Më 10.01.2026 në Shkup, në lokacione të ndryshme, nëpunës policorë nga SPB Shkup i privuan nga liria O.H. (21), M.A.A. (22), A.B. (23) dhe R.A. (41), të gjithë nga Shkupi, sepse tek ata ishte gjetur dhe sekuestruar marihuanë. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të vijojnë parashtresa përkatëse.
Më 10.01.2026 në orën 20:40 në Shkup, nëpunës policorë nga SPB Shkup e privuan nga liria E.D. (52) nga Shkupi, për arsye se para Stacionit Policor Gazi Babë sulmoi fizikisht një nëpunës policor i cili po kryente veprime zyrtare dhe në atë rast i bëri edhe kërcënime. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë parashtresë përkatëse.
Më 10.01.2026 në orën 08:00, në SPB Shkup nga Ndihma Urgjente Mjekësore është paraqitur rasti se në një shtëpi në zonën e Shuto Orizarës ndodhej një foshnje pa shenja jete. Nga ana e mjekut u konstatua vdekja pa gjurmë të dukshme dhune. Është bërë këqyrja në vendngjarje, ndërsa me urdhër të prokurorit publik foshnja e ndjerë u dorëzua për obduksion.
Më 11.01.2026, në orën 02:20, në SPB Shkup M.M. (47) denoncoi se rreth orës 01:30 në fshatin Trubarevë, rrethina e Shkupit ishte sulmuar fizikisht nga D.M. (40), të dy nga fshati Trubarevë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë parashtresë përkatëse.
Më 11.01.2026, në orën 01:00, në SPB Shkup D.G. (48) nga Shkupi denoncoi se më 10.01.2026 rreth orës 21:50 në një objekt hotelierik në lagjen Ilinden ishte sulmuar fizikisht me një send të fortë nga një person. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
Më 11.01.2025, në orën 02:45, në SPB Shkup u denoncua se në zonën e Gjorçe Petrovit ka shpërthyer zjarr në një automjet udhëtarësh ,,Mercedes'' me targa të Shkupit, pronë e G.B. (27) nga Shkupi. Zjarri u shua nga Brigada Zjarrfikëse - Shkup. Persona të lënduar nuk ka. U bë këqyrje në vendngjarje.