Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Pjesë nga ngjarjet ditore 07.01.2026

Ministria e Punëve të Brendshme Ministria e Punëve të Brendshme
Më 06.01.2026 në Shkup, në lokacione të ndryshme, nëpunës policorë nga SPB Shkup i privuan nga liria nga liria A.K. (31), B.A. (73) dhe A.N. (46), të gjithë nga Shkupi, dhe M.M. (26) nga Berova, për shkak se tek ata është gjetur dhe sekuestruar marihuanë dhe një substancë pluhurore e bardhë. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të vijojnë parashtresa përkatëse.
 
 
 
Më 06.01.2026, rreth orës 21:50, në SPB Shkup u denoncua se në bul. "Serbia" në Shkup, ka ndodhur aksident rrugor ndërmjet një automjeti udhëtarësh "Daihatsu" me targa kombëtare bullgare, i drejtuar nga J.Ç. (63) nga Prilepi, me qëndrim në Shkup dhe një triçiklete "Tomos", e drejtuar nga M.S. (18) nga Shkupi. Në aksident, lëndime të rënda trupore pësuan M.S. dhe bashkudhëtari i tij S.R. (23), ndërsa lëndime trupore pësoi edhe një bashkudhëtar i triçikletës I.S. (19), të gjithë nga Shkupi, ku janë konstatuar në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit "Sh. Naum Ohridski". Është kryer inspektim nga një ekip inspektues i SPB Shkup.
 
 
 
Më 06.01.2026 në orën 21:35, në autostradën Gostivar-Tetovë, pranë f. Zherovjan, nëpunës policorë nga SPB Tetovë, për shkak të dyshimit të bazuar për vepër të kryer penale "falsifikim i parave", i privuan nga liria S.S. (31) nga Gostivari dhe Ç.J.B. (24) nga Republika e Turqisë. Ata në orën 17:15 në SP Zherovjan u denoncuan nga A.R. (22) nga f. Zherovjan, i punësuar në një pikë karburanti në f. Zherovjan, se rreth orës 15:40, në një automjet motorik udhëtarësh ,,Citroen'' me targa regjistrimi të Gostivarit,  kanë vënë karburant dhe të punësuarit i kanë dhënë kartëmonedhë prej 50 eurosh, për të cilën ka dyshuar se është e falsifikuar. Ata u mbajtën në stacion policor dhe pas dokumentimit të rastit, do t'u përgatitet parashtresë përkatëse.
 
 
 
Më 06.01.2026 në orën 09:00, nëpunës policorë nga SPB Tetovë në f. Poroj i privuan nga liria E.N. (38) dhe F.T. nga f. Poroj. Gjatë bastisjes së realizuar, në përputhje me urdhërin e gjykatës, në shtëpi dhe në ambientet ndihmëse në f. Poroj, janë gjetur dhe sekuestruar gjashtë telefona celularë dhe një substancë pluhurore ngjyrë kafe. Ata u mbajtën në stacion policor dhe pas dokumentimit të rastit, ndaj tyre do të përgatitet parashtresë përkatëse.
 
 
 
Më 06.01.2026, në orën 20:55, në SPB Shkup Xh.G. (37) nga Shkupi denoncoi se rreth orës 20:00 në zonën e Bit Pazarit ishte sulmuar fizikisht nga A.R.. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë parashtresë përkatëse.
 
 
 
Më 06.01.2026, në orën 13:30, nëpunës policorë nga SPB Shkup e privuan nga liria D.L. (36) nga Shkupi, pas një denoncimi se më 04.01.2025, gjersa udhëtonin në automjetin e tij të udhëtarëve në  zonën e Qendrës, e ka sulmuar fizikisht partneren e tij 36-vjeçare. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë parashtresë përkatëse.
 
 
 
Më 06.01.2026 në orën 22:20, A.J.E. (27) nga R. e Turqisë ka denoncuar se rreth orës 19:15, përpara një qendre tregtare në zonën e Gazi Babës, së bashku me bashkëshorten e tij kanë hipur në një automjet taksi me destinacionin përfundimtar në zonën e Bit Pazarit dhe pasi kanë mbërritur, denoncuesi ka nxjerrë 2000 denarë dhe 50 euro dhe e ka pyetur shoferin e taksisë se sa duhet të paguajë për shërbimin, ndërsa ai ia ka marrë paratë dhe e ka përzënë nga automjeti. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
 
 
 
Më 06.01.2026, në orën 15:40, në SPB Shkup, A.H. (52) nga Shkupi ka denoncuar se më 05.01.2026, rreth orës 23:30, në zonën e komunës së Aerodromit, ishte sulmuar fizikisht nga R. "P". Po merren masa për zbardhjen e rastit.
 
 
 
Më 06.01.2026, në orën 14:45, në SPB Shkup, M.G.D. nga R. e Turqisë, me qëndrim në Shkup, ka denoncuar se më 05.01.2026, rreth orës 17:50, në zonën e Bit Pazarit ishte ndaluar nga V.F. dhe "O. "P.", pas çka V.F. ka filluar ta godasë automjetin e tij. Më pas, ai është ndaluar përsëri nga V.F. dhe një person tjetër, të cilët e kanë sulmuar fizikisht, ndërsa ia kanë dëmtuar edhe automjetin. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
 
 
 
Më 06.01.2026, në orën 10:00, në NJPB Berovë një grua 37-vjeçare ka denoncuar se në shtëpi, në një rrethinë të Berovës, ishte sulmuar fizikisht nga partneri i saj jashtëmartesor M.Xh. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
 
 
 
Më 06.01.2026, në orën 12:00, në NJPB Strugë është denoncuar se në një arë me vendndodhje në rrugën lokale ndërmjet fshatrave Livadhi dhe Koroshishtë të Strugës, është gjetur një pistoletë "Zastava", e kalibrit 6.35 milimetra dhe pesë fishekë. Inspektimin në vendngjarje e kryen ekipet policore, ndërsa sendet e gjetura janë ngritur për procedim të mëtejshëm. Pas zbardhjes së plotë të ngjarjes, do të vijojë parashtresë përkatëse.
 
 
 
SPB Ohër ka ngritur kallëzim penal kundër G.L. (66) nga fshati Leskoec i Ohrit, për shkak të dyshimit të bazuar për vepër të kryer penale "ndërtim i paligjshëm". Ai, pa marrë leje ndërtimi përkatëse përfundimtare për ndërtim, të dhënë nga Sektori i Urbanizmit dhe Menaxhimit të Tokës Ndërtimore i Komunës së Ohrit, në një parcelë kadastrale që ndodhet në zonën e quajtur "Debello Pole" në afërsi të Ohrit, ndërtoi objekt në mënyrë të paligjshme.
 

Accessibility Menu