Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Pjesë nga ngjarjet ditore 18.01.2026

Ministria e Punëve të Brendshme Ministria e Punëve të Brendshme

Më 17.01.2026 në Shkup, në zonën e komunës së Aerodromit, nëpunës policorë nga SPB Shkup i privuan nga liria T.J. (19) dhe F.P. (22), të dy nga Shkupi, për shkak se tek ata është gjetur dhe sekuestruar marihuanë. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të do të vijojnë kallëzimet përkatëse.

 

Më 17.01.2026 në orën 10:45, në SPB Veles u denoncua se kishte shpërthyer zjarr në një fermë derrash të një personi juridik, në fshatin Çiçevë e Poshtme, komuna e Gradskos. Në zjarr ngordhën gjashtë kafshë, si dhe u shkaktua dëm material. Për shkak të thithjes së tymit, një person u transferua në Spitalin e Përgjithshëm të Velesit, ndërsa katër persona u paraqitën për kontroll në Spitalin e Përgjithshëm të Negotinës dhe tre persona në Spitalin e Përgjithshëm të Kavadarit. Zjarri u shua nga Njësia Territoriale Zjarrfikëse Veles. Këqyrjen e vendngjarjes e bënë prokurori publik, eksperti dhe ekipi i inspektimit i SPB Veles.

 

Më 17.01.2026, në Stacionin Policor të Strumicës u denoncua se në vendin e quajtur "Belik", në zonën e fshatit Gradsko Balldovc, një traktor që po tërhiqte një rimorkio të ngarkuar me dru, ra në shtratin e lumit Tërkanjë. Në vendngjarje ndërroi jetë D.N. (58) nga Strumica, i cili drejtonte traktorin, ndërsa vdekjen e konstatoi mjeku i Qendrës Mjekësore të Strumicës. Këqyrjen e vendngjarjes e bënë prokurori publik i Prokurorisë Themelore Publike të Strumicës dhe ekipi i inspektimit i SPB Strumicë.

 

Më 17.01.2026 në orën 17:40, nëpunës policorë nga NJPB Kavadar i  privuan nga liria A.A. (27) dhe E.A. (37) nga fshati Marenë, rrethina e Kavadarit. Gjatë kryerjes së detyrave zyrtare në fshatin Marenë, nëpunësit policorë ndaluan automjetin e pasagjerëve "Mercedes" me targa të Tetovës, të cilin e drejtonte A.A., ndërsa bashkudhëtar ishte E.A., me ç'rast ishin gjetur dhe sekuestruar dru për ngrohje pa dokumentacion përkatës dhe pa vulë. Ata u dërguan në stacion policor, u njoftua prokurori publik dhe pas dokumentimit të ngjarjes, kundër tyre do të ngrihen kallëzime përkatëse.

 

NJPB Kërçovë ngriti kallëzim penal kundër J.D. (37) dhe A.A. (46), të dy nga Kërçova, për shkak të dyshimit të bazuar për veprën e kryer penale  "tentim vrasje" sipas nenit 123 të Kodit Penal. Ata u shoqëruan në Institucionin Ndëshkues - Përmirësues "Burgu-Manastir" pasi gjykatësi i procedurës paraprake u caktoi masën e paraburgimit prej 30 ditë. Të denoncuarit, më 04.01.2026 në orën 14:45, në rrugën "Zagorje" në Kërçovë, u privuan nga liria pasi më parë, në një rrugë tokësore pranë vendit të quajtur "Bunari i Seferit", në afërsi të Kërçovës, sulmuan me thikë  B.A. (39) nga Kërçova, pas çka ikën. I lënduari u dërgua në Spitalin e Përgjithshëm të Kërçovës prej nga, pas ndihmës së dhënë mjekësore, si dhe për shkak të ashpërsisë së lëndimeve, u transferua në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit "8 Shtatori" në Shkup. Gjatë bastisjes në shtëpitë e tyre, të realizuar me urdhër gjykate, nëpunës policorë nga policia kriminalistike, gjetën thika, të cilat u sekuestruan për procedim të mëtejshëm.

Më 18.01.2026, në orën 01:30, në SPB Shkup, D.Ç. (48) nga Shkupi denoncoi se ishte sulmuar fizikisht nga D.P. në zonën e Kisella Vodës. Po ashtu, rreth orës 03:20, në SPB Shkup, G.Ç. (20) denoncoi se më 16.01.2026 D.P. i mori dhunshëm telefonin celular. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 17.01.2026 në orën 14:30 në Shkup, në zonën e Bit Pazarit, nëpunës policorë nga SPB Shkup e privuan nga liria F.S. (30) nga Shkupi, sepse rreth orës 06:10 e sulmoi fizikisht A.M. (22) nga Shkupi dhe e shtyu përtokë gruan e tij. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë parashtresë përkatëse.

 

Më 17.01.2026, në orën 14:40, në Shkup, në zonën e Karposhit, nëpunës policorë nga SPB Shkup e privuan nga liria N.S. nga Shkupi, sepse më 16.01.2026 para një objekti hotelierik me automjetin e tij dëmtoi automjetin e G.Gj. (23) nga Shkupi, e më pas e goditi G.Gj. me automjetin e tij. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë parashtresë përkatëse.

 

Më 17.01.2026, në orën 17:00, SPB Shkup mori njoftim nga INP Burgu Idrizovë se në lavanderinë e institucionit, në rrobat e një personi të dënuar, u gjet marihuanë. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 17.01.2026, në orën 16:20, në SPB Shkup, T.B. (52) nga Shkupi denoncoi se rreth orës 00:30 në zonën e Gazi Babës u sulmua fizikisht nga A.A.. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 17.01.2026, në orën 05:20, në SPB Shkup u denoncua se në zonën e Qendrës, është hyrë dhunshëm në një objekt të një shoqërie financiare dhe është marrë një kasafortë me para. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 17.01.2026, në orën 04:44, në SPB Shkup, u denoncua se në zonën e Gazi Babës, është hyrë dhunshëm në një objekt të një shoqërie financiare dhe janë marrë para nga kasaforta. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

 

 

Më 17.01.2026, në orën 19:00, në një kazino me vendndodhje në rrugën "Partizanska" në Manastir, nëpunës policorë nga SPB Manastir e privuan nga liria T.R. (28) nga Manastiri, nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht gjyshen e tij 79-vjeçare në shtëpinë familjare në Manastir, me ç'rast i ka shkaktuar asaj lëndime të rënda trupore.  Nga ekipi i Ndihmës Urgjente Mjekësore të Manastirit, gruaja e lënduar është transferuar në Spitalin Klinik të Manastirit. Në koordinim me prokurorin publik, kundër T.R.  do të ngrihet kallëzim penal sipas nenit 123 në lidhje me nenin 19 të Kodit Penal.

Accessibility Menu