SPB Manastir ngriti kallëzim penal kundër B.N. për shkak të dyshimit të bazuar për kryerje të veprës penale "prodhimi i paaurtorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve". Më 28.04.2025, nëpunës policorë ushtruan kontroll në automjet udhëtarësh të cilin e drejtonte B.N., me ç'rast tek bashkudhëtari ishte gjetur dhe sekuestruar marihuanë, të cilën paraprakisht e ka siguruar nga i denoncuari.
SPB Tetovë ngriti kallëzim penal kundër B.I. (34), B.I. (30), V.I. (29), J.B. (37), D.B. (30) dhe J.Xh. (63), të gjithë nga Tetova, për shkak të dyshimit të bazuar për kryerje të veprave penale "dhunë" dhe "kërcënimi me mjet të rrezikshëm gjatë përleshjes ose zënkës". Më 05.11.2025 në f. Zhelinë, rrethina e Tetovës, pas një grindjeje të mëparshme ndërmjet J.Xh. dhe B.I., J.Xh. tentoi që ta sulmonte B.I. me një send metalik, por u ndanë. Më pas, grindja u përshkallëzua në përleshje fizike mes të gjithë të denoncuarve, me ç'rast J.Xh. e kërcënoi B.I. me armë zjarri.
Zyra e Jashtme e Çështjeve Kriminalistike Dellçevë ngriti kallëzim penal kundër një burri 48-vjeçar nga Dellçeva për shkak të dyshimit të bazuar për kryerje të veprave penale "rrezikim i sigurisë", "lëndim trupor" dhe "dhunë ndaj fëmijës". Më 09.01.2026 në shtëpinë familjare, i denoncuari kërcënoi bashkëshorten e tij, pas çka e sulmoi fizikisht në prani të vajzës së tyre të mitur dhe shkaktoi frikë dhe shqetësim te fëmija.
Më 22.01.2026 në Shkup, në lokacione të ndryshme, nëpunës policorë nga SPB Shkup i privuan nga liria Z.D. (45) dhe T.A. (28), të dy nga Shkupi, për shkak se u është gjetur dhe sekuestruar marihuanë. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të vijojnë parashtresa përkatëse.
Më 22.01.2026, në orën 16:20, në rrugën "168" në Tetovë, nëpunës policorë nga SPB Tetovë e arrstuan E.V. (48) nga Tetova në bazë të urdhrit të Gjykatës Themelore Tetovë për vuajtje të dënimit me burg prej gjashtë muaj, për kryerje të veprës penale "lëndim i rëndë trupor". Personi është shoqëruar në Institucionin Ndëshkues - Përmirësues Burgu Tetovë që të vuajë dënimin.
Më 22.01.2026, rreth orës 09:00, në zonën e f. Grad, rrethina e Dellçevës, pranë vendit të quajtur "Trendafillovë", nëpunës policorë nga Qendra Rajonale për Çështje Kufitare Lindje kanë vërejtur dy persona, nga të cilët njëri mbante një pushkë gjuetie. Personi që mbante pushkën u arratis, por shpejt, pas masave të marra, është gjetur dhe privuar nga liria. Është konstatuar se bëhet fjalë për T.S. (48) nga f. Grad. Në afërsi të tij është gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjuetie "Orozarkë", për të cilën u vërtetua se ishte në pronësi të gjyshit të tij të ndjerë. U njoftua prokurori publik, ndërsa personi u ndalua në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të ngrihet kallëzim sipas neneve 396 dhe 228 të Kodit Penal.
SPB Ohër ngriti kallëzim penal kundër E.A. (67) nga Ohri për shkak të dyshimit të bazuar për kryerje të veprës penale "ndërtim i paligjshëm". Në një parcelë kadastrale në Ohër, ai pa leje përfundimtare për ndërtim të dhënë nga Sektori i Urbanizmit dhe Menaxhimit të Tokës Ndërtimore të Komunës së Ohrit, kreu ndërtim shtesë në objektin ekzistues, pas çka është marrë vendim për heqjen e ndërtimit.
NJPB Dibër ngriti kallëzim penal kundër M.R. (57) nga fshati Skudrinjë i Dibrës, për shkak të dyshimit të bazuar për kryerje të veprës penale "ushtrim i transportit publik pa posedimin e licencës". Më 16.01.2026, gjatë një kontrolli në trafik të kryer në rrugën "Elena Gjika" në Dibër, nëpunësit policorë e kanë gjetur të denoncuarin duke ushtruar transport publik me një automjet "Ford Transit" pa poseduar licencën e duhur të dhënë nga organi kompetent shtetëror.
SPB Ohër ngriti kallëzim penal kundër R.Z. (70) nga Kavadari, për shkak të dyshimit të bazuar për kryerje të veprës penale "ndërtim i paligjshëm". Ai, në një parcelë kadastrale në f. Lubanishtë të Ohrit, pa leje përfundimtare për ndërtim të dhënë nga Sektori i Urbanizmit dhe Menaxhimit të Tokës Ndërtimore të Komunës së Ohrit, ndërtoi shtëpi pushimi, pas çka është marrë vendim për heqjen e ndërtimit.
Më 22.01.2026, në orën 10:50, nga NjPB Kavadar është denoncuar se në Spitalin e Përgjithshëm Kavadar u soll me lëndim të rëndë trupor A.M. (34) nga f. Vatashë, rrethina e Kavadarit. Sipas denoncimit, ai e ka marrë lëndimin gjatë kryerjes së detyrave të punës në një fabrikë në Kavadar. Për ngjarjen janë njoftuar prokurori publik dhe inspektori i punës, ndërsa këqyrjen e vendit të ngjarjes e bëri ekipi i këqyrjes nga NJPB Kavadar.
