Më 17/18.04.2026 në Shkup, në lokacione të ndryshme, nëpunës policorë nga SPB Shkup i kanë privuar nga liria I.K. (40), B.N. (43), M.Xh. (21), N.B. (36) dhe dy persona 16-vjeçarë, të gjithë nga Shkupi, pasi tek ta janë gjetur dhe sekuestruar një substancë pluhurore e bardhë, marihuanë, tableta dhe thikë. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj tyre do të ngrihen kallëzime përkatëse.
Më 17.04.2026 në orën 21:20 në SPB Shkup u njoftua se në rrugën “Gjorgje Petrov” në Shkup ka ndodhur aksident rrugor ndërmjet automjetit të pasagjerëve “BMVsh” me targa të Shkupit, i drejtuar nga L.J. (19) nga fsh. Kondovë, rrethina e Shkupit, automjetit “BMV” me targa të Shkupit, i drejtuar nga E.D. (38) nga fsh. Llaskarcë, rrethina e Shkupit, automjetit “Folksvagen Turan” me targa të Shkupit, i drejtuar nga O.S. (25) nga fsh. Krushopëk, rrethina e Shkupit, automjetit “Folksvagen Arteon” me targa të Shkupit, i drejtuar nga V.Z. (37) nga fsh. Krushopëk, rrethina e Shkupit dhe automjetit “Mercedes” me targa të Shkupit, i drejtuar nga B.R. (28) nga fsh. Gllumovë, rrethina e Shkupit. Nga ky aksident, lëndime të rënda trupore ka pësuar L.J., ndërsa lëndime trupore kanë pësuar dy bashkudhëtarë të tij, gjashtë persona nga automjeti tjetër “BMV” dhe shoferi i “Mercedesit” B.R., të konstatuara në Qendrën e Urgjencës në kuadër të kompleksit të klinikave “Nënë Tereza” Shkup dhe në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “8 Shtatori” Shkup. Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik, ndërsa hetim ka bërë një ekip hetimor i SPB Shkup.
SPB Tetovë ngriti kallëzim penal kundër L.K. (54) për shkak të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “shantazh”. Më 05.08.2025, i denoncuari nga numri i tij i huaj i telefonit ka kontaktuar një grua nga Tetova dhe prej saj ka kërkuar 20.000 euro, për shkak të vuajtjes së dënimit me burg në Gjermani kinse për fajin e saj. Sipas denoncimit, ai u ka dërguar mesazhe kërcënuese dhe shantazhuese asaj dhe nënës së saj se posedon video-incizime të cilat do t’i publikojë nëse nuk i sigurohen paratë.
Më 18.04.2026 në orën 01:30 në SPB Shkup u njoftua se në shtegun e biçikletave në Shëtitoren e lumit Vardar, G.A. (27) nga Shkupi, duke drejtuar biçikletë elektrike, ka humbur kontrollin dhe ka rënë në shteg. Me këtë rast, G.A. ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Qendrën e Urgjencës në kuadër të kompleksit të klinikave “Nënë Tereza” Shkup. Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik i Prokurorisë Themelore Publike Shkup.
Më 17.04.2026 në orën 14:15 në SPB Shkup u njoftua se në rrugën “Llazar Trpovski” në Shkup ka ndodhur aksident rrugor ndërmjet automjetit “Pezho” me targa të Kumanovës, i drejtuar nga L.A. (40) nga fsh. Mateç, komuna e Likovës dhe motoçikletës “BMV” me targa të Shkupit, e drejtuar nga A.S. (20) nga Shkupi. Në aksident është dëmtuar edhe një automjet i parkuar “Folksvagen” me targa të Shkupit, i parkuar nga K.A. (49) nga fsh. Glluvë, rrethina e Shkupit. Si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda trupore ka pësuar motoçiklisti A.S., të konstatuara në Qendrën e Urgjencës në kuadër të kompleksit të klinikave “Nënë Tereza” Shkup, ndërsa lëndime trupore ka pësuar bashkudhëtari i tij, të konstatuara në ISHP “Shën Naum Ohridski” Shkup. Është bërë hetim nga ekipi hetimor i SPB Shkup.
Më 17.04.2026 në orën 10:00 në SPB Manastir u njoftua se në rr. ,,Bilbil Kamen’’ në rrugën për në fshatin ,,Bratin Doll’’, rrethina e Manastirit, mjeti transportues “DAF” me targa të Manastirit, i drejtuar nga T.S. (52) nga Manastiri, në pronësi të Ndërmarrjes Publike “Komunalec” Manastir, kishte dalë jashtë rrugës. Nga ky aksident, lëndime të rënda trupore ka pësuar bashkudhëtari J.G. (57) nga Manastiri, të konstatuara në Spitalin Klinik të Manastirit. Është bërë hetim nga ekipi hetimor i SPB Manastir.
