SPB Veles ngriti kallëzim penal kundër T.S. (43) nga Kavadari për shkak të dyshimit të bazuar për veprën e kryer penale "prodhimi i paaurtorizuar dhe lëshimi në qarkullim të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve". Më 11.05.2025 në Kavadar, nëpunësit policorë realizuan bastisje në shtëpi dhe ambientet ndihmëse të të denoncuarit, me ç'rast ishin gjetur dhe sekuestruar marihuanë dhe kokainë.
Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike Strugë ngriti kallëzim penal kundër N.M. (18) nga Ohri dhe një të mituri 16-vjeçar nga f. Mesheishtë, Komuna e Debërcës, për shkak të bazave të dyshimit për veprën e kryer penale "rrezikimi i sigurisë". Më 24.04.2025 në f. Misleshevë, rrethina e Strugës, nëpunësit policorë vunë re një automjet udhëtarësh "Zastava" pa targa regjistrimi, të drejtuar nga i denoncuari i parë, i cili ishte i ngarkuar me dru për ngrohje. Në atë rast, ai nuk u ndal në shenjën e dhënë për ndalim dhe me automjet tentoi të godiste nëpunësit policorë.
SPB Tetovë ngriti kallëzim penal kundër L.H. (35) nga Tetova për shkak të dyshimit të bazuar për veprën e kryer penale "rrezikim i sigurisë". Më 15.11.2025 në shtëpinë familjare, i denoncuari e ka kërcënuar nënën e tij 66-vjeçare dhe ka dëmtuar disa nga orenditë shtëpiake.
Më 14.01.2026 në Shkup, në lokacione të ndryshme, nëpunës policorë të SPB Shkup i privuan nga liria A.D. (20) dhe V.B. (40), të dy nga Shkupi dhe A.P. (28) nga rrethina e Shtipit, për shkak se u është gjetur dhe sekuestruar marihuanë. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të vijojnë kallëzime përkatëse.
Më 14.01.2026, në orën 18:40, nëpunës policorë të NJPB Kavadar e arrestuan O.V. (42) nga Kavadari, i cili kërkohej me urdhërarrest qendror për shkak të arratisjes nga Institucioni Ndëshkues - Përmirësues Burgu Gjevgjeli. O.V. u dërgua në institucion që të vuajë dënimin.
Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike Strugë paraqiti kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike të Strugës kundër N.L. (44) nga f. Oktisi, rrethina e Strugës, për shkak të dyshimit të bazuar për veprën e kryer penale "prodhimi i paaurtorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve". Më 30.07.2025 në f. Veleshtë, rrethina e Strugës, nëpunësit policorë ushtruan kontroll në automjetin të drejtuar nga i denoncuari, me ç'rast gjetën dhe sekuestruan marihuanë.
Më 14.01.2026, në orën 10:55, në NJPB Prilep u denoncua se në kryqëzimin e rrugëve "Trizla", "Goran Minoski" dhe "11 Tetori" në Prilep, ndodhi një aksident trafiku midis një automjeti udhëtarësh "Folksvagen Pasat" me targa të Prilepit, të drejtuar nga B.S. (38) dhe një mopedi të drejtuar nga Sh.I. (60), të dy nga Prilepi. Në aksident, Sh.I. pësoi lëndime të rënda trupore, të cilat u konstatuan në Spitalin e Qytetit të Prilepit. Këqyrjen në vendngjarje e kreu ekipi i inspektimit i NJPB Prilep.
Më 14.01.2026, rreth orës 22:30, në SPB Shkup u denoncua se në rr. “Brigada maqedonase-kosovare” në Shkup, një automjet pasagjerësh “Folksvagen Golf” me targa të Shkupit, i drejtuar nga një 16-vjeçar nga Shkupi, goditi këmbësorin M.I. (57) nga Shkupi. Në aksident, këmbësori mori lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Kompleksin e Klinikave “Nëna Terezë”. Këqyrjen në vendgjarje e kreu një ekip i inspektimit të SPB Shkup. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të parashtrohet parashtresë përkatëse.
SPB Kumanovë ngriti kallëzim penal kundër Z.Ç. (40) nga Kumanova për shkak të dyshimit të bazuar për veprën e kryer penale "prodhimi dhe furnizimi i armëve dhe mjeteve të dedikuara për kryerjen veprës penale". Më 14.01.2025 në Kumanovë, nëpunës policorë ushtruan kontroll në një automjet udhëtarësh në të cilin ndodheshin i denoncuari dhe një person tjetër, me ç'rast në automjet ishin gjetur dhe sekuestruar 28 çelësa universalë për hapjen e bravave dhe vegla të ndryshme të vogla për hapjen e bravave dhe sende të tjera.
Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike Vinicë ngriti kallëzim penal kundër E.A. (41) nga Strumica për shkak të dyshimit të bazuar për veprat e kryera penale "rrezikim sigurie" dhe "ngacmim seksual". I denoncuari një periudhë të gjatë kohore përmes rrjeteve dhe aplikacioneve sociale u bëri kërcënime dhe oferta të pahijshme dy femrave.
Më 14.01.2026 në orën 20:20 në Shkup, në zonën e Bit Pazarit, nëpunës policorë nga SPB Shkup i arrestuan M.A. (30), S.Sh. (30), R.K. (21), një 16-vjeçar, të gjithë nga Shkupi, dhe M.J. (20) nga Italia, ngase pas një mosmarrëveshjeje të mëparshme në trafik, prishën rendin dhe qetësinë publike me përleshje të ndërsjellë fizike. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë parashtresë përkatëse.
Më 14.01.2026, në orën 22:00, në Shkup, në zonën e Gazi Babës, nëpunës policorë nga SPB Shkup e privuan nga liria A.A. (51) nga një rreth i Shkupit, duke vepruar në bazë të një denoncimi të mëparshëm se në shtëpi sulmoi fizikisht partneren e tij 63-vjeçare, me ç'rast përdori një send të mprehtë dhe i shkaktoi lëndime. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë parashtresë përkatëse.
Më 14.01.2026, në orën 17:00, në SPB Shkup, në Vendkalimin Kufitar Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit u denoncua se rreth orës 16:40 në një aeroplan që kishte zbritur nga Gjermania, ishte prishur rendi dhe qetësia publike me përleshje fizike ndërmjet G.F. (49) nga Gjermania dhe 45-vjeçarit G.F. nga Shkupi nga njëra anë dhe Sh.S. (38) nga f. Llopatë, rajoni i Kumanovës, nga ana tjetër. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë parashtresë përkatëse.
Më 14.01.2026, në orën 16:55, në SPB Shkup, N.R. (58) nga Shkupi, shofer në NQP Shkup, denoncoi se pasi është ndalur pranë një vendkalimi autobusësh në komunën e Aerodromit, në një autobus, është sulmuar fizikisht nga një person. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
Më 14.01.2026, në SPB Skopje, një grua 54-vjeçare nga një fshat i Shkupit denoncoi ishte mashtruar nga një person për shumën prej 95.400 denarëve. Sipas denoncimit, gjatë vitit të kaluar ajo ia kishte paguar paratë në disa raste sepse ai i kishte thënë se mund ta ndihmonte që të blinte një banesë në Shkup dhe të punësonte vajzën e saj si doganiere. Siç është denoncuar, pas një kohe ai ka pushuar së iu përgjigjur telefonatave të saj, pas çka kuptoi se ishte mashtruar. Po merren masa për zbardhjen e rastit.