Më 22.01.2026, në orën 17:30, nga SPB Shkup, G.G. (48) nga Shkupi ka denoncuar se rreth orës 16:00 në një terren sportiv në zonën e Qendrës në Shkup, tre persona, nga të cilët njëri duke përdorur një send të mprehtë, duke e kërcënuar djalin e tij të mitur, i cili ka qenë me dy shokë, i kishin marrë para. Po merren masa për sqarimin e rastit.
Më 23.01.2026, në orën 00:05, në SPB Shkup, B.I. (18) nga Shkupi denoncoi se para hyrjes së shtëpisë së tij në lagjen e Çairit në Shkup, disa persona e kanë sulmuar fizikisht. Sipas denoncimit, ai dyshon se sulmi është kryer për shkak të marrëdhënieve të prishura me të fejuarën e tij dhe se disa herë kishte marrë mesazhe kërcënuese nga babai i saj. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
Më 22.01.2026, në orën 08:37, në SPB Shkup, është denoncuar se në shtëpi në lagjen e Gjorçe Petrovit në Shkup u gjet pa shenja jete P.B. (45) nga Shkupi. Mjeku konstatoi vdekjen pa gjurmë të dukshme dhune, ndërsa me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerit është dorëzuar për obduksion. Këqyrjen e vendit të ngjarjes e kreu ekipi i këqyrjes i SPB Shkup.
Më 22.01.2026 rreth orës 03:10 në një hapësirë parkingu të një pompe benzine në autostradën Kumanovë - Shkup, nëpunës policorë nga Njësiti Mobil për Masa Kompensuese pranë Departamentit për Çështje Kufitare dhe Migrim në BSP i kanë privuar nga liria B.K. (40) nga Turqia dhe A.D. (56) nga f. Sllupçan, komuna e Likovës. Konkretisht, pas masave të marra, B.K. është gjetur sesi nga autobusi, me të cilin udhëtonte nga Turqia në Kosovë, kishte nxjerrë një pako të cilën ia ka dorëzuar A.D., i cili ishte me automjetin e udhëtarëve "Citroen C5" me targa të Kumanovës. Pasi A.D. e ka marrë pakon dhe e ka vënë në automjetin e tij, ai është ndaluar nga nëpunësit policorë të cilët kanë ushtruar kontroll në automjet dhe me këtë rast në pako është gjetur jod pa dokumentacion përkatës (materie për të cilën për vënien, mbajtjen dhe shitjen e saj nevojiten licenca të posaçme të dhëna nga Ministria e Shëndetësisë). Të dy personat janë ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tyre do të ngrihen kallëzime përkatëse.
Më 22.01.2026 në orën 12:00 në SPB Shkup, një burrë 53-vjeçar nga Shkupi ka denoncuar se më 21.01.2026 rreth orës 22:30 në shtëpinë familjare në zonën e Karposhit, është sulmuar fizikisht nga djali i tij E.I. (25), i cili ka përdorur edhe një send të fortë dhe ka dëmtuar një pjesë të orendive shtëpiake. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
Më 22.01.2026 në orën 12:00 në SPB Shkup – Stacionin Policor Karposh, Sh.Ç. (39) nga Shkupi ka denoncuar se më 21.01.2026 rreth orës 12:00 në oborrin e një shkolle fillore në zonën Vllae në Shkup, pas një mosmarrëveshjeje të mëparshme në një rrjet social, djali i tij 14-vjeçar ishte sulmuar fizikisht nga një i mitur tjetër, me ç'rast ka pësuar lëndime. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
Më 22.01.2026 në orën 22:00 në fshatin Zllokuqan, rajoni i Shkupit, nëpunësit policorë të SPB Shkup i arrestuan M.N. (22) nga fshati Stajkovc, rajoni i Shkupit dhe I.K. (44) nga fshati Trubarevë, rajoni i Shkupit, duke vepruar sipas denoncimit të mëparshëm se rreth orës 21:00 e kanë sulmuar fizikisht J.I. (29) nga Shkupi. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë parashtresë përkatëse.
Më 22.01.2026 në orën 16:40, në SPB Shkup është denoncuar se në vendbanimin Usje, pas një mosmarrëveshjeje të mëparshme në trafik, ishte prishur rendi dhe qetësia publike me përleshje fizike midis N.M. (23) dhe M.M. (47), të dy nga Shkupi. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë kallëzimi përkatës.
Më 22.01.2026 në orën 15:00 në SPB Shkup, A.P. (39) nga Shkupi ka denoncuar se rreth orës 10:15 në zonën e Çairit, pas një mosmarrëveshjeje të mëparshme në trafik, ishte sulmuar fizikisht nga një person. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
Më 22.01.2026 në orën 10:00 në SPB Shkup, M.S. nga Turqia ka denoncuar se ishte mashtruar nga një person për shumën prej 6,650 eurosh. Sipas denoncimit, në muajin tetor të vitit 2025, ai ka kontaktuar personin përmes një rrjeti social, i cili supozohet se ka ndërmjetësuar për marrjen e dokumenteve të punës dhe të qëndrimit në vend, pas çka ia ka paguar paratë atij personalisht dhe përmes një llogarie transaksioni në disa raste, si dhe ka paguar për një kontratë qiraje për një banesë, e cila është vërtetuar në noter. Pasi personi nuk e kontaktoi për një periudhë të gjatë kohore, e kuptoi se ishte mashtruar. Po merren masa për zbardhjen e rastit.