nga Shtipi. Nga ky aksident, lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësori, të konstatuara në Spitalin Klinik të Shtipit. Është bërë hetim nga ekipi hetimor i SPB Shtip.

 

Më 16.04.2026 në orën 19:48 në SPB Manastir u njoftua se në kryqëzimin e rr. “Prilepska”, rr. “15 Maj” dhe rr. “Cvetan Dimov” në Manastir, një automjet udhëtarësh “Hjundai” me targa të Manastirit, i drejtuar nga D.T. (68) nga Manastiri, ka goditur këmbësorin 50-vjeçar Zh.S. nga fsh. Çarli e Poshtme, komuna e Mogillës. Në ky aksident, këmbësori ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Spitalin Klinik të Manastirit. Është bërë hetim nga ekipi hetimor i SPB Manastir.

 

Më 16.04.2026 në orën 06:40 në SPB Tetovë u njoftua se në kryqëzimin e rrugës rajonale Tetovë – fsh. Jazhincë me rrugën lokale për në fsh. Tearcë ka ndodhur aksident rrugor ndërmjet një automjeti udhëtarësh “Pezho” me targa të Tetovës, i drejtuar nga H.M. (44) nga fsh. Tearcë dhe një minibusi “Citroen”, prone e MPB-së, i drejtuar nga D.S. (49) nga fsh. Jegunoc. Nga ky aksident, lëndime të rënda trupore ka pësuar H.M., të konstatuara në Spitalin Klinik të Tetovës. Është bërë hetim nga ekipi hetimor i SPB Tetovë.

 

Zyra e Jashtme e Çështjeve Kriminalistike në Berovë ngriti kallëzim penal kundër D.P. (18) nga Pehçeva për shkak të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “lëndim i rëndë trupor”. Më 16.02.2026 në Berovë, pas një mosmarrëveshjeje paraprake, ka ndodhur përleshje fizike ndërmjet të denoncuarit dhe A.P., me ç’rast A.P. ka pësuar lëndime të rënda trupore.

 

Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike në Berovë ka paraqitur kallëzim penal kundër D.P. (18) nga Pehçeva për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale “lëndim i rëndë trupor”. Më 16.02.2026 në Berovë, pas një mosmarrëveshjeje paraprake, ka ndodhur një përleshje fizike ndërmjet të dyshuarit dhe A.P., ku A.P. ka pësuar lëndime të rënda trupore.

 

Më 16.04.2026 në ora 21:10 në Demir Kapi, nëpunës policorë nga NJPB Negotinë e kanë privuar nga liria T.K. (22) nga Demir Kapia. Gjatë kontrollit të automjetit të tij “Folksvagen Golf” me targa të Demir Kapisë, ishte gjetur dhe sekuestruar marihuanë. Ai është ndaluar në stacion policor, është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të rastit do të paraqitet kallëzim përkatës.

 

Më 16.04.2026 në orën 23:10 në SPB Tetovë u njoftua se para kazermës “Kuzman Josifovski Pitu” në Tetovë, disa persona kanë vendosur flamurin e një shteti të huaj në gardhin mbrojtës dhe kanë filmuar me telefona celularë. Pas ndërhyrjes së personit përgjegjës të objektit, personat e kanë hequr flamurin dhe janë larguar. Po punohet për zbardhjen e rastit.

 

Më 17.04.2026 në orën 01:00 në SPB Shkup u njoftua se më 16.04.2026 rreth orës 23:10 para një kazinoje në zonën e komunës së Aerodromit, një person me përdorimin e forcës fizike i ka marrë para një të punësuareje. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 16.04.2026 në orën 22:25 në SPB Shkup u njoftua se rreth orës 20:15 në zonën e Bit Pazarit, dy persona nën kërcënimin e armës së zjarrit i kanë marrë para një punonjësi të një firme, i cili ishte me automjet dhe shpërndante dërgesa. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 16.04.2026 rreth orës 21:40 në SPB Shkup u njoftua se në një hotel në fshatin Petrovec, komuna e Petrovecit, P.A. është sulmuar fizikisht nga A.C. dhe G.C., të gjithë nga fshati Rëzhaniçinë, rajoni i Shkupit, si dhe ka pësuar lëndime, ndërsa është dëmtuar edhe një pjesë e inventarit. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 17.04.2026 në orën 04:20 në SPB Shkup u njoftua se në zonën e Gazi Babës ka shpërthyer zjarr në një shtëpi. Zjarri është shuar nga ekipi i Brigadës Zjarrfikëse në Shkup dhe nuk ka persona të lënduar.

Më 16.04.2026 në orën 06:40 në SPB Shkup, nga Kompleksi i klinikave “Nënë Tereza” në Shkup u njoftua se ka ndërruar jetë E.A. (52) nga Probishtipi. Sipas denoncimit, më 10.04.2026, Ndihma e Shpejtë Mjekësore e Probishtipit e kishte dërguar tek ata për dhënien e ndihmës mjekësore.

Zyra e jashtme për punë kriminalistike në Strugë ka paraqitur kallëzim penal kundër V.R. (56), Z.P. (61) dhe A.A. (60), të gjithë nga komuna e Vevçanit, për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprave penale “keqpërdorim i detyrës zyrtare dhe autorizimit” dhe “punë e pandërgjegjshme në detyrë”. I denoncuari i parë, në vendin e punës udhëheqës në Ekonominë Pyjore Rajonale “Jabllanicë”-Strugë, duke mos bërë realizimin e mbikëqyrjes së procedurës së gjithmbarshme të masës së prerë drurore, transportit dhe pagesës së tij, nuk ka parandaluar punën e paligjshme të të punësuarve, duke mundësuar përfitim material. I denocuari i dytë, në vendin e punës referent për shfrytëzimin e mbrojtjes dhe kultivimit të pyjeve, ka lënë pas dore mbikëqyrjen e duhur të masës drusore. Ndërsa i treti, si referent për prerje dhe transport, duke shfrytëzuar detyrën zyrtare, ka vepruar në mënyrë të pandërgjegjshme, duke lëshuar dokumentet e  transportit për prerjen e paligjshme të drurit drejtpërdrejt për personat fizikë, edhe pse ishte në kundërshtim me ligjin dhe rregulloret përkatëse. Me këtë veprim, të denoncuarit i kanë shkaktuar dëm material NP “Pyjet Kombëtare” dhe buxhetit të shtetit në vlerën prej 280.436 denarë.

 

Zyra e jashtme për çështje kriminalistike në Strugë ka paraqitur kallëzim penal kundër L.G. (57) nga fshati Frangovë, rajoni i Strugës, dhe një personi juridik nga Struga, për shkak të dyshimit për veprën penale “prodhimi, posedimi, ndërmjetësim dhe tregtim i paautorizuar i armëve ose materialeve shpërthyese”. Më 29.12.2025, nëpunës policorë nga NJPB Strugë kanë kryer kontroll në një market në pronësi të të denoncuarit, ku është gjetur dhe sekuestruar një sasi e madhe mjetesh piroteknike.

 

 

Accessibility Menu