Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike Strugë ngriti kallëzim penal kundër D.S. (33) nga Struga për shkak të dyshimit të bazuar për veprën e kryer penale "prodhimi i paaurtorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve". Më 03.06.2025 në Strugë, nëpunës policorë ushtruan kontroll në një automjet udhëtarësh të drejtuar nga i denoncuari, me ç'rast ishte gjetur dhe sekuestruar marihuanë.
SPB Tetovë ngriti kallëzim penal kundër Q.F. (60) nga f. Shemshovë, banor i Tetovës dhe një personi juridik për shkak të dyshimit të bazuar për veprat e kryera penale "mashtrim" dhe "dhënie e deklaratës së rrejshme". Të denoncuarit, gjatë muajit tetor, nëntor dhe dhjetor të vitit 2024, pa bazë ligjore përgatitën fatura për transportin e nxënësve në shumën prej 2.152.447 denarësh dhe i dorëzuan në një shkollë të mesme në Tetovë, ndërsa më vonë në dy raste dhanë deklarata të rrejshme në zyrën e noterit, duke kërkuar nga noteri të përgatisë propozim-vendimin për urdhër pagesën noteriale.
Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike Gostivar ngriti kallëzim penal kundër V.A. (22) nga Gostivari për shkak të dyshimit të bazuar për veprën e kryer penale "sulmi ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së punëve në fushën e sigurisë". Më 01.01.2026 në një objekt hotelierik në Gostivar, i denoncuari është sjellë në mënyrë agresive dhe ka bërë kërcënime ndaj një nëpunësi policor i cili kryente detyra zyrtare.
SPB Tetovë ngriti kallëzim penal kundër një personi juridik nga Tetova dhe kundër B.A. (46) nga Tetova, pronar dhe menaxher i personit juridik, për shkak të dyshimit të bazuar për veprën e kryer penale "shkelja e të drejtave të pronësisë industriale dhe përdorimi i paautorizuar i firmës së huaj". Më 30.01.2025 u ushtrua kontroll në objektin tregtar të personit juridik në Tetovë, me ç'rast është konstatuar se po bëhej shitja e këpucëve dhe tekstileve të llojllojshme të falsifikuara nga marka të mbrojtura tregtare të brendeve të njohura.
Më 19.01.2026 në Shkup, në lokacione të ndryshme, nëpunës policorë nga SPB Shkup i privuan nga liria N.E. (18), S.S. (37) dhe F.B. (39), të gjithë nga Shkupi dhe A.N. (20) nga Velesi, sepse tek ata janë gjetur dhe sekuestruar marihuanë dhe thërrmuese. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të vijojnë kallëzime përkatëse.
Më 19.01.2026, në orën 09:00, në Vendkalimin kufitar Tabanoc, në hyrje të vendit, nëpunës policor e privuan nga liria M.S. (27) nga Gjermania. Gjatë kontrollit të realizuar kufitar dhe pas kontrollit të ushtruar në një mjet-kombe ,,Folksvagen'' me targa kombëtare gjermane, në të cilin udhëtonte, në pjesën e pasme të automjetit janë gjetur dhe sekuestruar dy kavanoza me kërpudha me substanca psikotrope, për të cilat M.S. deklaroi se janë të sajat. Ajo iu dorëzua nëpunësve policorë të SPB Kumanovë për procedim të mëtejshëm dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë kallëzimi përkatës.
Më 19.01.2026, në orën 14:00, në SPB Tetovë është denoncuar se në bul. "Ilindenska" në Tetovë, një automjet udhëtarësh "Folksvagen Golf" me targa kombëtare të Kosovës, i drejtuar nga M.I. (45) nga Kosova, ka goditur këmbësorin Z.M. (73) nga f. Arnaki, rrethina e Shkupit. Z.M. pësoi lëndime të rënda trupore në këtë aksident, të cilat janë konstatuar në Spitalin Klinik të Tetovës. Këqyrja e vendgjarjes u bë nga ekipi i inspektimit i SPB Tetovë.
Më 19.01.2026, në orën 20:10, në lagjen Drenovec në Tetovë, nëpunës policorë nga SPB Tetovë e privuan nga liria R.E. (23) nga Tetova, udhëheqës të një grupi tifozësh. Ai dyshohet se rreth orës 19:20 në rr. “Ivo Llolla Ribar” në Tetovë së bashku me disa persona me maska në kokë i sulmuar fizikisht A.J. (22) dhe D.P. (22), të dy nga Shkupi, me ç'rast përdorën edhe sende të forta dhe i shkaktuan lëndime A.J. dhe e dëmtuan automjetin e tyre ''Mazda 3''. Ai u ndalua në stacion policor, është shqyrtuar rasti dhe pas dokumentimit të plotë të tij do të ngrihet kallëzim përkatës.
SPB Ohër ngriti kallëzim penal kundër T.T. (53) nga Ohri dhe E.D.G. (44) nga Radovishi për shkak të dyshimit të bazuar për veprën e kryer penale "ndërtimi i paligjshëm". Ata, si investitorë, filluan ndërtimin e një objekti në një parcelë kadastrale në fshatin Velestovë të Ohrit, edhe pse e dinin se nuk posedonin leje përkatëse ndërtimi të dhënë nga organi kompetent shtetëror. Pas kontrollit të realizuar më 17.12.2025, u konstatua se ndërtesa po ndërtohej pa leje të inspektorit nga Njësia e Mbikëqyrjes Inspektuese dhe u përgatit vendim për largimin e ndërtimit.
