Më 18.01.2026 në Shkup, në lokacione të ndryshme, nëpunës policorë policorë nga SPB Shkup i privuan nga liria V.R. (56), F.I. (22) dhe V.G. (43), të gjithë nga Shkupi, për shkak se tek ata është gjetur dhe sekuestruar marihuanë. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të vijojnë kallëzime përkatëse.
Më 18.01.2026, në orën 18:17, në NJPB Prilep është denoncuar se në shetitoren "9 Shtatori" në Prilep, një automjet udhëtarësh "Folksvagen Golf" me targa të Prilepit, i drejtuar nga P.S. (63) nga Prilepi, goditi një automjet të parkuar udhëtarësh "Opel" me targa të Prilepit, të parkuar nga O.M. (50) nga Prilepi. P.S. kishte pësuar lëndime të rënda trupore në këtë aksident, të cilat janë konstatuar në Spitalin e Qytetit të Prilepit. Këqyrjen e vendngjarjes e kreu ekipi i inspektimit i NJPB Prilep.
Më 18.01.2026, në orën 18:00, në Vendkalimin Kufitar Deve Bair, në hyrje të shtetit, nëpunës policorë e privuan nga liria E.K. (46) nga Turqia, ngase gjatë kontrollit verifikimit dhe kontrollit kufitar, ai paraqiti për kontrolll kartona të gjelbër të falsifikuar për mjetin transportues "Ford" me gjysmërimorkio me targa kombëtare turke, të cilin e drejtonte. Ai iu dorëzua nëpunësve policorë të NJPB Kriva Pallankë dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të ngrihet kallëzim përkatës.
Më 18.01.2026, në orën 17:10, nëpunës policorë të SPB Veles e privuan nga liria Xh.D. (36) nga Kavadari. Ai dyshohet se në rrugën ,,Angell Mishev'' në Veles, i mori telefonin celular F.B. (42) nga fshati Jabollçishtë e Epërme, komuna e Çashkës. Gjëja e marrë u gjet dhe iu kthye pronarit, ndërsa Xh.D. u dërgua stacion policor, u njoftua prokurori publik dhe pas dokumentimit të ngjarjes, kundër tij do të ngrihet kallëzim përkatës.
Më 18.01.2026, në orën 18:30, në Shkup, në zonën e komunës së Aerodromit, nëpunës policorë nga SPB Shkup i arrestuan V.A. (24) nga Shkupi, G.S. (33) nga Vinica dhe A.B. (47) nga Shkupi, sepse pas një grindjeje të mëparshme prishën rendin dhe qetësinë publike duke u përleshur fizikisht me njëri-tjetrin. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë parashtresa përkatëse.
Më 18.01.2026, në orën 19:40 në SPB Shkup, A.B. (47) nga Shkupi denoncoi se rreth orës 18:30 në zonën e komunës së Aerodromit, djali i tij i mitur ishte sulmuar me një send të fortë nga V.A. (24) nga Shkupi. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë kallëzim përkatës.
Më 18.01.2026, në orën 23:35, në Shkup, në zonën e Çairit, nëpunës policorë nga SPB Shkup e arrestuan A.Q. (24) nga f. Luboten, rajoni i Shkupit, për shkak se është sjellë në mënyrë agresive ndaj nëpunësve policorë të cilët kryenin detyra zyrtare. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë kallëzimi përkatës.
Më 18.01.2026, në orën 14:04, në SPB Shkup, Zh.P.T. (54) nga fshati Lisiçe e Poshtme, rrethina e Shkupit, denoncoi se në oborrin e tij, pas një grindjeje të mëparshme, ishte sulmuar me një send të fortë nga fqinja e tij M.T.. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë kallëzimi përkatës.
SPB Tetovë ngriti kallëzim penal kundër I.B. (42) nga f. Çelopek, rrethina e Tetovës, për shkak të dyshimit të bazuar për veprën e kryer penale “shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”. Më 14.08.2025, në arën e tij në zonën e fshatit Çelopek, rrethina e Tetovës, pranë rrugës rajonale f. Bërvenicë - f. Radiovcë, i denoncuari i vuri flakën hamullores, pas çka shpërtheu zjarri që u përhap dhe përfshiu pjesën më të madhe të arës.
Më 18.01.2026, në orën 13:15, E.O. (37) nga Shkupi denoncoi se në zonën e Maxharit, djali i saj i mitur, i cili ishte me dy shokë të tij që kishin shkuar në stadiumin e futbollit “Boris Trajkovski” për të ndjekur një ndeshje futbolli, ishte sulmuar fizikisht nga disa persona me maska në kokë, me shumë gjasa të mitur, të cilët përdorën edhe sende të forta, ndërsa dy prej tyre incizuan edhe me telefon celular. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
Më 18.01.2026 në Stacionin Policor të Strumicës, D.M. nga fshati Samoillovë, rrethina e Strumicës, denoncoi se ka gjetur një granatë në një deponi fshati në fshatin Novo Konjarevë, rrethina e Strumicës. Është kryer inspektimi dhe është njoftuar inspektori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim.
Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike Dellçevë ka ngritur kallëzim penal kundër B.R. (60) nga Dellçeva për shkak të dyshimit të bazuar për veprat e kryera penale "kërcënimi me armë të rrezikshme gjatë përleshjes ose grindjes" dhe "rrezikimi i sigurisë". Më 06.12.2025 në një shtëpi në Dellçevë, pas një grindjeje të shkurtër, i denoncuari nën ndikimin e alkoolit, i ka kërcënuar me thikë prindërit e gruas me të cilën jetonte.