Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Pjesë nga ngjarjet ditore 10.01.2026

Ministria e Punëve të Brendshme Ministria e Punëve të Brendshme

Më 09.01.2026, në Shkup, në lokacione të ndryshme, nëpunës policorë nga SPB Shkup i privuan nga liria A.M. (29) nga Shkupi dhe A.P. (23) nga f. Vollkovë, rrethina e Shkupit, për shkak se tek ata është gjetur dhe sekuestruar marihuanë. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të vijojnë parashtresa përkatëse.

 

Më 09.01.2026, në orën 21:20, në SPB Shkup u denoncua se në rr. "4" në f. Vizbeg, rrethina e Shkupit, një automjet udhëtarësh "Opel" me targa regjistrimi të Shkupit, i drejtuar nga K.R. (20) nga f. Vizbeg, ka goditur këmbësorin C.C. (54) nga Velesi. Në aksident këmbësori ka pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat janë konstatuar në Kompleksin e Klinikave "Nëna Terezë" në Shkup. Është bërë këqyrje në vendngjarje nga një ekip inspektues i SPB Shkup.

 

Më 09.01.2026, rreth orës 06:45, në SPB Shkup, nga Spitali i Përgjithshëm i Qytetit "Sh. Naum Ohridski" në Shkup është paraqitur rasti se tek ata me lëndime të rënda trupore është sjellë 46-vjeçarja N.S. nga Shkupi. Sipas paraqitjes, N.S. lëndimet i ka marrë gjatë udhëtimit me autobus, me targa regjistrimi të Shkupit, në rr. "Mito Haxhivasilev Jasmin" në Shkup, kështu që gjatë frenimit të menjëhershëm, ra dhe u lëndua. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

Më 09.01.2026, në orën 18:36, në NJPB Kriva Pallankë është pranuar informacion se kishte shpërthyer zjarr në një shtëpi në fshatin Neravë, rrethina e Kriva Pallankës, pronë e A.P. (52). Lëndime nga zjarri pësuan D.P. (34), A.P. (52) dhe S.P. (89), të cilët u dërguan në Kompleksin e Klinikave “Nëna Terezë” në Shkup për dhënien e ndihmës mjekësore. Një ekip nga Njësia Territoriale Zjarrfikëse  Kriva Pallankë e shoi zjarrin. Inspektimi do të kryhet gjatë ditës.

 

Më 09.01.2026, rreth orës 08:30, në SPB Shkup është paraqitur rasti se në f. Banjanë, rrethina e Shkupit, M.V. (79) nga f. Banjanë ishte sulmuar fizikisht nga G.G., shoferi i autobusit nr. 61, në të cilin M.V. po udhëtonte, por pasi zbriti nga autobusi filloi grindja, pas çka u sulmua nga G.G. dhe në atë rast pësoi lëndime të rënda trupore, të cilat u konstatuan në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit "Sh. Naumi Ohridski" Shkup. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të paraqitet parashtresë përkatëse.

 

Më 09.01.2026, nëpunës policorë nga SPB Shkup e privuan nga liria Gj.K. (41) nga Velesi, duke vepruar sipas një denoncimi të mëparshëm nga partnerja e tij jashtëmartesore 39-vjeçare se po atë ditë rreth orës 08:00 në shtëpinë familjare në Shkup e sulmoi fizikisht, me ç'rast përdori një send të fortë dhe ia dëmtoi telefonin celular. Gjatë bastisjes së realizuar në shtëpi, ishte gjetur dhe sekuestruar marihuanë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë parashtresë përkatëse.

Më 10.01.2026, në orën 01:40, në Vendkalimin Kufitar Bllatë nga nëpunës policorë të SP për VK dhe MK Bllatë, në hyrje të shtetit, është privuar nga liria J.V. (44) nga R. e Shqipërisë, sepse kërkohej nga Interpoli -Luksemburg. Personi iu dorëzua SP Dibër për procedim të mëtejshëm.

 

Më 09.01.2026, në orën 02:00, në SPB Shkup, B.Xh. (19) nga Shkupi denoncoi se para shtëpisë së tij në zonën e Bit Pazarit në Shkup, tre persona, nga të cilët njëri kishte armë, e kanë kërcënuar. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 09.01.2026, në orën 17:07, në SPB Shkup është paraqitur rasti se në një banesë në rr. "Rajko Zhinzifov" në Shkup, ishte gjetur i pajetë A.M. (48) nga Shkupi. Mjeku konstatoi vdekjen pa gjurmë të dukshme dhune, dhe me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerit është dorëzuar për obduksion.

