Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Pjesë nga ngjarjet ditore 25.01.2026

Ministria e Punëve të Brendshme Ministria e Punëve të Brendshme

Më 24/25.01.2026 në Shkup, në lokacione të ndryshme, nëpunës policorë nga SPB Shkup i privuan nga liria D.B. (23), E.K. (20), M.K. (29) nga Shkupi, një 17-vjeçar nga f. Vollkovë, rrethina e Shkupit, A.Sh. (33) nga f. Likovë, komuna e Likovës, sepse tek ata ishte gjetur dhe  sekuestruar marihuanë dhe një thërrmuese. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të vijojnë parashtresat përkatëse.

 

Më 24.01.2026, në orën 10:00, në SPB Shkup u denoncua se në rr. "Arradhat Partizane" në Shkup, në një objekt tregtar, pronë e M.D. (50) nga Shkupi, ishte kryer një vjedhje e rëndë, me ç'rast ishin marrë para, tableta dhe një telefon celular. Po merren masa për sqarimin e rastit.

 

Më 24.01.2026 në orën 18:40, SPB Shkup ka pranuar një njoftim nga Kompleksi i Klinikave "Nëna Terezë" -Shkup se D.S. (73) nga Kriva Palanka tek ata ishte sjellë me lëndime të rënda trupore. Sipas njoftimit, ai i ka marrë lëndimet gjatë kryerjes së detyrave të punës në zonën e Gazi Babës në Shkup. Këqyrjen e vendit të ngjarjes e bënë nëpunës policorë nga SPB Shkup dhe për ngjarjen është njoftuar inspektori i punës.

 

Më 24.01.2026, në orën 12:00, në SPB Shkup u denoncua se në hapësirën e varrezave në zonën e Gjorce Petrovit në Shkup, pas një mosmarrëveshjeje paraprake rreth një vendi për parkim, ishte prishur rendi dhe qetësia publike me përleshje fizike ndërmjet J.F.S. (38) dhe D.S. (33), të dy nga Shkupi, me ç'rast J.F.S. përdori edhe një send druri, ndërsa D.S. e sulmoi fizikisht edhe S.F. (60), nënën e saj. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë parashtresë përkatës.

 

Më 24.01.2026, në orën 20:43, në SPB Shkup, K.Sh. (66) nga Shkupi denoncoi se në zonën e Kisella Vodës në Shkup, pas një mosmarrëveshjeje të mëparshme, ishte sulmuar fizikisht nga fqinji i tij N.M. (44) nga Shkupi. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë parashtresë përkatëse.

 

Më 24.01.2026 në orën 20:35 në fshatin Smollarë, rrethi i Strumicës, nëpunës policorë të SPB Strumicë e privuan nga liria M.M. (48) nga fshati Drazhevo, rrethina e Strumicës. Rreth orës 20:30 në fshatin Smollarë, ai është sjellë në mënyrë agresive ndaj nëpunësve policorë që po kryenin detyra zyrtare, ndërkaq në një çast ka sulmuar fizikisht njërin prej tyre. M.M. është ndaluar në Stacionin Policor të Strumicës dhe për ngjarjen është njoftuar prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike e Strumicës. Pas dokumentimit të rastit, kundër tij do të ngrihet kallëzim përkatës.

 

Më 25.01.2026 në orën 00:20, nëpunës policorë të nga SPB Shkup i privuan nga liria E.Q. (25) dhe A.Q. (18), të dy nga fshati Hasan Beg, rrethina e Shkupit, sepse tek ata janë gjetur dhe sekuestruar një substancë pluhurore e bardhë, marihuanë, para në vlera të ndryshme dhe telefona celularë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tyre do të ngrihen kallëzime përkatëse.

Accessibility Menu