Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Pjesë nga ngjarjet ditore 21.01.2026

Ministria e Punëve të Brendshme Ministria e Punëve të Brendshme

SPB Tetovë ngriti kallëzim penal kundër R.K. (38) nga Tetova për shkak të dyshimit të bazuar për kryerje të veprës penale "prodhimi i paaurtorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve". Më 13.06.2025 në Tetovë, nëpunës policorë i dhanë shenjë ndalimi një automjeti udhëtarësh "BMV" me targa kombëtare zvicerane, të cilin e drejtonte i denoncuari, por ai nuk u ndal dhe ndërkohë e hodhi kokainën nga automjeti, pas çka e ndaloi automjetin.

Departamenti i Kontrollit të Brendshëm, i Hetimeve Kriminalistike dhe i Standardeve Profesionale pranë MPB-së ngriti kallëzim penal kundër qytetarit P.M. në Prokurorinë Themelore Publike kompetente në Veles, për shkak të bazave të dyshimit për kryerje të veprës penale "kallëzim i rremë i veprës penale", i paraparë dhe i ndëshkueshëm sipas nenit 366 të Kodit Penal. P.M. më 23.09.2025 në SPB Veles në procesverbal për pranimin e kallëzimit, në cilësinë e të dëmtuarit, denoncoi dy nëpunës policorë nga SP për SKRR Veles për veprën penale "keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës" gjatë kryerjes së punëve në fushën e sigurisë në komunikacion. Nëpunësit e kallëzuar policorë i kishin regjistruar veprimet e tyre me sistemin mobil për incizim me kamera, me çka është vërtetuar se P.M. i ka kallëzuar rrejshëm nëpunësit policorë edhe pse gjatë parashtrimit të kallëzimit ishte paralajmëruar për pasojat e kallëzimit të rremë. P.M. i ka kallëzuar rrejshëm nëpunësit policorë edhe pse ka qenë i vetëdijshëm dhe si pjesëmarrës i drejtpërdrejtë në ngjarje e ka ditur se nëpunësit policorë nuk e kanë kryer veprën penale, me çka ka shkaktuar gabimisht dhe me keqdashje ndërhyrjen e organeve të përndjekjes ndaj nëpunësve policorë. Me anë të këtij deklarimi, i denocuari i ka kërcënuar liritë dhe të drejtat personale, si dhe nderin dhe reputacionin e nëpunësve policorë të cilët i ka kallëzuar.

SPB Veles ngriti kallëzim penal kundër P.A. nga Vinica për shkak të dyshimit të bazuar për kryerje të veprës penale "prodhimi dhe shpërndarja e pornografisë fëmijërore". Më 20.11.2025, i denoncuari nga një profil i rremë në rrjetin social dërgoi porosi të cilat përmbanin fotografi dhe video-incizime eksplicite në profilin e një të miture. Me të u zhvillua bisedë zyrtare në stacion policor, me ç'rast e pranoi veprën.

SPB Manasti ngriti kallëzim penal kundër I.P. (38) dhe G.P. (49), të dy nga Prilepi, për shkak të dyshimit të bazuar për kryerje të veprës penale "shpërndarje e materialit racist dhe ksenofobik nëpërmjet sistemit kompjuterik". Më 17.11.2025, në faqen e një portali informativ të një rrjeti social, të denoncuarit publikuan një postim me të cilin nxitnin urrejtje dhe mostolerancë.

Më 20/21.01.2026 në Shkup, në lokacione të ndryshme, nëpunës policorë nga SPB Shkup i privuan nga liria GJ.D. (41), S.ZH. (47) dhe D.J. (37), të gjithë nga Shkupi, dhe B.T. (22) nga Turqia, për shkak se tek ata është gjetur dhe sekuestruar marihuanë. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të vijojnë kallëzime përkatëse.

