Më 23.01.2026, në orën 11:20, në SPB Tetovë është denoncuar se në rrugën rajonale Tetovë - f. Jazhincë, pranë f. Sllatinë ka ndodhur aksident rrugor midis një automjeti pasagjerësh "Mercedes" me targa të Tetovës, i drejtuar nga A.I. (33) nga f. Dobrosht, rrethina e Tetovës, dhe një automjeti pasagjerësh "Mercedes" me targa të Tetovës, i drejtuar nga A.H. (36) nga f. Nerashtë, rrethina e Tetovës. Në aksident të dy shoferët kanë pësuar lëndime të rënda trupore, ndërsa një pasagjer, B.A. (26) nga f. Nerashtë, rrethina e Tetovës ka pësuar lëndime trupore të cilat u konstatuan në Spitalin Klinik të Tetovës. Është bërë këqyrje e vendit të ngjarjes nga ekipi i këqyrjes së SPB Tetovë.
Më 23/24.01.2026 në Shkup, në lokacione të ndryshme, nëpunës policorë nga SPB Shkup i privuan nga liria S.E. (18), A.A. (21), B.S. (33), N.T. (37), të gjithë nga Shkupi, sepse tek ata ishin gjetur dhe sekuestruar një substancë pluhurore e bardhë dhe marihuanë. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të vijojnë parashtresat përkatëse.
Më 23.01.2026, në orën 11:00, në Pikën Kufitare Bllacë e Poshtme, për hyrje në vend, nëpunës policorë e privuan nga liria M.F. (55) nga Shkupi, me shtetësi gjermane. Gjatë kontrollit kufitar, u konstatua se personi figuronte me masën "arresto" me kërkesë të Sektorit për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor Tetovë. M.F. iu dorëzua nëpunësve policorë të SPB Tetovë për procedim të mëtejshëm.
Më 23.01.2026, në orën 22:40, në SPB Shkup, M.E. (48) nga Shkupi denoncoi se rreth orës 18:30 në një hapësirë parkingu në zonën Bit Pazar në Shkup, pas një mosmarrëveshjeje të mëparshme në lidhje me një vend parkimi, ajo ishte sulmuar fizikisht nga një person i gjinisë femërore. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
Më 22.01.2026, në orën 17:20, në SPB Shkup, Z.B. (54) nga Shkupi denoncoi se në periudhën nga 18.01.2026 deri më 22.01.2026, në një shtëpi pushimi, pronë e tij, në f. Brazdë, rrethina e Shkupit është kryer vjedhje e rëndë, me ç'rast iu sekuestrua pushkë ajrore pneumatike, e markës "Hatsan", modeli "AIR TACT ED" dhe para. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
Më 23.01.2026, në orën 22:30, në SPB Shkup, N.B. (44) nga vendbanimi Ilinden, komuna e Ilindenit, denoncoi se rreth orës 20:00 në një hapësirë parkingu në f. Marinë, rrethina e Shkupit, pas një moskuptimi të mëparshëm, djali i tij 14-vjeçar, ishte sulmuar fizikisht nga tre të mitur, të cilët i njihte, nga të cilët njëri përdori një send metalik. Po merren masa për sqarimin e rastit.
Më 23.01.2026, në orën 23:20, në SPB Shkup, B.I. (18) nga Shkupi, ka denoncuar se më 22.01.2026, rreth orës 23:45, para hyrjes së ndërtesës së tij në zonën e Çairit në Shkup, ishte sulmuar fizikisht nga disa persona. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
Më 22.01.2026, në SPB Shkup, S.K. (39) nga Shkupi denoncoi se në periudhën kohore prej orës 15:00 eri në orën 19:40, në shtëpinë e tij familjare në lagjen Çair të Shkupit, është kryer një vjedhje e rëndë, me ç'rast iu morën 120.000 denarë, stoli ari dhe një laptop. Është bërë këqyrje e vendit të ngjarjes nga ekipi i këqyrjes së SPB Shkup dhe po merren masa për zbardhjen e rastit.
Më 23.01.2026, në orën 13:14, në SPB Shkup njoftoi se në bul. "Brigada e 3-të Maqedonase" në Shkup, shpërtheu zjarr në një firmë private, servis automjetesh, në pronësi të B.S. (52) nga Shkupi. Mjeku i Ndihmës Urgjente Mjekësore i ofroi B.S. ndihmë mjekësore në vendngjarje për shkak të thithjes së tymit. Është bërë këqyrje e vendit të ngjarjes nga ekipi i këqyrjes së SPB Shkup
Më 23.01.2026, në orën 11:40, nëpunës policorë nga SPB Shkup e privuan nga liria D.A. (27) nga një rrethinë e Shkupit, duke vepruar në bazë të një kallëzimi të mëparshëm të babait të tij 60-vjeçar, se më 22.01.2026 rreth orës 00:30, ai ka marrë mesazhe kërcënuese në telefonin e tij celular ndaj jetës së tij dhe të gruas së tij. Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër D.A. do të ngrihet kallëzim përkatës.
Më 21.01.2026, në orën 11:45, nëpunës policorë nga SPB Shtip ndaluan T.J. (44) nga Koçani, duke vepruar në bazë të një kallëzimi të mëparshëm se më 05.01.2026, në shtëpinë familjare, duke përdorur një send të fortë, e ka sulmuar fizikisht vajzën e tij 16-vjeçare, me ç'rast ia marrë telefonin celular. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë kallëzimi përkatës.
Më 23.01.2026, në orën 08:50, në NJPB Vinicë, një grua 86-vjeçare nga Vinica denoncoi se ishte mashtruar nga një person për shumën prej 30,000 eurosh. Sipas denoncimit, personi e ka kontaktuar në telefon, është prezantuar si mjek nga Sllovenia dhe i ka thënë se vajza e saj, e cila ishte me punë të përkohshme në Slloveni, kishte pësuar lëndime të rënda trupore dhe se për ta operuar nevojitej një shumë e caktuar parash. Sipas denoncimit, ajo i ka tërhequr paratë nga një bankë dhe, siç i është thënë, në oborrin e shtëpisë familjare, ia ka dhënë paratë një personi i cili ishte dërguar për t'i marrë. Pasi më vonë është dëgjuar me vajzën e saj, ajo ka kuptuar se ishte mashtruar. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
Më 24.01.2026 në orën 00:15, në prerjen e rrugëve "Drage Karbuniçanec" me "Prilepska" në Kërçovë, janë privuar nga liria A.A. (31) dhe B.M. (20), të dy nga Kërçova, u privuan nga liria. Të denoncuarit fillimisht verbalisht dhe më pas fizikisht sulmuan nëpunësit e uniformuar të policisë të cilët po kryenin kontrollin në trafik dhe ndaluan një automjet pasagjerësh "BMV" të drejtuar nga A.A. Pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, kundër tyre do të ngrihen kallëzime përkatëse.
SPB Ohër ngriti kallëzim penal kundër M.T. (40) nga fshati Leskoec i Ohrit, për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar për kryerje të veprës penale "Tentim vrasje" sipas nenit 123 të Kodit Penal. Më 30.12.2025, rreth orës 01:00, në rrugën lokale pranë fshatit Livadhi të Strugës, me armë zjarri pistoletë ka shtënë në drejtim të një makine ,,Golf'' të parkuar dhe shoferit, Xh.D.P. (40) nga Ohri, i shkaktoi lëndime të rënda trupore, të cilat u konstatuan në Spitalin e Përgjithshëm të Strugës. Më pas, duke e kërcënuar pasagjeren në automjet, e detyroi të hynte në makinën e tij.