SPB Veles ngriti kallëzim penal kundër S.J. (48) nga Kavadari për shkak të dyshimit të bazuar për kryerje të veprës penale “prodhimi i paaurtorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”. Më 23.08.2025, nëpunës policorë ushtruan kontroll në një automjet udhëtarësh “Folksvagen Pasat”, të cilin e drejtonte i denoncuari, me ç’rast ishin gjetur dhe sekuestruar marihuanë dhe metamfetaminë.
Departamenti i Kontrollit të Brendshëm, i Hetimeve Kriminalistike dhe i Standardeve Profesionale pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme në Prokurorinë Themelore Publike në Dellçevë ngriti kallëzim penal kundër V.M., për shkak të bazave të dyshimit për kryerje të veprës penale "zbulimi i sekretit zyrtar" sipas nenit 360 të Kodit Penal. E denoncuara V.M., e punësuar si police - praktikante në Departamentin e Policisë në Sektorin e Punëve të Brendshme në Shtip, më 10.07.2025 realizoi komunikim telefonik me një person në numrin e telefonit të cilin e përdor i vëllai i saj dhe e njoftoi atë se do të ndërmerren veprime zyrtare policore për vëzhgime me dron, të cilat paraqesin sekret zyrtar dhe janë parashikuar dhe ndërmarrë sipas një veprimi operativ. Me veprimin e këtillë, i cili mund të ketë pasoja të dëmshme për shërbimin, e denoncuara e kreu veprën penale "zbulimi i sekretit zyrtar". Departamenti i Kontrollit të Brendshëm ndaj V.M. do të paraqesë propozim për inicimin e procedurës për përcaktimin e përgjegjësisë disiplinore.
SPB Shkup ngriti kallëzim penal kundër S.K. (56) nga Shkupi për shkak të dyshimit të bazuar për kryerje të veprave penale “rrezikimi i sigurisë” dhe “prodhimi, mbajtja, ndërmjetësimi dhe tregtimi i paautorizuar i armëve ose lëndëve shpërthyese”. I denoncuari, me pushkë, të cilën e posedonte pa leje, u bëri kërcënime bashkëshortes së saj dhe fëmijëve të tij. Pas marrjes së masave, nëpunësit policorë i sekuestruan një pushkë të kalibrit 9 mm dhe 71 fishekë.
SPB Shkup ngriti kallëzim penal kundër H.Z. (48), Gj.A. (27) dhe C.E. (36), të gjithë nga Shkupi, për shkak të dyshimit të bazuar për kryerje të veprës penale “zhvatje”. Të denoncuarit, nga nëntori 2025 deri më 25.12.2025, duke e kërcënuar me jetë Sh.K. (32), kërkuan që për një borxh të supozuar prej 20.000 euro, për të cilin ngarkohej 26-vjeçari N.K., t'u paguheshin 50.000 euro.
SPB Kumanovë ngriti kallëzim penal kundër Z.P. (40) nga Kumanova për shkak të dyshimit të bazuar për kryerje të veprës penale “tregtimi i paautorizuar me të mira nën mbrojtje të përkohshme, trashëgimi kulturore dhe raritete natyrore”. I denoncuari gjatë vitit 2024 bleu monedha të cilat kanë prejardhje nga shekujt 18 dhe 19 dhe sende në formën e "paftave" që paraqesin sende etnologjike, të cilat kanë prejardhje nga shekulli i 19-të ose fillimi i shekullit të 20-të dhe paraqesin të mira nën mbrojtje të përkohshme.
SPB Kumanovë ngriti kallëzim penal kundër D.B. (43) nga Tetova për shkak të dyshimit të bazuar për kryerje të veprës penale "falsifikimi i dokumentit". Më 10.11.2025 në Pikën Kufitare Tabanoc, në hyrje të shtetit, i denoncuari ka paraqitur për kontroll një patentë shoferi të falsifikuar nga Republika e Polonisë.
Më 21.01.2026, në orën 13:50, në lagjen - Domaçki Doll, nëpunës policorë nga NJPB Kriva Pallankë e privuan nga liria T.A. (59) nga Kriva Pallanka. Më parë, ai me një automjet udhëtarësh ,,Opel'' me targa të Kriva Pallankës, të cilin e drejtonte, goditi një automjet të parkuar . Pas kontrollit të kryer është konstatuar se është nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht se ka 1.54 promilë alkool në gjak, pas çka menjëherë u mënjanua nga trafiku dhe u ndalua në stacion policor. Pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, kundër tij do të ngrihet kallëzim penal sipas nenit 297-a të Kodit Penal - "drejtimi i pakujdesshëm i automjetit motorik".
Më 21.01.2026, në orën 22:30, në Shkup, në zonën e Karposhit, nëpunës policorë nga SPB Shkup e privuan nga liria një 17-vjeçar nga Shkupi, sepse tek ai është gjetur dhe sekuestruar marihuanë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë kallëzimi përkatës.
