SPB Kumanovë ngriti kallëzim penal kundër D.S. (29) nga Kumanova për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar për kryerje të veprës penale "prodhimi i paaurtorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve". Më 16.09.2025, nëpunës policorë nga Seksioni për Tregti të Palejuar të Drogës dhe Armëve pranë SPB Kumanovë realizuan bastisje në shtëpinë e të denoncuarit, me ç'rast ishte gjetur dhe sekuestruar kokainë.
SPB Shtip ngriti kallëzim penal kundër R.Ç. (50) nga Shtipi për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar për kryerje të veprës penale "sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së punëve në fushën e sigurisë". Më 31.12.2025, në rrugën "Vanço Përqe" në Shtip, i denoncuari sulmoi fizikisht një nëpunës policor gjatë kryerjes së detyrave zyrtare.
SPB Shtip ngriti kallëzim penal kundër Xh.K. (24) nga Shtipi për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar për kryerje të veprës penale "dëmtimi dhe hyrja e paautorizuar në sistemin kompjuterik". Më 20.10.2025, i denoncuari pa pëlqimin dhe lejen e një personi femër nga Shtipi, në mënyrë të paautorizuar e ka siguruar dhe e ka përdorur kartën e saj bankare, pas çka ka kryer katër transaksione të suksesshme në dy bankomate në Shtip, me ç'rast ka marrë gjithsej 31.300 denarë.
SPB Kumanovë ngriti kallëzim penal kundër Z.D. (59) nga Kumanova për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar për kryerje të veprës penale “prodhimi, mbajtja dhe tregtim i palejuar i armëve ose lëndëve shpërthyese”. Më 01.12.2025, nëpunës policorë nga SPB Kumanovë ushtruan kontroll në automjetin e tij “Citroen Berlingo” me targa regjistrimi të Kumanovës, me ç'rast ishin gjetur dhe sekuestruar mjete piroteknike.
Më 25.01.2026, në orën 20:30, në Stacionin Policor të Radovishit u njoftua se ka shpërthyer zjarr në një autobus të parkuar në oborrin e Shkollës Fillore "Kërste Petkov Misirkov" në Radovish. Nga ekipi i Njësisë Territoriale Zjarrfikëse Radovish u shua zjarri, ndërsa persona të lënduar nuk ka. Pas masave të marra, nëpunësit policorë përcaktuan se zjarri ishte shkaktuar nga dy të mitur nga Radovishi. Me ta u zhvilluan biseda zyrtre në prani të prindërve, me ç'rast e pranuan veprën, dhe njëherësh u konfiskua edhe çakmaku me të cilin u shkaktua zjarri. Është njoftuar prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike e Strumicës dhe pas dokumentimit të rastit do të vijojë kallëzimi përkatës.
Më 26.01.2026, në orën 03:15, në Pikën Kufitare Deve Bair, në hyrje të shtetit, nëpunës policorë e privuan nga liria I.J. (39) nga Turqia, sepse gjatë kontrollit kufitar u konstatua se kishte paraqitur për kontroll karta të gjelbërta të falsifikuara për mjetin transportues ,,Mercedes'' me gjysmërimorkio, të cilin e drejtonte. Ai iu dorëzua nëpunësve policorë të NJPB Kriva Pallankë për procedim të mëtejshëm dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngrihet kallëzim përkatës.
Më 25.01.2026, në orën 18:12, në Pikën Kufitare Tabanoc, në dalje të shtetit, nëpunës policorë e privuan nga liria P.M.F.B. (29) nga Kameruni, sepse gjatë kontrollit kufitar u konstatua se kishte paraqitur për kontroll letërnjoftim të huaj francez, i cili figuronte si lëndë në kërkim nga Interpoli. Pas kontrollit të kryer, u konstatua se ai ishte regjistruar në Qendrën e Pritjes - Vizbeg, dhe deklaroi se letërnjoftimin francez e kishte siguruar nga një person nga Shkupi për shumën prej 1000 euro. Ai iu dorëzua nëpunësve policorë të SPB Kumanovë për procedim të mëtejshëm dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngrihet kallëzim përkatës.
SPB Veles ngriti kallëzim penal kundër Zh.T. (19) nga Velesi për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar për kryerje të veprës penale “prodhimi i paaurtorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”. Më 24.07.2025 në Parkun e Qytetit në Veles, nëpunës policorë nga SPB Veles ushtruan kontroll ndaj dy personave, te të cilët u gjet dhe u konfiskua marihuanë, të cilën paraprakisht e kanë siguruar nga i denoncuari.