Më 21.01.2026, në orën 04:50, në NJPB Kriva Pallankë është denoncuar se në rrugën magjistrale Vendkalimi Kufitar Deve Bair - Kriva Pallankë, në zonën e f. Uzem, rrethina e Kriva Pallankës, një mjet transportues "Skania" me targa kombëtare të Kosovës, i drejtuar nga N.H. (56) nga Kosova, doli nga rruga dhe ra në greminë. Nga lëndimet e pësuara në vendin e fatkeqësisë ndërroi jetë shoferi N.H., ndërsa mjeku i Ndihmës Urgjente Mjekësore konstatoi vdekjen. Është bërë këqyrja e vendit të ngjarjes, ndërsa me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerit është dhënë për obduksion.

Më 20.01.2026, në orën 14:41, në SPB Manastir është denoncuar se në një rrugë lokale për në f. Rusjac, komuna e Makedonski Brodit, një automjet udhëtarësh "Citroen" me targa të Kërçovës, i drejtuar nga K.S.S. (41) nga Kërçova, doli nga rruga dhe u përmbys. Nga lëndimet e pësuara, në vendin e fatkeqësisë ndërroi jetë 41-vjeçarja K.S.S.. Mjeku konstatoi vdekjen, ndërsa me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerës është dhënë për obduksion. Lëndime trupore pësuan udhëtarët S.S. (69), M.S. (62) dhe një fëmijë gjashtëvjeçar, të gjithë nga Kërçova, të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm të Prilepit. Këqyrjen e vendit të ngjarjes e kreu ekipi i këqyrjes i SPB Manastir.

SPB Ohër ngriti kalëzim penal kundër A.I. (37) dhe A.I. (31), të dy nga fshati Dellogozhdë i Strugës, për shkak të dyshimit të bazuar për kryerje të veprës penale "shkatërrim i pyjeve" sipas nenit 226 të Kodit Penal. Më 29.12.2025, gjatë një kontrolli në zonën e fshatit Botun, komuna e Debërcës, nëpunësit policorë të SPB Ohër i kapën të denoncuarit në flagrancë gjatë prerjes së paaurtorizuar të druve, prej të cilave një pjesë ishte ngarkuar në një automjet "Nisan Terano". Masa drurore është sekuestruar dhe dorëzuar në Policinë Pyjore, ndërsa të denoncuarit janë privuar nga liria.

Më 20.01.2026, në orën 08:59, në SPB Shtip, GJ.J. (54) nga f. Beli, rrethi i Koçanit, ka denoncuar se në kryqëzimin për në f. Niviçan, rrethi i Koçanit, pranë një are ka gjetur një granatë të pashpërthyer. U krye inspektimi, ndërsa pirotekniku i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim e ngriti në mënyrë të sigurt granatën.

NJPB Strugë ngriti kallëzim penal kundër D.S. (33) nga Struga për shkak të dyshimit të bazuar për kryerje të veprës penale "prodhimi i paaurtorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve". Gjatë një kontrolli të makinës së tij në rrugën "Brigadat Proletere" në Strugë, nëpunësit policorë gjetën dhe sekuestruan marihuanë.

Më 20.01.2026, në orën 18:30, në Stacionin Policor të Gjevgjelisë u denoncua se në një rrugë shërbyese pranë autostradës "Miqësia", në drejtim të Vendkalimit Kufitar Bogorodicë, një automjet udhëtarësh "Daihatsu" me targa të Gjevgjelisë, i drejtuar nga M.M. (38) nga fshati Petrovë i Gjevgjelisë, kishte dalë jashtë rrugës. Shoferi pësoi lëndime të rënda në këtë aksident, të cilat u konstatuan në Qendrën Mjekësore të Gjevgjelisë, ndërsa këqyrjen e vendit të ngjarjes e bëri ekipi i këqyrjes i NJPB Gjevgjeli.

Më 20.01.2026 në orën 14:58 në fshatin Jankovec, rajoni i Resnjës, nëpunës policorë nga NJPB Resnjë e privuan nga liria A.G. (41) nga fshati Jankovec. Gjatë një kontrolli në trafik, nëpunësit policorë konstatuan se drejtonte një automjet udhëtarësh nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht se kishte 2.43 promilë alkool në gjak, pas çka ai u mënjanua menjëherë nga trafiku dhe u ndalua në stacion policor. Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të ngrihet kallëzim penal sipas nenit 297-a të Kodit Penal - "drejtim i pakujdesshëm i automjetit motorik".

