Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike Gostivar ngriti kallëzim penal kundër A.I. (23) nga f. Debreshë, rrethina e Gostivarit dhe J.H. (27) nga Gostivari për shkak të dyshimit të bazuar për veprën e kryer penale "prodhimi i paaurtorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve". Më 11.08.2025, në një hapësirë parkingu para një objekti hotelierik në rrugën magjistrale Gostivar-Kërçovë, nëpunës policorë ushtruan kontroll në një automjet udhëtarësh, me ç'rast te personat e denoncuar ishte gjetur dhe sekuestruar marihuanë.
SPB Tetovë ngriti kallëzim penal kundër J.J. (84) nga një fshat në komunën e Vrapçishtit për shkak të dyshimit të bazuar për veprën e kryer penale "zhvatje". Gjatë muajit korrik të vitit 2025, i denocuari duke u kërcënuar i kërkoi dhe i mori 5000 euro një personi femër- farefis i tij, e pasi ajo kërkoi që t'ia kthente paratë, ai e ndërpreu komunikimin me të.
SPB Tetovë ngriti kallëzim penal kundër B.G. (64) nga f. Negotinë, rrethina e Gostivarit, për shkak dyshimit të bazuar për veprën e kryer penale “shkatërrimi ose dëmtimi i instalimeve publike”. Më 28.05.2025, i denoncuari me një mjet transportues të cilin e drejtonte, përkatësisht gjatë shkarkimit të dheut në truall privat në fshatin e një rrethine të Tetovës, shkëputi një tel nga largpërçuesi 10KW, me çka e dëmtoi EVN Maqedoni.
Më 13/14.01.2026 në Shkup, në lokacione të ndryshme, nëpunës (33), të gjithë nga Shkupi, sepse tek ata u gjet dhe u konfiskua marihuanë dhe një thërrmuese. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të vijojnë kallëzime përkatëse.
Më 13.01.2026 në orën 20:18, në SPB Manastir u denoncua se në rrugën "Novaçki pat" në Manastir, një automjet udhëtarësh "Audi" me targa të Manastirit, i drejtuar nga V.A. (44) nga Manastiri, ka goditur këmbësorin S.P. (62) nga Manastiri. Si pasojë e aksidentit, këmbësori pësoi lëndime të rënda trupore, të cilat janë konstatuar në Spitalin Klinik të Manastirit. Këqyrjen në vendgjarjee kreu një ekip i inspektimit nga SPB Manastir.
Më 13.01.2026, në orën 15:40, në Pikën kufitare Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit, në dalje të shtetit, nëpunës policorë ndaluan V.A. (53) nga Norvegjia, sepse gjatë kontrollit kufitar u konstatua se në pasaportën e tij mungonin disa faqe. Ai iu dorëzua nëpunësve policorë të Departamentit për Krim Ndërkufitar dhe Migrim - Shkup për procedura të mëtejshme dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të ngrihet kallëzim përkatës.
SPB Ohër në Prokurorinë Themelore Publike të Ohrit ngriti kallëzim penal kundër R.V. (36) nga Shkupi për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale "prodhimi i paaurtorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve". Më 06.04.2025, në hapësirën e parkingut të një hoteli në Ohër, nëpunës policorë nga Seksioni për Tregti të Palejuar të Drogës dhe Armëve pranë SPB Ohër ushtruan kontroll në një automjet udhëtarësh ,,Honda'' me targa regjistrimi të Shkupit, të cilin e drejtonte i denoncuari, dhe në të cilin ndodheshin tre persona të tjerë, me ç'rast gjetën dhe sekuestruan marihuanë.
Më 13.01.2026, në orën 12:00, në f. Gradec, rrethina e Gostivarit, nëpunës policorë të Nj[sisë Policore Gallatë e privuan nga liria D.A. (25) nga f. Gradec për shkak të dyshimit të bazuar për veprën e kryer penale "vjedhje" sipas nenit 235 të Kodit Penal. Ai u ndalua në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit, do të paraqitet parshtresë përkatëse.
