SPB Tetovë ngriti kallëzim penal kundër E.A. (57) nga Tetova për shkak të dyshimit të bazuar për veprën e kryer penale “prodhimi i paaurtorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”. Më 10.08.2025 në fshatin Zhelinë, rajoni i Tetovës, nëpunësit policorë ushtruan kontroll daj të denoncuarit, me ç'rast ishte gjetur dhe sekuestruar kokainë.
Qendra Rajonale për Çështje Kufitare Veri ngriti kallëzim penal kundër E.K. (47) nga Turqia për shkak të dyshimit të bazuar për veprën e kryer penale “falsifikim dokumenti”. Më 03.01.2026 në Pikën Kufitare Tabanoc, në hyrje të shtetit, i denoncuari paraqiti për kontroll patentë shoferi turke të falsifikuar.
SPB Tetovë ngriti kallëzim penal kundër Ç.B. (35) nga rajoni i Tetovës, për shkak të yshimit të bazuar për veprën e kryer penale “zhvatje”. Gjatë vitit 2025, i denoncuari i zhvati para partneres së tij 44-vjeçare, duke e kërcënuar se do të publikonte imazhet e saj me përmbajtje eksplicite.
Më 11.01.2026, në orën 12:04, në NJPB Vinicë është denoncuar se në fshatin Bllatec rreth orës 11:50 ka shpërthyer zjarr në shtëpi dhe në ambientin ndihmës - punëtori, pronë e M.D. (70) nga po ky fshat. M.D. ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është transportuar me një automjet të Ndihmës Urgjente Mjekësore të Vinicës në Spitalin e Përgjithshëm të Koçanit për dhënien e ndihmës mjekësore. Zjarri u shua nga ekipet e Njësisë Territoriale Zjarrfikëse - Vinicë dhe Njësisë Territoriale Zjarrfikëse -Koçan.
Më 11.01.2026, në orën 16:10, në Stacionin Policor të Gjevgjelisë u denoncua se në kohën ndërmjet orës 13:30 dhe 14:30 bga ura hekurudhore e lumit Mërzenska, në vendin e quajtur ,,Avlaq'', ku zhvillohet qarkullimi hekurudhor, një kryerës i panjohur ka prerë dhe ka marrë dy kabllo bakri me gjatësi prej 60 dhe 12 metra. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
Më 11/12.01.2026 në Shkup, në lokacione të ndryshme, nëpunës policorë Shkupit i privuan nga liria A.D. (20) dhe M.B. (28), të dy nga Shkupi, për shkak se u është gjetur dhe konfiskuar marihuanë dhe një thërrmuese. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të pasojnë parashtresa përkatëse.
Më 11.01.2026, në orën 13:10, në SPB Shkup, S.K.P. (41) denoncoi se rreth orës 12:20 në një qendër tregtare në zonën e Qendrës, ishte sulmuar fizikisht nga 56-vjeçarja M.D., ndërsa një person mashkull që ishte me të e ka incizuar me telefon celular. Gjithashtu, edhe M.D. denoncoi se ajo ishte sulmuar fizikisht nga S.K.P.. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
Më 11.01.2026, në orën 15:00, në SPB Shkup, nga Institucioni Ndëshkues -Përmirësues Burgu-Idrizovë u denoncua se rreth orës 12:30 gjatë një kontrolli të një pakete të dedikuar për një person të dënuar A.N. (39) nga Shkupi, ishin gjetur dhe sekuestruar 220 tableta. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
Më 12.01.2026, në orën 01:26, në SPB Shkup, është denoncuar se rreth orës 01:05 në një pompë benzine në zonën e Kisella Vodës, dy persona e kanë kërcënuar punonjësin dhe kanë tentuar t'i marrin para, por nuk ia arritën. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
Më 11.01.2026, në orën 18:40 në pikën pagesën Preod, nëpunës policorë nga SPB Shkup e privuan nga liria B.P. (68) nga Strumica, nga shkaku se rreth orës 17:50 në pikë pagesën Milladinovc, pasi që nëpunësit policorë ndaluan të denoncuarin i cili drejtonte një automjet pasagjerësh "Fiat Bravo" me targa të Strumicës dhe u përpoqën ta identifikonin atë, ai e startoi automjetin dhe goditi një nëpunës policor, ndërsa më pas u largua nga vendi i ngjarjes. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë parashtresë përkatëse.
Më 11.01.2026, në orën 06:47, në SPB Shkup është denoncuar se në në zonën e Qendrës ka shpërthyer zjarr në një shtëpi të braktisur, në pronësi të S.V.Gj. (55) nga Shkupi. Zjarri është shuar nga një ekip i Brigadës Zjarrfikëse - Shkup. Persona të lënduar nuk ka. Është kryer inspektim.
SPB Tetovë ngriti kallëzim penal kundër një 17-vjeçari nga fshati Trebosh, rajoni i Tetovës, për shkak të dyshimit të bazuar për veprën e kryer penale "prodhimi i paaurtorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve". Më 12.05.2025 në Tetovë, nëpunësit policorë ushtruan kontroll ndaj të denoncuarit, me ç'rast ishte gjetur dhe sekuestruar marihuanë.