Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Pjesë nga ngjarjet ditore 13.01.2026

Ministria e Punëve të Brendshme Ministria e Punëve të Brendshme

Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike Gostivar ngriti kallëzim penal kundër A.I. (23) nga f. Debreshë, rrethina e Gostivarit dhe J.H. (27) nga Gostivari për shkak të dyshimit të bazuar për veprën e kryer penale "prodhimi i paaurtorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve". Më 11.08.2025 në një hapësirë parkingu para një objekti hotelierik në rrugën magjistrale Gostivar-Kërçovë, nëpunës policorë ushtruan kontroll në një automjet udhëtarësh, me ç’rast te të denoncuarit ishte gjetur dhe sekuestruar marihuanë.

 

SPB Kumanovë ngriti kallëzim penal kundër E.M. (37) nga Gjermania, me vendbanim në Shtip, për shkak të dyshimit të bazuar për veprën e kryer penale “falsifikimi i dokumentit”. Më 01.12.2025, në Vendkalimin Kufitar Tabanoc, në hyrje të shtetit, i denoncuari paraqiti për kontroll një patentë shoferi të falsifikuar gjermane.

NJPB Kavadar ngriti kallëzim penal kundër A.D. (69) nga f. Rosoman, rrethina e Kavadarit, për shkak të dyshimit të bazuar për veprën e kryer penale “prodhimi, mbajtja, ndërmjetësimi dhe tregtimi i paaurtorizuar i armëve dhe lëndëve shpërthyese”. I denoncuari në shtëpinë e tij posedonte pa leje dy karabina gjuetie, një tytë dhe një qytë druri të një karabine gjuetie dhe 160 copë municion të kalibrit të ndryshëm.

 

SPB Kumanovë ngriti kallëzim penal kundër I.R. (21) nga Kumanova për shkak të dyshimit të bazuar për veprën e kryer penale “kanosje me mjet të rrezikshëm gjatë një rrahjeje ose grindjeje”. Më 14.09.2025 në sheshin “Jugosllavia e Re” në Kumanovë, i denoncuari sulmoi A.D. (18) nga Kumanova me një send të mprehtë.

 

Më 12.01.2026 në Shkup, në zonën e Gazi Babës, nëpunës policorë nga SPB Shkup e privuan nga liria G.G. (36) nga Shkupi për shkak se tek ai u gjet dhe u konfiskua marihuanë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë parashtresë përkatëse.

 

Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike - Strugë ngriti kallëzim penal kundër M.M. (19) nga f. Podgorcë, rrethina e Strugës, për shkak të dyshimit të bazuar për veprën e kryer penale “prodhimi i paaurtorizuar dhe lëshimi në qarkulim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”. Më 06.05.2025 në f. Podgorcë, nëpunës policorë ushtruan kontroll ndaj të denoncuarit, me ç’rast ishte gjetur dhe sekuestruar marihuanë.

 

Më 12.01.2026, në orën 12:30, në SPB Ohër është denoncuar se rreth orës 10:00, në kryqëzimin e bul. "Turistiçka" dhe rr. "Karaorman" në Ohër, një automjet udhëtarësh "Opel Astra" me targa regjistrimi të Ohrit, i drejtuar nga F.F. (52) nga f. Vellgosht, rrethina e Ohrit, goditi 83-vjeçaren P.M. nga Ohri. Në aksident lëndime të rënda trupore pësoi P.M., të cilat u konstatuan në Spitalin Special "S. Erazmo" në Ohër. Këqyrjen në vendngjarje e bëri ekipi i inspektimit i SPB Ohër.

 

SPB Tetovë ngriti kallëzim penal kundër A.A. (42) nga Tetova dhe Shoqatës për Turizëm, Hoteleri, Rekreacion dhe Sport "Qendra e Skijimit Kodra e Diellit" - Tetovë për shkak të dyshimit të bazuar për veprën e kryer penale "shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm". Më 05.03.2025 në një pistë skijimi, i denoncuari A.A. - i punësuar në Qendrën e Skijimit, nuk i tregoi për pasojat e mundshme nga parregullsia e skiliftit personit që donte ta përdorte, me ç’rast personi u godit dhe pësoi lëndime.

 

SPB Tetovës ngriti kallëzim penal kundër F.B. (35) nga f. Strimnicë, komuna e Zhelinës, për shkak të dyshimit të bazuar për veprën e kryer penale "rrezikimi i sigurisë". Më 02.01.2026, i denoncuari në objektin e komunës së Zhelinës kërcënoi dy të punësuar në komunë, pasi më parë kishte kërkuar takim me kryetarin e komunës, ndëra ai në atë çast nuk ndodhej në ndërtesë.

 

Më 12.01.2026 në orën 15:45, në SPB Ohër është denoncuar se në kryqëzimin e rr. "ASNOM" me rr. "Galiçica" në Ohër, një automjet udhëtarësh "Pezho" me targa regjistrimi të Ohrit, i drejtuar nga N.S. (51) nga Ohri, goditi një kandelabër duke tentuar të shmangë përplasjen me një automjet udhëtarësh "Citroen" me targa regjistrimi të Shkupit, të drejtuar nga 23-vjeçarja S.M. nga f. Leskoec, rrethina e Ohrit. Në aksident lëndime të rënda trupore pësoi shoferi N.S., të cilat janë konstatuar në Spitalin Special "Sh. Erazmo" në Ohër. Këqyrja në vendngjarje u bë nga një ekip i inspektimit në Ohër.

