Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Pjesë nga ngjarjet ditore 09.01.2026

Ministria e Punëve të Brendshme Ministria e Punëve të Brendshme

NJPB Vallandovë ngriti kallëzim penal kundër A.A. (67) nga f. Bashibos, rrethina e Vallandovës, për shkak të dyshimit të bazuar për vepër të kryer penale "prodhimi, mbajtja, ndërmjetësimi dhe tregtimi i paautorizuar i armëve ose lëndëve shpërthyese". Më 15.08.2025 në f. Bashibos, nëpunës policorë realizuan bastisje në shtëpi dhe në ambeintet ndihmëse të të denoncuarit, me ç' rast ishin gjetur dhe sekuestruar fishekë.

Zyra e Jashtme për Çështje kriminalistike Gostivar ngriti kallëzim penal kundër S.I. (41) dhe djalit të tij 16-vjeçar, të dy nga f. Dobri Doll, komuna e Vrapçishtit, për shkak të dyshimit të bazuar për vepër të kryer penale "dhunë". Më 16.09.2025 para një objekti hotelierik në f. Dobri Doll, të denoncuarit sulmuan fizikisht J.M. (20) nga po ky fshat.

Më 08.01.2026 në Shkup, në lokacione të ndryshme, nëpunës policorë nga SPB Shkup i privuan nga liria F.S. (28) dhe Z.T. (25), të dy nga Shkupi, për shkak se tek ata janë gjetur dhe sekuestruar një substancë e ngurtë dhe marihuanë. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, kundër tyre do të ngrihen kallëzime përkatëse.

Më 08.01.2026, në orën 06:50, në SPB Shkup u denoncua se në f. Petrovec, komuna e Petrovecit, një automjet udhëtarësh "Shkoda" me targa regjistrimi të Shkupit, i drejtuar nga D.K. (46) nga f. Petrovec, e ka goditur 61-vjeçaren J.C. nga Shkupi. Në aksident, J.C. ka pësuar lëndime të rënda trupore, që janë konstatuar në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit "Sh. Naum Ohridski" në Shkup. Është kryer inspektim nga ekipi inspektues i SPB Shkup.

Më 08.01.2026, në orën 12:00, në SPB Shkup është denoncuar se në kryqëzimin e rr. "Moskovska" me rr. "Zhenevska" në Shkup, një automjet udhëtarësh "Citroen" me targa regjistrimi të Shkupit, i drejtuar nga V.T. (54) nga Shkupi, e ka goditur 74-vjeçaren L.V. nga Shkupi. Në aksident, L.V. ka pësuar lëndime të rënda trupore, që janë konstatuar në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit "Sh. Naum Ohridski" në Shkup. Është kryer inspektim nga ekipi inspektues i SPB Shkup.

Më 08.01.2026, në orën 14:54, në SPB Manastir është denoncuar se në kryqëzimin e rr. "8 Shtatori", rr. "Kërste Nale" dhe rr. "Rashtanska" në Manastir, ka ndodhur aksident rrugor ndërmjet një automjeti udhëtarësh "Seat Ibica" me targa regjistrimi të Manastirit, i drejtuar nga F.T. (19) nga Manastiri dhe një automjeti udhëtarësh "Opel Astra" me targa regjistrimi të Manastirit, i drejtuar nga 46-vjeçarja M.C. nga f. Kukureçan, rrethina e Manastirit. Në aksident, M.C. pësoi lëndime të rënda trupore, që janë konstatuar në Spitalin Klinik të Manastirit. Është kryer inspektim nga ekipi inspektues i SPB Manastir.

Më 08.01.2026, rreth orës 11:35, në NJPB Dibër, nga Ndihma Urgjente Mjekësore u denoncua se gjatë rrugës për në Dibër ka ndërruar jetë S.K. (40) nga Dibra. Sipas denoncimit, rreth orës 11:15 ai ka rënë nga një ndërtesë në ndërtim e sipër në rr. ,,Vëllazërim Bashkimi'' në Dibër, ku punonte, dhe gjatë rrugës për në spital ndërroi jetë. Në vendngjarje dolën inspektori i punës dhe prokurori publik, me urdhrin e të cilit trupi u dërgua për obduksion. Është kryer inspektim nga ekipi inspektues i NJPB Dibër.

Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike Gostivar ngriti kallëzim penal kundër J.S. (25) nga f. Banjicë e Poshtme, rrethina e Gostivarit dhe S.Xh. (25) nga Gostivari për shkak të dyshimit të bazuar për vepër të kryer penale "dhunë". Më 11.11.2025 në oborrin e një shtëpie në Gostivar, të denoncuarit me sende të mprehta kanë tentuar të qërojnë hesapet mes vete, por u ndaluan nga të pranishmit.

Më 08.01.2026, në orën 23:30, në f. Bogovinë, rrethina e Tetovës, nëpunës policorë nga Njësia Policore Kamjan i privuan nga liria B.A. (20) dhe F.A. (20), të dy nga f. Bogovinë. Gjatë kontrollit të një automjeti udhëtarësh "Folksvagen Golf" me targa regjistrimi të Tetovës, në të cilin udhëtonin, ishte gjetur dhe sekuestruar marihuanë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë kallëzimi përkatës.


Më 07.01.2026, në orën 15:15, në drejtimin rrugor për në f. Zërzë, rrethina e Prilepit, nëpunës policorë nga NJPB Prilep i privuan nga liria R.A. (36) dhe L.R. (36), të dy nga f. Cërnilishtë, komuna e Dollnenit. Ata u gjetën gjatë gjuetisë së paligjshme, pas çka tentuan të iknin, por shpejt u kapën dhe u privuan nga liria. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të ngrihet kallëzim përkatës.

Më 08.01.2026, në orën 09:30, nëpunës policorë nga NJPB Gostivar e arrestuan 31-vjeçaren M.H. nga f. Dobridoll, komuna Vrapçishtit, duke vepruar sipas denoncimit të mëparshëm se ka kryer vjedhje të rëndë në një objekt tregtar në Gostivar. Ajo u ndalua në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit, ndaj saj do të ngrihet kallëzim përkatës.

Më 08.01.2026, në orën 16:20, në Shkup, në zonën e Qendrës, nëpunës policorë nga SPB Shkup e arrestuan T.B. (32) nga Shkupi sepse ajo ishte sjellë në mënyrë agresive ndaj nëpunësve policorë që po kryenin veprime zyrtare. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të ngrihet kallëzim përkatës.

Accessibility Menu