Më 20.01.2026, në NJPB Gostivar, një burrë 42-vjeçar nga Gostivari denoncoi se ishte mashtruar për shumën prej 26,000 denarësh. Sipas denoncimit, ai pranoi një porosi SMS me një link gjoja të "Postës së Maqedonisë së Veriut" për përditësimin e të dhënave lidhur me dorëzimin e një pakoje. Siç është denoncuar, duke besuar se bëhej fjalë për dërgesën e tij të mëparshme, ai i futi të dhënat e kartës së tij të pagesës në faqen e rreme të internetit dhe më pas u kryen pesë transaksione nga llogaria e tij te subjektet e ndryshme, pa pëlqimin e tij, pas çka kuptoi se ishte mashtruar. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.

Më 20.01.2026, në orën 09:28, në NJPB Kavadar u denoncua se në Spitalin e Përgjithshëm të Kavadarit me lëndim të rëndë trupor ishte sjellë Gj.D. (29) nga Negotina. Sipas denoncimit, ai pësoi lëndimin gjatë kryerjes së detyrave të punës në një firmë në Kavadar. Për ngjarjen u njoftua prokurori publik, ndërsa këqyrjen e bëri ekipi i këqyrjes nga NJPN Kavadar në bashkëveprim me inspektorin e punës.

Më 20.01.2026, një burrë 72-vjeçar nga Gostivari denoncoi në NJPB Gostivar se të dhënat e tij personale ishin keqpërdorur. Sipas denoncimit, gjatë nxjerrje së vërtetimit për të ardhurat e realizuara nga Drejtoria e të Ardhurave Publike, ai vuri re se në dosjen janë regjistruar fitime nga lojërat e fatit në shumën prej 74,294 denarësh për vitin 2024, të cilat ai nuk i kishte marrë kurrë. Siç denoncohet, ai dyshon se të punësuar në bastore sportive i kanë përdorur të dhënat e letërnjoftimit të tij që t'u pagonin fitimet personave të tretë dhe për shkak të këtyre të ardhurave fiktive ai është përballur edhe me shkurtime financiare të pensionit të tij në Itali. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

Më 20.01.2026, në orën 09:30, në NJPB Kavadar është denoncuar se N.T. (25) nga fshati Dabnishtë i Kavadarit është sjellë në Spitalin e Përgjithshëm të Kavadarit me lëndime të rënda trupore. Sipas denoncimit, ai e ka pësuar lëndimin gjatë kryerjes së detyrave të punës për Ndërmarrjen Publike ,,Komunalec" në rrugën "Metodija Xhunov Xhikot" në Kavadar. Për ngjarjen ishte njoftuar prokurori publik dhe inspektori i punës.

Më 20.01.2026, në orën 13:36, në SPB Shkup, një 16-vjeçar nga fshati Gërçec, komuna e Sarajit, ka denoncuar se rreth orës 13:00, në shtëpinë familjare kanë ardhur dy persona meshkuj dhe tre persona femra dhe kanë sulmuar fizikisht vëllanë e tij D.G. (21) dhe të dashurën e tij të mitur, me ç'rast e kanë marrë me vete vajzën e mitur dhe janë larguar. Sipas denoncimit, dy prej tyre ishin prindërit e vajzës së mitur. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

Më 21.01.2026, në orën 03:35, në SPB Shkup, A.I. (67) nga Shkupi ka denoncuar se rreth orës 01:30 në shtëpinë familjare në zonën e Qendrës, D.A. i ka marrë telefonin celular duke e kërcënuar me një send të mprehtë. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

Më 20.01.2026, rreth orës 20:00, nëpunës policorë nga SPB Shkup e privuan nga liria K.A. (27) nga rajoni i Shkupit, duke vepruar në bazë të një denoncimi të mëparshëm se rreth orës 18:20 në shtëpinë familjare, ai i sulmoi fizikisht prindërit e tij dhe i kërcënoi ata me një send të mprehtë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë parashtresë përkatëse.
...

 

Accessibility Menu