Më 13.01.2026, në orën 09:55, në Demir Hisar, nëpunës policorë nga NJPB Demir Hisar e privuan nga liria K.A. (34) nga Demir Hisari, i cili kërkohej me urdhër të Gjykatës Themelore të Manastirit për vuajtjen e dënimit me burg prej gjashtë muajsh për veprën e kryer penale "lëndim i rëndë trupor". Ai u shoqërua në Institucionin Ndëshkues - Përmirësues Manastir për vuajtjen e dënimit.
Më 13.01.2026, në orën 19:20, në SPB Tetovë u denoncua se në rr. 180” në Tetovë shpërtheu zjarr në pronësi të O.S. (76) nga Tetova, i cili ndërroi jetë në vendngjarje. Mjeku konstatoi vdekjen. Gjatë tentimit për ta shuar zjarrin, djali i tij M.S. (51) nga Tetova pësoi djegie dhe u transportua në Spitalin Klinik të Tetovës me autoambulancë për dhënien e ndihmës mjekësore. Zjarri u shua nga Njësia Territoriale Zjarrfikëse Tetovë. Këqyrjen në vengjarje e kreu prokurori publik dhe ekipi i inspektimit i SPB Tetovë.
Më 13.01.2026, në orën 11:20, në SPB Tetovë, një 44-vjeçar nga Tetova denoncoi se ishte mashtruar nga një person nga rajoni e Gostivarit për shumën prej 2,000 eurosh. Sipas denoncimit, në korrik të vitit 2024, ai vendosi kontakt me personin dhe u morën vesh që t'i ndërmjetësonte për dokumente jashtë shtetit, pas çka ia dha paratë nipit të tij. Siç është denoncuar, pasi që nuk i mori dokumentet, e as paratë nuk iu kthyen, kuptoi se ishte mashtruar dhe e denoncoi rastin. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.
Më 13.01.2026, në orën 21:00, në f. Krushopek, rrethina e Shkupit, nëpunës policorë nga SPB Shkup i privuan nga liria I.D. (30), A.D. (36), B.D. (65) dhe N.D. (42), të gjithë nga f. Krushopek, duke vepruar në bazë të një denoncimi të mëparshëm se në oborrin e një magazine në fshatin Llakë, rrethina e Shkupit, ata i sulmuan fizikisht M.N. (50) nga fshati Krushopek, vëllain e tij dhe djalin e tij, në ç'rast përdorën edhe sende të mprehta. Sipas denoncimit, M.N., vëllai i tij dhe djali i tij i janë kundërpërgjigjur sulmit. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë kallëzim përkatës.
Më 13.01.2026, në orën 20:30, në një fshat në rrethinë të Shkupit, nëpunës policorë nga SPB Shkup e privuan nga liria S.K. (56) nga liria e sepse e kishte kërcënuar gruan e tij 44-vjeçare dhe kishte tentuar ta sulmonte fizikisht, e më parë i kishte kërcënuar dy vajzat e tyre me një send të mprehtë dhe në këtë rast kishte dëmtuar një pjesë të orendive shtëpiake në shtëpinë familjare. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë parashtresë përkatëse.
Më 13.01.2026, në orën 11:00, në SPB Shkup, D.Gj. (56) nga Shkupi denoncoi se rreth orës 04:00 në vendin e punës në një institucion shëndetësor në zonën e Gjorçe Petrovit ishte sulmuar fizikisht nga një person, i cili mjekohej në atë institucion. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
Më 13.01.2026, në orën 21:50, në SPB Shkup, V.S. (49) dhe B.N. (33), të dy nga Shkupi, denoncuan se janë sulmuar nga J.V. me një send të fortë në zonën e Gjorçe Petrovit. Po merren masa për zbardhjen e rastit.