 

Më 09.01.2026, në orën 23:30, në fshatin Studeniçan, rrethina e Shkupit, nëpunës policorë nga SPB Shkup arrestuan S.I. (19) dhe Z.I. (20), të dy nga f. Draçevicë, rrethina e Shkupit, E.R. (33) nga f. Studeniçan, rrethina e Shkupit dhe R.R. (26) nga Shkupi, për shkak se e kanë prishur rendin dhe qetësinë publike me përleshje fizike ndërmjet vete. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojnë parashtresa përkatëse.

 

Më 09.01.2026, në orën 20:35, në SPB Shkup, F.E. (50) nga Shuto Orizarë, rrethi i Shkupit, denoncoi se më 05.01.2026 rreth orës 13:00 në një vendndalim autobusësh në zonën e Shuto Orizarës, dy persona ia morën telefonin celular djalit të saj të mitur. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

Më 09.01.2026, në orën 16:20, nëpunës policorë nga SPB Shtip e privuan nga liria I.P. (47) nga një fshat i Shtipit, duke vepruar në bazë të një denoncimi të mëparshëm nga babai i tij 74-vjeçar se ai e kishte sulmuar fizikisht në shtëpinë familjare. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë parashtresë përkatëse.

 

Më 09.01.2026, në orën 17:15, në SPB Shtip, një burrë 26-vjeçar nga Shtipi denoncoi se në shtëpi, pas një grindje të mëparshme, ishte sulmuar fizikisht nga e dashura e tij M.J. (20) nga zona e Shtipit. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të paraqitet parashtresë përkatëse.

 

Më 09.01.2026 në orën 15:00, në NjPB Vinicë, një grua 67-vjeçare nga Vinica denoncoi se ishte mashtruar nga një person për shumën prej 12.400 eurosh. Sipas denoncimit, personi e ka kontaktuar atë me telefon, është prezantuar si mjek dhe i ka thënë se nusja e saj ka pësuar një lëndim të rëndë në punë dhe se nevojiten para për t'u operuar. Siç është denoncuar, ajo i ka tërhequr paratë nga banka dhe i ka lënë në vendin ku ia ka thënë personi, por më vonë ka kuptuar se ishte mashtruar. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 09.01.2026, në orën 15:00, në Njësinë Policore -Makedonska Kamenicë, është zhvilluar një bisedë zyrtare me M.S. (43) nga fshati Kosevicë, Makedonska Kamenicë, duke vepruar në bazë të një denoncimi të mëparshëm nga F.V. (23) nga Makedonska Kamenica se ai ishte sjellë në mënyrë agresive dhe i kishte bërë kërcënime. Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër M.S. do të ngrihet kallëzim përkatës.

 

Më 10.01.2026, në orën 00:30, në një fshat të Dellçevës, nëpunës policorë nga NJPB Dellçevë e kanë privuar V.N. (53) nga një rreth i Dellçevës, duke vepruar në bazë të një kallëzimi paraprak nga gruaja e tij 53-vjeçare se në shtëpinë familjare në rrethin e Dellçevës, e ka sulmuar fizikisht dhe i ka bërë kërcënime. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë kallëzimi përkatës.

 

Më 10.01.2026, në orën 00:50, në Dellçevë, nëpunës policorë e privuan nga liria A.I. (48) nga Dellçeva, duke vepruar në bazë të një denoncimi paraprak nga gruaja e tij 39-vjeçare se, në shtëpinë familjare në Dellçevë ai e ka sulmuar fizikisht dhe ia ka dëmtuar telefonin celular. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të paraqitet kallëzim përkatës.

 

Më 09.01.2026, në orën 18:15, në Vendkalimin Kufitar Tabanoc, për hyrje në shtet, nëpunës policorë e privuan nga liria P.S. (24) nga Greqia. Gjatë kryerjes së kontrollit kufitar dhe verifikimit të automjetit "Pezho" me targa kombëtare greke, të cilin ai e drejtonte, janë gjetur dhe  sekuestruar mjete piroteknike, materie të lëngshme dhe sende të tjera. Ai është ndaluar në Stacionin Policor në Kumanovë dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të ngrihet kallëzim përkatës.

 

Accessibility Menu