Më 19.01.2026, në orën 11:45, nëpunës policorë nga SPB Veles e arrestuan I.N. (48) nga Velesi, i cili kërkohej në bazë të urdhrit të Gjykatës Themelore - Veles për vuajtje të dënimit me burg në kohëzgjatje prej gjashtë muajsh. Ai u shoqërua në Institucionin Ndëshkues-Përmirësues Idrizovë që të vuajë dënimin.
Më 19.01.2026, në orën 17:31, në SPB Ohër u denoncua se në pishinën e një hoteli në Ohër është ndier një erë depërtuese klori dhe avull i shtuar nga pishina, pas çka katër personave iu shfaq një kollitje fortë. Ata janë transferuar dhe mbajtur në Spitalin e Përgjithshëm të Ohrit dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Nga masat e marra, është konstatuar se ka ndodhur një problem teknik në sistemin e qarkullimit të ujit, pas çka një kompani e autorizuar e ka zëvendësuar sistemin. Po merren masa për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes, pas çka do të vijojë kallëzimi përkatës.
Më 19.01.2026, në orën 17:00, në f. Kuklish, rrethina e Strumicës, nëpunës policorë nga SPB Strumicë e privuan nga liria D.B. (50) nga po ky fshat. Ai dyshohet se rreth orës 14:00 ka krisur një plumb nga pushka e gjuetisë, me ç'rast ka vrarë një qen, pronë e M.Gj. nga f. Kuklish. Është bërë inspektimi nga një ekip i inspektimit të SPB Strumicë dhe një mjeku veteriner. Pushka është konfiskuar nga D.B. dhe pas dokumentimit të rastit, kundër tij do të ngrihet kallëzim përkatës.
Fundjavën e kaluar në Kumanovë, nëpunësit policorë të SPB Kumanovë i privuan nga liria 24-vjeçaren M.P. (24) nga Kumanova dhe M.V. (41) nga f. Lubodrag, rrethina e Kumanovës. Në të vërtetë, nëpunësi policorë nga SPB Kumanovë në bashkëveprim me inspektorë nga Inspektorati Shtetëror i Tregut, Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Drejtoria e të Ardhurave Publike ushtruan kontroll në një objekt hotelierik në f. Dobroshanë, rrethina e Kumanovës, pronë e M.P. Gjatë kontrollit u gjetën 15 të mitur në një festë private të organizuar nga M.V., nga të cilët tek 11 u vërtetua se kishin konsumuar alkool. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të ngrihen kallëzime përkatëse.
Më 19.01.2026, në orën 20:00, në SPB Shkup, O.J. (33) nga fshati Çerkez, rrethina e Kumanovës, ka denoncuar se rreth orës 17:20 në f. Haraçinë, nga një automjet në lëvizje "Folksvagen Pasat" ishin krisur disa plumba, me ç'rast ishte dëmtuar xhami i përparmë i automjetit të udhëtarëve "Folksvagen Golf" me targa të Kumanovës, me të cilin lëvizte. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
Më 19.01.2026, në orën 20:50, në rrugën "Todor Cipovski Merxhan" në zonën e Gjorce Petrovit në Shkup, nëpunës policorë nga SPB Shkup e privuan nga liria S.T. (25) nga Shkupi për shkak se ka sulmuar fizikisht nëpunës policorë të cilët kryenin veprime zyrtare. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të vijojë kallëzimi përkatës.
NJPB Koçan ngriti kallëzim penal kundër M.E.J. (40) dhe O.I. (29), të dy nga Shkupi. Më 17.01.2026 në Koçan, nëpunës policorë ushtruan kontroll në një automjet udhëtarësh ,,Ford'' me targa të Shkupit, në të cilin udhëtonin, me ç'rast është gjetur dhe sekuestruar një substancë pluhurore e bardhë. Nga gjykatësi i procedurës paraprake, personit M.E.J. iu caktua masa e paraburgimit prej 30 ditë dhe u shoqërua në Institucionin Ndëshkues -Përmirësues Burgu Kumanovë për vuajtjen e masës. Ndërsa, personit O.I. iu caktua masa e kujdesit.
Më 20.01.2026, rreth orës 01:30, në SPB Shkup, H.I. (41) nga Shkupi, pronar i një autoshkolle, denoncoi se në një hapësirë parkingu në zonën e Bit Pazarit në Shkup ishte djegur një mjet i parkuar transportues ,,Mercedes'' me targa regjistrimi të Shkupit, pronë e autoshkollës. Persona të lënduar nuk ka. Është kryer inspektim nga ekipi i inspektimit i SPB Shkup.
Më 19.01.2026, rreth orës 12:30, në shëtitoren e lumit Vardar në Shkup, gjatë mbajtjes së një aktiviteti fetar me rastin e festës së Epifanisë - Ujit të Bekuar, P.A. (20) nga f. Vizbeg, rrethina e Shkupit dhe H.P. (27) nga f. Sopishtë, rrethina e Shkupit, të cilët po merrnin pjesë në manifestim dhe kishin hyrë në ujë, filluan të mbyten, pas çka u nxorën jashtë nga uji nga ekipet e zhytjes dhe u transportuan me mjet të Ndihmës Urgjente Mjekësore në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit "8 Shtatori" në Shkup.