Më 12.01.2026, në orën 11:30, në SPB Tetovë, një burrë 70-vjeçar nga një fshat i Tetovës denoncoi se ai dhe vëllai i tij janë mashtruar për shumën prej 15.000 euro nga L. "P" nga Tetova. Sipas denoncimit, gjatë vitit 2024, personi u ka ofruar ndihmë atij dhe vëllait të tij që të marrin pension nga një shtet i huaj, sepse të dy kishin realizuar stazhin e punës. Siç është denoncuar, ai disa herë ua ka kërkuar paratë si depozitë, për çka që të dy kanë nënshkruar në fletë letre të paplotësuara, prokurë të paplotësuar dhe fletëpagesa të paplotësuara, me qëllim që të realizonin shpejt të drejtën e pensionit. Pas një kohe, pasi puna nuk ishte përfunduar, ata kuptuan se ishin mashtruar. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

NJPB Negotinë ngriti kallëzim penal ndaj një burri 57-vjeçar nga Negotina për shkak të dyshimit të bazuar për veprat e kryera penale "kënaqje e pasioneve seksuale para një tjetri" dhe "dhunim i një fëmije nën moshën 15 vjeç" dhe kundër një burri 40-vjeçar nga një fshat i Negotinës me dyshimin për kryerjen e veprës penale "kënaqje e pasioneve seksuale para një tjetri". Konkretisht, në një apartament në Negotinë ata patën marrëdhënie seksuale në prani të personave të tjerë, në mesin e të cilëve edhe një të mitur 15-vjeçar, i cili bëri një video-incizim të cilin e kishin në dispozicion disa persona. Po ashtu, ekzistojnë baza për dyshim se 57-vjeçari në tetor të vitit 2025 kreu akte të tjera seksuale me të miturin, i cili atëbotë ishte 14 vjeç, ndërsa për këtë gjë i jepte para.

NjPB Kavadar ngriti kallëzim penal kundër një 44-vjeçari nga Kavadari për shkak të dyshimit të bazuar veprën e kryer penale "përdhunimi i fëmijës e cila nuk i ka mbushur 15 vjet". I denoncuari, në dy raste në shtëpinë ku po qëndronte, e ka prekur në trup vajzën e tij 13-vjeçare.

 

Më 12.01.2026 në orën 20:57 në SPB Shkup, një grua 36-vjeçare ka denoncuar se më 07/08.01.2026 në shtëpinë familjare në zonën e Bit Pazarit ishte sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj A.M. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

Më 12.01.2026, në orën 20:20, në Shkup, në zonën e Bit Pazarit, nëpunës policorë nga SPB Shkup e privuan nga liria E.A. (35) nga Shkupi, duke vepruar në bazë të një denoncimi të mëparshëm se rreth orës 19:30 me persona të tjerë ka hyrë në oborrin e shtëpisë familjare të një burri 41-vjeçar, pas çka e ka kërcënuar dhe ka dëmtuar sendet në oborr. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë parashtresë përkatëse.

Më 12.01.2026, në orën 19:45, në Stacionin Policor Kisella Vodë, nëpunës policorë nga SPB Shkup e kanë privuar nga liria R.Q. (32) nga Shkupi, duke vepruar në bazë të një denoncimi të mëparshëm se më 08.01.2026 në zonën e Qendrës me automjetin e tij ka sulmuar fizikisht partnerin e tij jashtëmartesore 34-vjeçare. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë parashtresë përkatëse.

Më 13.01.2026, në orën 01:50, në SPV Shkup, Z.S. (34) nga Shkupi ka raportuar se më 12.01.2026 rreth orës 22:10 para një bastore sportive në zonën e Gazi Babës është sulmuar fizikisht nga G. "N". Po merren masa për sqarimin e rastit.

Më 13.01.2026, në orën 00:10, në SPB Shkup është denoncuar se në një objekt hotelierik në lagjen e Ilindenit, pas një grindjeje të mëparshme, ishte prishur rendi dhe qetësia publike me përleshje fizike ndërmjet D.M. (27) nga fshati Marinë, komuna e Ilindenit dhe A.M. (25) nga f. Milladinovc, komuna e Ilindenit. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë parashtresë përkatëse.

Më 12.01.2026, në orën 18:00, një burrë 43-vjeçar nga një rreth i Shkupit ka denoncuar se rreth orës 15:00, në zonën e Qendrës, një person e ka nxjerrë me forcë nga automjeti i tij, e ka kërcënuar dhe i ka dëmtuar automjetin. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

Më 12.01.2026, në orën 19:00, në Zyrën e Jashtme për Çështje Kriminalistike - Gjevgjeli është denoncuar se në periudhën nga ora 11:00 deri në orën 15:00 të datës 12.01.2026, nga një urë hekuri në lumin Zuica pranë rrugës rajonale Përdejci - Smokvicë, janë prerë dhe shkatërruar me anë të veglave dhe forcës fizike tre lloje kabllosh përmes të cilave kryhet kontrolli dhe komandat për pajisjet e sinjalizimit dhe sigurisë për mbarëvajtjen e trafikut hekurudhor. Po merren masa për gjetjen e kryerësit.

 


Accessibility Menu