Më 16.01.2026 në Shkup, në lokacione të ndryshme, nëpunës policorë nga SPB Shkup i privuan nga liria O.A. (25) dhe N.Z. (30), të dy nga Shkupi, si dhe J.M. (22) nga f. Batincë, rrethina e Shkupit, për shkak se u ishte gjetur dhe sekuestruar marihuanë dhe një thërrmuese. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj tyre do të ngrihen parashtresa përkatëse.
Më 16.01.2026 në orën 08:00, SPB Shkup pranoi një njoftim se në rr. "Vojvoda Vasill Çakallarov" në Shkup, një automjet udhëtarësh "Kia" me targa të Shkupit, i drejtuar nga D.P. (52), goditi 48-vjeçaren R.D., të dy nga Shkupi. Si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda trupore pësoi R.D., të cilat u konstatuan në Kompleksin e Klinikave "Nëna Terezë" në Shkup. Këqyrjen e vendngjarjes e kreu ekipi i inspektimit i SPB Shkup.
Më 16.01.2026, në orën 14:25 në Shkup, në zonën e Qendrës, nëpunës policorë nga SPB Shkup e privuan nga liria I.I. (28) nga Shkupi, duke vepruar sipas një denoncimi të mëparshëm se i kishte bërë kërcënime një gruaje 41-vjeçare dhe bashkëshortit të saj, të dy nga Shkupi, e në këtë rast u kishte kërkuar edhe para. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë parashtesë përkatëse.
Në SPB Shkup, një grua 29-vjeçare nga rrethina e Shkupit denoncoi se më 10.01.2026 në shtëpinë familjare në zonën e komunës së Petrovecit u sulmua fizikisht nga bashkëshorti i saj K.J. (33), i cili përdori një send të fortë, e ndërkohë i bëri kërcënime edhe me një send të mprehtë. Më parë, sipas denoncimit, K.J. sulmoi fizikisht edhe vajzën e tyre të mitur. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë parashtresa përkatëse.
Më 16.01.2026 në orën 09:20 në SPB Shkup, një grua 45-vjeçare nga një rrethinë e Shkupit, denoncoi se në ditët e kaluara u sulmua fizikisht disa herë nga bashkëshorti i saj A.B. (48) nga një rrethinë e Shkupit, i cili ndërkohë ia dëmtoi celularin dhe automjetin e saj të udhëtarëve. Po merren masa për zbardhjen e rastit dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtresë përkatëse.
Më 15.01.2026 në orën 22:05 në SPB Shkup është denoncuar se në oborrin e një shtëpie në f. Inxhikovë, rajoni i Shkupit, ishte prishur rendi dhe qetësia publike me përleshje fizike ndërmjet 62-vjeçares Zh.T., T.T. (62) dhe B.T. (37) nga njëra anë dhe S.D. (43) dhe D.J. (42) nga ana tjetër, të gjithë nga f. Inxhikovë, të cilët ndërkohë kishin përdorur edhe sende të forta. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtresë përkatëse.
Më 16.01.2026 në orën 13:00 në SP Gostivar S.A. (34) nga Gostivari denoncoi se ka marrë një njoftim dhe një link përmes një porosie në SMS për kinse dorëzimin e një pakoje nga "Posta e Maqedonisë së Veriut". Pasi i kishte futur të dhënat e kartës së tij debitore në faqen e rreme të internetit, nga llogaria e tij janë kryer transaksione të paautorizuara në disa raste në një shumë prej 89,106 denarësh te një pranues jashtë shtetit. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
Më 16.01.2026 në orën 10:48 në NJPB Sveti Nikollë është denoncuar se rreth orës 10:30 në rr. " Brigada Maqedonase 11" në Sveti Nikollë, ka shpërthyer zjarr në një shtëpi, pronë e K.J. (32) nga Sveti Nikolla. Persona të lënduar nuk ka. Nga ekipi i Njësisë Territoriale Zjarrfikëse Sveti Nikollë u shua zjarri, ndërsa u bë këqyrja e vendngjarjes nga një ekip i inspektimit të NJPB Sveti Nikollë.
Më 16.01.2026 në orën 20:24 në SPB Shtip, A.S. (59) nga f. Poçivalo, rajoni i Shtipit, denoncoi se rreth orës 19:00 në "Shumska kuqa" në f. Poçivalo, derisa kryente detyra pune si teknik pylli në "Pyjet Kombëtare", u sulmua fizikisht nga F.U. (31) nga f. Poçivalo, i cili dëmtoi edhe derën e hyrjes së objektit. Pas dokumentimit të rastit, do të vijojë parashtresë përkatëse.
Më 16.01.2026, në orën 10:05, NJPB Sveti Nikollë pranoi njoftim nga Instituti i Shëndetit Publik të Sveti Nikollës se tek ata u soll F. S. (35) nga Shkupi, i punësuar në një firmë private, i cili sipas njoftimit, rreth orës 09:30 pësoi lëndim të rëndë trupor, derisa kryente detyra pune - ndreqje në Njësinë e Kadastrit të Patundshmërive Sveti Nikollë në objektin e Komunës së Sveti Nikollës. Për ngjarjen u njoftua inspektori i punës.
Më 16.01.2026 në orën 23:00, NJPB Strugë mori njoftim se në një bastore sportive në një fshat të Strugës, dy persona të maskuar, nga të cilët njëri kishte armë, nga punonjësit morën para. Po merren masa për zbardhjen e rastit.