Më 21.01.2026, në orën 20:00, në SPB Shkup u denoncua se në bul. "Kërste Misirkov" në Shkup, një automjet udhëtarësh "Reno" me targa të Shkupit, i drejtuar nga A.B. (25) nga Shkupi, goditi këmbësorin A.I. (19) nga fshati Haraçinë, rrethi i Shkupit. Si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda trupore pësoi 19-vjeçarja A.I., të cilat janë konstatuar në Kompleksin e Klinikave "Nëna Terezë" në Shkup. Është bërë këqyrje e vendit të ngjarjes nga ekipi i këqyrjes i SPB Shkup.
Më 21.01.2026, në orën 20:30, në SPB Koçan u denoncua se në rrugën magjistrale pranë një vendi të quajtur "Dvojni krivini" në afërsi të f. Ullarcë, një automjet udhëtarësh "Folksvagen Turan" me targa të Koçanit, i drejtuar nga N.S. (41) nga Koçani, doli nga rruga. Bashkudhëtarja 16-vjeçare nga f. Spançevë pësoi lëndime të rënda trupore, ndërsa tre 16-vjeçarë nga f. Çeshinovë, f. Spançevë dhe f. Kuçiçinë dhe një e mitur 14-vjeçare nga f. Çeshinovë pësuan lëndime trupore, të konstatuara në Spitalin Klinik të Shtipit. Është bërë këqyrje e vendit të ngjarjes nga ekipi i këqyrjes i NJPB Koçan.
NJPB Dibër ngriti kallëzim penal kundër V.F. (45) nga Dibra për shkak të dyshimit të bazuar për kryerje të veprës penale "rrezikimi i sigurisë". Gjatë dhjetorit 2025, i denoncuari në adresën zyrtare elektronike të një subjekti juridik, kërcënoi të punësuarit.
Më 21.01.2026, në orën 14:35, në Pikën Kufitare Bllacë e Poshtme, në hyrje të shtetit, nëpunës policorë e privuan nga liria S.Q. (34) nga Kosova për shka se gjatë kontrollit të kryer kufitar është konstatuar se figuronte në evidencën operative me masën "arresto" me kërkesë të Interpolit. Ai iu dorëzua nëpunësve policorë të Sektorit për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor për procedim të mëtejshëm.
NJPB Kërçovë ngriti kallëzim penal kundër J.Z. (52) nga Dibra për shkak të dyshimit të bazuar për kryerje të veprës penale "ndërtimi i paligjshëm". Ai, në një parcelë kadastrale në Dibër në pronësi shtetërore, në kundërshtim me Ligjin për Ndërtim, ndërtoi në mënyrë të paligjshme një objekt afarist.
NJPB Koçan ngriti kallëzim penal kundër M.E.J. (40) nga Shkupi për shkak të dyshimit të bazuar për kryerje të veprës penale "prodhimi i paaurtorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve" dhe "drejtimi i pakujdesshëm i mjetit motorik". Më 17.01.2026 në hyrje të Koçanit, nëpunës policorë ndaluan një automjet udhëtarësh ,,Ford'', të cilin e drejtonte i denoncuari dhe gjatë kontrollit të ushtruar ndaj tij u gjet dhe u sekuestrua kokainë, ndërsa pas verifikimeve të kryera u konstatua se ai e drejtonte automjetin nën ndikimin e drogës.
Më 21.01.2026 në orën 10:25, nëpunës policorë nga SPB Shkup e privuan nga liria S.E. (50) nga Republika e Turqisë, me qëndrim të përkohshëm në Shkup. Gjatë dorëzimit të dokumenteve për qëndrim të përkohshëm në bazë të punësimit në Departamentin për të Huaj, ajo dorëzoi një dokument (vërtetim) të falsifikuar për mosdënim. S.E. është ndaluar në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër saj do të ngrihet kallëzim penal sipas nenit 378 të Kodit Penal - "falsifikimi i dokumentit".
Më 21.01.2026, në orën 15:45, në NJPB Kavadar, një 43-vjeçare nga Kavadari ka denoncuar se më 20.01.2026 ishte mashtruar për një shumë prej 29.930 denarësh. Sipas denoncimit, në adresën e saj elektronike ka marrë porosi të rreme në emër të Departamentit të Mjeteve Motorike pranë MPB-së për kryerje të kundërvajtjes rrugore dhe me udhëzime për pagesën elektronike të gjobës, pas çka është regjistruar sipas udhëzimeve të dhëna dhe ka lënë të dhënat e saj personale. Sipas denoncimit, më vonë ajo ka marrë njoftim se mjetet finaciare ishin tërhequr nga llogaria e saj bankare dhe ajo e ka kuptuar se ishte mashtruar. Po merren masa për zbardhjen e incidentit.
Më 21.01.2026, në orën 22:00, në SPB Shkup, E.B. (36) nga Shkupi ka denoncuar se rreth orës 12:30, në një vendkalim autobusësh në komunën e Aerodromit, djali i saj 16-vjeçar ishte sulmuar fizikisht nga një person, i cili e ka shtyrë me forcë në hapësirën e bagazhit të automjetit të tij të dhe ka kërkuar prej tij që t'i tregojë se kush e ka goditur me topa bore automjetin e tij. Sipas denoncimit, ai e ka sulmuar fizikisht edhe shokun e tij. Po merren masa për zbardhjen e rastit.