SPB Shkup ngriti kallëzim penal kundër A.J. (28) për shkak të dyshimit të bazuar për veprën e kryer penale "prodhimi i paaurtorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve". Më 05.03.2025 në rrugën "Fevruarski pohod" në Shkup, nëpunësit policorë ushtruan kontroll ndaj të denoncuarit, me ç'rast ishte gjetur dhe sekuestruar marihuanë.
Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike Dibër ngriti kallëzim penal kundër B.V. (35) nga Dibra për shkak të dyshimit të bazuar për veprën e kryrer penale "rrezikim i sigurisë". I denoncuari përmes aplikacionit mobil i drejtoi kërcënime një personi 52-vjeçar nga Dibra.
SPB Shkup ngriti kallëzim penal kundër I.E. (28) nga Shkupi për shkak të dyshimit të bazuar për veprën e kryer penale "prodhimi i paaurtorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve". Më 31.12.2025 në fshatin Koliçan i Epërm, nëpunës policorë ushtruan kontroll në automjetin e tij të udhëtarëve, me ç'rast ishte gjetur dhe sekuestruar kokainë, ndërsa më 01.01.2026 u realizua bastisje në shtëpinë e tij, me ç'rast ishin gjetur dhe sekuestruar 800 fishekë të kalibrit 9 mm.
Më 15.01.2026, në orën 23:55, nëpunës policorë nga SPB Veles e privuan nga liria B.A. (42) nga Velesi. Gjatë një kontrolli rrugor në rr. "Sarajevska" në Veles, u ndalua një automjet udhëtarësh "Opel" me targa të Velesit, të cilin e drejtonte B.A. dhe pas masave të marra u konstatua se ishte nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht iu matën 1.82 promilë alkool në gjak. Ai u ndalua në stacion policor, u njoftua prokurori publik dhe pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, kundër tij do të ngrihet kallëzim penal sipas nenit 297-a të Kodit Penal - "drejtim i pakujdesshëm i mjetit motorik".
Më 15.01.2026, në orën 23:32, SPB Manastir pranoi informacionin se në rrugën rajonale Manastir - Prilep, një automjet udhëtarësh "Ford Eskort" me targa të Prilepit, i drejtuar nga F.B. (25) nga Prilepi, kishte dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit ka pësuar lëndime të rënda trupore shoferi, të konstatuara në Spitalin Klinik të Prilepit. Ekipi i inspektimit nga SPB Manastir këqyri situatën në vendngjarje.
Më 15.01.2026, në orën 17:15, në zonën e fshatit Bellovodicë, rrethina e Prilepit, nëpunës policorë nga NJPB Prilep i privuan nga liria N.B. (47) dhe E.A. (45), të dy nga Prilepi, sepse tek ata u gjetën dhe u konfiskuan dy sharra motorike dhe dru të prerë në mënyrë të paligjshme. Sharrat dhe drutë iu dorëzuan policisë pyjore për procedim të mëtejshëm dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë kallëzim përkatës.
Më 15.01.2026, në orën 08:15 në Vendkalimin Kufitar Tabanoc, në hyrje të shtetit, nëpunës policorë e privuan nga liria N.J. (34) nga Kosova. Gjatë kontrollit të kryer të pasaportave dhe verifikimeve kufitare, u konstatua se N.J. figuronte në listën "Stop" me kërkesë të SPB Shkup.
Më 15.01.2026, në orën 13:55, në rr. "Gjorgi Gjorgon" në Strugë, nëpunës policorë të NJPB Strugë e privuan nga liria H.Q. (29) nga Struga, për shkak të dyshimit se ka kryer vjedhje të rëndë në një objekt tregtar në Strugë. Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij, të kryer me urdhër gjykate, ishin gjetur dhe sekuestruar disa produkte të ndryshme të cilat kanë prejardhjen nga vepra. Gjërat e sekuestruara iu kthyen pronarit dhe pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, kundër tij do të ngrihet kallëzim penal përkatës.
Më 16.01.2026 në Shkup, në lokacione të ndryshme, nëpunës policorë nga SPB Shkup i privuan nga liria V.J. (33) dhe D.M. (30), të dy nga Shkupi, si dhe S.H. (26) nga Holanda, me qëndrim në Shkup, për shkak se tek ata janë gjetur dhe sekuestruar një substancë e ngurtë e bardhë dhe marihuanë. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të vijojnë kallëzime përkatëse.
Më 16.01.2026, në orën 01:45, në Shtip, nëpunës policorë nga SPB Shtip i privuan nga liria dy 17-vjeçarë nga Shtipi sepse në rr. ,,Sutjeska'' në Shtip ishin vërejtur se si po hedhnin marihuanë, e cila është gjetur dhe sekuestruar. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë parashtresë përkatëse.
Më 15.01.2026, në orën 19:30, në Shkup, në zonën e Draçevës, nëpunës policorë nga SPB Shkup e privuan nga liria S.G. (41) nga Shkupi, sepse ai sulmoi fizikisht një nëpunës policor i cili po kryente veprime zyrtare. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë kallëzimi përkatës.
Më 16.01.2026, në orën 03:35, në SPB Shkup u denoncua se në ambientet e një kompanie financiare në një qendër tregtare në zonën e Karposhit është hyrë me përdorimin e forcës dhe janë sekuestruar para. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
Më 15.01.2026, në orën 21:55, SPB Shkup pranoi njoftim nga Institucioni Ndëshkues-Përmirësues Burgu Idrizovë se rreth orës 21:00, ishte realizuar bastisje në disa ambiente të institucionit, me ç'rast ishin gjetur dhe sekuestruar marihuanë, tableta dhe sende të tjera. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike në Gostivar ngriti kallëzim penal kundër P.A. (59) nga Gostivari për shkak të dyshimit të bazuar për veprën e kryer penale "rrezikimi i sigurisë". Më 26 dhe 27.12.2025 në shtëpinë familjare në Gostivar, i denoncuari e kishte kërcënuar gruan e tij 54-vjeçare.
SPB Shkup ngriti kallëzim penal ndaj G.A. (25) nga Shkupi për shkak të dyshimit të bazuar për veprën e kryer penale "prodhimi i paaurtorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve". Më 15.07.2025, nëpunës policorë ndaluan një automjet udhëtarësh, të drejtuar nga i denoncuari, me ç'rast ai hodhi nga dritarja një pako me kokainë, marihuanë dhe kapsula, të cilat janë gjetur dhe sekuestruar.