Më 17.04.2026 në orën 23:40, në hapësirën e parkimit prapa Qendrës Sportive-Rekreative “Biljanini Izvori” në Ohër, nëpunës policorë nga SPB Ohër i kanë privuar nga liria F.F. (40) nga Resnja dhe M.B. (30) nga Gostivari. Gjatë kontrollit në automjetin “Folksvagen Golf” me targa të Shkupit, me të cilin po udhëtonin, është gjetur një rrotull plastike për hidroizolim, për të cilën kanë deklaruar se e kanë marrë nga objekti ku punonin në ndërtimin e tribunës së re në qendrën sportive. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të parashtrohet kallëzim përkatës.
Më 17.04.2025, në orën 14:35, në SPB Ohër u njoftua se në Çarshinë e Vjetër, në Ohër, nga M.J. (24) nga Turqia, një person femër ka marrë një portofol me para. Menjëherë pas masave të marra, personi është gjetur dhe është konstatuar se bëhet fjalë për S.O. (44) nga Bosnja dhe Hercegovina. Sendet e marra janë gjetur dhe i janë kthyer pronarit, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj saj do të parashtrohet kallëzim përkatës.
Më 17.04.2026 në orën 18:15, nëpunës policorë nga NJPB Kavadar dhe Njësiti e qenve të shërbimit, me urdhër të Gjykatës Themelore Kavadar, kanë realizuar bastisje në shtëpinë e R.Sh. (18) nga Rosomani. Gjatë bastisjes janë gjetur dhe sekuestruar marihuanë, substancë pluhurore e bardhë dhe një send i mprehtë. Është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.
Më 17.04.2026 në orën 23:15 në SPB Manastir u njoftua se në rrugën Prilep–Resnjë, te kryqëzimi Rotino dhe kryqëzimi i Kukureçanit, një minibus “Mercedes” me targa të Ohrit, pronë e një firme private nga f.sh Konjsko, rrethina e Ohrit, i cili transportonte një grup tifozësh nga Ohri, gjatë lëvizjes është dëmtuar nga një grup qytetarësh, me ç’rast janë shkaktuar dëmtime në autobus. Po merren masa për zbardhjen e rastit, pas çka do të ngrihen kallëzime.
Më 17.04.2026 rreth orës 15:50 në SPB Shkup u njoftua se në rrugën “Samoillova” në Shkup, nën Kala, në poligonin e vjetër, ka shpërthyer zjarr me ç’rast është djegur bar i thatë. Nga zjarri janë përfshirë edhe tre automjete, ndërsa një person ka pësuar lëndime duke thyer xhamat e automjeteve me qëllim që t’i largonte nga vendi. Kanë intervenuar nëpunës policorë dhe ekipi i Brigadës Zjarrfikëse - Shkup dhe zjarri ishte shuar. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
SPB Manastir ngriti kallëzim penal kundër N.M. (54) nga Manastiri për shkak të bazave të dyshimit për kryerjen e veprave penale “kënaqja e epsheve seksuale para dikujt tjetër” dhe “shfaqja e materialit pornografik ndaj fëmijës”. I denoncuari, në një shtëpi pushi në rajonin e Manastirit, në disa raste ka kryer veprime seksuale para djalit të tij të mitur dhe i ka shfaqur video me përmbajtje pornografike.
Më 17.04.2026 në orën 16:30 në NJPB Sveti Nikollë u njoftua se në një objekt hotelierik në Tregun e Qytetit në Sveti Nikollë një person mashkull ka ndërruar jetë, pasi paraprakisht iu keqësua gjendja në objekt. Mjeku i Ndihmës së Shpejtë Mjekësore ka konstatuar vdekjen pa shenja të dukshme dhune, ndërsa me urdhër të prokurorit publik të Prokurorisë Themelore Publike Sveti Nikollë, trupi i të ndjerit është dërguar për obduksion. Po merren masa për përcaktimin e identitetit të personit të ndjerë.
Më 17.04.2026 në orën 20:14 në SPB Manastir, S.T. nga fsh.Agllarc I Poshtëm, komuna e Novacit, ka denoncuar se gjatë kryerjes së punimeve në kopshtin e oborrit të tij ka gjetur një granatë të vjetër. Sot (18.04.2026), pirotekniku i Drejtorisë së Mbrojtjes dhe Shpëtimit e ka mënjanuar në mënyrë të sigurt granatën dhe ka konstatuar se bëhet fjalë për një granatë artilerike me kalibër 105 mm, e cila daton nga Lufta e Parë Botërore.
Më 17.04.2026 në orën 19:00 në SPB Shkup u njoftua se në zonën e Kisella Vodës, pas një mosmarrëveshjeje paraprake, ishte prishur rendi dhe qetësia publike me përleshje fizike ndërmjet G.S. (75) dhe L.T. (51), të dy nga Shkupi. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të ngrihet kallëzim përkatës.