Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike Strugë ngriti kallëzim penal kundër Sh.M. (30) nga Struga për shkak të dyshimit të bazuar për vepër të kryer penale "prodhimi i paaurtorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve". Më 06.08.2025 në rrugën "Boro Shain" në Strugë, nëpunës policorë e kapën të denoncuarin duke hedhur një qese me marihuanë, e cila është gjetur dhe sekuestruar.
Njësia për Krim Ndërkufitar dhe Migrim Shkup ngriti kallëzim penal kundër F.A. (25) nga R. e Turqisë për shkak të dyshimit të bazuar për vepër të kryer penale "falsifikim i dokumentit". Më 28.12.2025 në Vendkalimin Kufitar "Aeroporti Ndërkombëtar Shkup", në dalje të shtetit, gjatë ushtrimit të kontrollit, është konstatuar se i denoncuari e ka tejkaluar qëndrimin e lejuar turistik prej 90 ditësh në 180 ditët e fundit, me ç'rast në hyrje dhe dalje ka përdorur dy dokumente udhëtimi turke.
Më 07/08.01.2026 në Shkup, në lokacione të ndryshme, nëpunës policorë nga SPB Shkup i privuan nga liria S.Sh. (19) dhe B.L. (36), të dy nga Shkupi, për shkak se tek ata është gjetur dhe sekuestruar marihuanë. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të vijojnë parashtresa përkatëse.
SPB Ohër ngriti kallëzim penal kundër G.A. (49) nga Ohri për shkak të dyshimit të bazuar për vepër të kryer penale "grabitje". Më 08.12.2025, i denoncuari hyri dhunshëm në shtëpinë e D.B. nga Ohri, e sulmoi fizikisht, pas çka ia mori portofolin. Nëpunës policorë nga SPB Ohër për një kohë të shkurtër e gjetën kryerësin dhe e privuan nga liria.
Më 07.01.2026, në orën 11:54, në SPB Manastir është denoncuar se në rr. ,,Stollarska'' në Manastir, një automjet udhëtarësh ,,Opel Astra'' me targa regjistrimi të Manastirit, i drejtuar nga B.J. (65) nga Manastiri, ka goditur 58-vjeçaren E.T. nga Manastiri. Në aksident, E.T. pësoi lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Spitalin Klinik të Manastirit. Ishte kryer inspektim nga ekipi inspektues i SPB Manastir.
Më 08.01.2026 në orën 00:00 në SPB Shkup, një burrë 36-vjeçar nga Shkupi ka denoncuar se më 04.01.2026 në automjetin e tij të udhëtarëve në zonën e Qendrës ishte sulmuar fizikisht nga partneri i tij 36-vjeçar I.V. nga Shkupi. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
Më 08.01.2026, në orën 02:45, në Shkup, në zonën e Kisella Vodës, nëpunës policorë nga SPB Shkup i arrestuan 53-vjeçaren V.C., S.C. (45) dhe një 16-vjeçar, të gjithë nga Shkupi, për shkak se janë sjellë në mënyrë agresive ndaj nëpunësve policorë që kryenin veprime zyrtare. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë parashtresë përkatëse.
Më 07.01.2026, në orën 17:00, në Stacionin Policor të Çairit, nëpunës policorë nga SPB Shkup zhvilluan bisedë zyrtare me E.B. (43) nga Shkupi, duke vepruar në bazë të një denoncimi të mëparshëm nga partnerja e tij 38-vjeçare se e kishte sulmuar fizikisht. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të pasojë një parashtresë përkatëse.
Më 07.01.2026, në orën 15:10, në SPB Shkup, R.S. (80) nga Shkupi ka denoncuar se në zonën e Gazi Babës ishte sulmuar fizikisht nga Gj.M.. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të pasojë parashtresë përkatëse.
Më 07.01.2026, në orën 14:20, në SPB Shkup, një burrë 36-vjeçar ka denoncuar se ishte mashtruar nga një person për një shumë prej 600 eurosh. Sipas denoncimit, më 19.09.2025, në një rrjet social ka hyrë në kontakt me një person, i cili është prezantuar si drejtues i një firme private nga Tetova dhe janë marrë vesh për dorëzimin dhe montimin e një dere dhome, me ç'rast një personi tjetër, i punësuar si teknik në firmë, në faturë arkëtimi i ka paguar paradhënie prej 600 eurosh. Pasi kishte kaluar afati i caktuar për montimin e derës, ata u bënë të paaritshëm në telefon, pas çka kuptoi se është mashtruar. Po merren masa për zbardhjen e rastit.