Më 18/19.04.2026 në Shkup, në lokacione të ndryshme, nëpunës policorë nga SPB Shkup kanë privuar nga liria M.G. (28), V.V. (50), D.M. (45), E.I. (40), P.P. (26), J. Gj. (23) dhe një 15-vjeçar, të gjithë nga Shkupi, si dhe K.I. (28) nga fsh. Jurumler, rajoni i Shkupit, M.G. (29) nga Kroacia dhe S.P. (24) nga Greqia, pasi tek ta janë gjetur dhe konfiskuar substancë e ngurtë e bardhë, substancë pluhurore, marihuanë dhe tableta. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj tyre do të parashtrohen kallëzime përkatëse.
Më 18.04.2026 në ora 16:00 në NJPB Radovish u denoncua se në fsh. Konçe, rajoni i Radovishit, ka ndodhur një aksident trafiku ndërmjet dy motoçikletave, të drejtuara nga një 12-vjeçar dhe një 13-vjeçar, të dy nga po ky fshat. Në aksident, 13-vjeçari ka pësuar lëndime të rënda trupore, ndërsa 12-vjeçari lëndime trupore, të konstatuara në Spitalin Klinik Shtip dhe ISHP Shtëpia e Shëndetit Radovish. Është bërë hetim nga ekipi hetimor i NJPB Radovish.
SPB Tetovë ka paraqitur kallëzim penal kundër Q.B. (25) nga Tetova për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”. Më 14.04.2026, nëpunës policorë kanë ushtruar kontroll ndaj të denoncuarit, me ç’rast është gjetur dhe sekuestruar marihuanë.
Më 18.04.2026 në orën 15:00 në SPB Veles u njoftua se në rrugën lokale Veles–Gurore, në vendin e quajtur “Groot”, një automjet transportues i tipit “MAN” me rimorkio dhe me targa të Shkupit, i drejtuar nga Z.K. (61) nga Velesi, është përmbysur në rrugë. Në aksident, shoferi ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm Veles. Është bër hetim nga ekipi hetimor i SPB Veles.
Më 18.04.2026 në orën 13:20 në SPB Tetovë u njoftua se në fsh. Përshovc, komuna e Jegunovcës, ka ndodhur një aksident trafiku ndërmjet një automjeti transportues “Mercedes” me targa të Tetovës, i drejtuar nga S.E. (34) nga fsh. Shemshovë dhe një biçiklete të drejtuar nga një i mitur nga fsh. Përshovc. Në aksident, i mituri ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Spitalin Klinik Tetovë. Për rastin është njoftuar prokurori publik nga Prokuroria Publike Tetovë. Është bërë hetim nga ekipi hetimor i SPB Tetovë.
Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike në Berovë ka paraqitur kallëzim penal kundër S.K. (53) nga fsh. Rusinovë për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “falsifikim i dokumentit”. I dyshuari ka paraqitur certifikatë të falsifikuar për njohjen e gjuhës angleze në konkursin publik për zgjedhjen e drejtorit të një shkolle fillore komunale.
Më 18.04.2026 në orën 13:00 në SPB Ohër u njoftua se në rrugë të pakategorizuar pranë autokampit “Lubanishtë”, një traktor i drejtuar nga V.S. (67) nga fshati Velmej, komuna e Debërcës, është përmbysur. Në aksident, shoferi ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Spitalin Special “Shën Erazmo” në Ohër. Është hetim nga ekipi hetimor i SPB Ohër.
SPB Tetovë ka paraqitur kallëzim penal kundër B.I. (43) për shkak të dyshimit për kryerjen e veprave penale “lëndim trupor” dhe “rrezikim i sigurisë”. I denoncuari ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj partneres së tij dhe fëmijëve të saj, ndërsa në periudhën e fundit prej tre muajsh u ka dërguar mesazhe me përmbajtje kërcënuese përmes një aplikacioni mobil.
Më 18.04.2026, në NJPB Prilep u njoftua se në një arë në vendin e quajtur “Sadovë e Sipërme”, rajoni i Prilepit, janë gjetur granata. Pirotekniku i Drejtorisë së Mbrojtjes dhe Shpëtimit i ka larguar në mënyrë të sigurt mjetet shpërthyese, me ç’rast është konstatuar se bëhet fjalë për dy granata të vjetra artilerike të kalibrit 155 mm dhe 122 mm, si dhe dy ndezëse 122 mm të cilat kanë prejardhjen nga Lufta e Parë Botërore.
Më 18.04.2026, në orën 20:00, në SPB Shkup, M.M. (43) nga fsh. Saraj, rajoni i Shkupit, ka denoncuar se rreth orës 13:48, para një objekti hotelierik në Saraj, pas një mosmarrëveshjeje dhe debati paraprak, personat Sh.S. dhe M.S. i kanë bërë kërcënime, ndërsa Sh.S. ka drejtuar pistoletën në drejtim të tij. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 19.04.2026, në orën 02:50, në një klub nate në zonën e Karposhit në Shkup, nëpunës policorë nga Njësiti i Intervenimit të Shpejtë pranë SPB Shkup e kanë privuar nga liria N.T. (28) nga Probishtipi, pasi tek ai është gjetur dhe sekuestruar një substancë pluhurore e bardhë. Pas mbërritjes në ambientet e Stacionit Policor Karposh, N.T. ka sulmuar fizikisht nëpunësit policorë të cilët kryenin detyra zyrtare dhe ka tentuar të arratiset, por është neutralizuar dhe shoqëruar në stacion policor. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të parashtrohet kallëzim përkatës.
Më 19.04.2026, në orën 00:54, në SPB Shkup, M.Ç. (30) nga fsh. Trubarevë, rajoni i Shkupit, ka denoncuar se më 18.04.2026 rreth orës 18:50 në Trubarevë është sulmuar fizikisht nga personi F.N. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 18.04.2026, në orën 15:00, në SPB Shkup, I.S.K. (47) nga Shkupi ka denoncuar se rreth orës 10:15, në zonën e Çairit, djali i saj 15-vjeçar është sulmuar fizikisht nga disa persona. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 18.04.2026, në ora 04:40, në Shkup, nëpunës policorë nga SPB Shkup e kanë privuar nga liria Xh.K. nga Kosova, duke vepruar sipas kallëzimit paraprak se me send të mprehtë ka dëmtuar një pikë tregtimi brenda rrethit të një spitali privat në zonën e Karposhit. Sendi iu sekuestrua, ndërsa me urdhër të gjykatësit të procedurës paraprake të Gjykatës Themelore Penale Shkup, është shoqëruar në Institucionin Ndëshkues-Përmirësues Burgu -Shkup.