Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Përmbledhje e ngjarjeve ditore 06.01.2026

Ministria e Punëve të Brendshme Ministria e Punëve të Brendshme

Më 05.01.2026, në orën 19:15, në SPB Shkup u denoncua se në rr. "Emin Bojana" në fshatin Bojanë, rrethina e Shkupit, 47-vjeçari M.Sh. nga f. Roglë, rrethina e Tetovës, duke drejtuar automjet udhëtarësh "Audi" me targa regjistrimi italiane, ka humbur kontrollin dhe është përplasur në mur betoni. Në aksident, lëndime të rënda trupore pësoi 17-vjeçari nga Tetova, ndërsa lëndime trupore pësoi bashkudhëtarja 14-vjeçare nga Tetova, të konstatuara në Spitalin Klinik të Tetovës dhe në Kompleksin e Klinikave "Nëna Terezë" në Shkup. Është kryer inspektim nga ekipi inspektues i SPB Shkup.

Më 05.01.2026, në orën 16:05, në NJPB Gostivar u denoncua se në rrugën rajonale Gostivar-f. Gradec, në vendbanimin Mllaki, një automjet udhëtarësh "Mercedes" me targa regjistrimi të Gostivarit, i drejtuar nga S.J. (46) nga f. Vrapçisht, rrethina e Gostivarit, goditi 69-vjeçarin B.S. nga Gostivari. Në aksident, lëndime të rënda trupore pësoi këmbësori, të konstatuara në Qendrën Mjekësore të Gostivarit. Është kryer inspektim nga ekipi inspektues i NJPB Gostivar.

Më 05.01.2026, në orën 18:00, në Vendkalimin kufitar Bllacë e Poshtme, në hyrje të shtetit, nëpunës policorë e privuan nga liria B.A. (58) nga R. e Kosovës. Gjatë kontrollit kufitar, u konstatua se figuronte me masën "arresto" me kërkesë të SPB Shtip. Ai iu dorëzua nëpunësve policorë të SPB Shkup dhe u shoqërua në Institucionin Ndëshkues-Përmirësues Burgu Kumanovë.

Më 05.01.2026, rreth orës 09:00, në SPB Shkup, nga Ndërmarrja Publike "Parqe dhe Gjelbërimi" në Shkup u denoncua se në periudhën nga 02.01.2026 deri më 05.01.2026 në një barakë në zonën e Karposhit, pronë e Ndërmarrjes Publike, me anë të përdorimit të forcës fizike dhe një vegle është kryer vjedhje e rëndë, me ç'rast nga kasaforta ishin marrë disa copë armë zjarri, të cilat janë përdorur nga Shërbimi i Sigurimit të Ndërmarrjes Publike. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

Më 05.01.2026, në orën 10:10, në SPB Shkup, D.J. (20) nga Shkupi ka denoncuar se më 01.01.2026, rreth orës 02:00, në një hapësirë parkingu pranë një objekti hotelierik në zonën e komunës së Aerodromit në Shkup, ishte sulmuar fizikisht nga një person, i cili ia kishte marrë edhe orën e dorës. Pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë parashtresë përkatëse.

Më 05.01.2026, në orën 14:40, në SPB Shkup, M.L. (54) nga Shkupi ka denoncuar se në rr. "Todor Aleksandrov" në Shkup, në oborrin e një firme private, ka gjetur plumba qorrë nga armë zjarri. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

Më 06.01.2026, në orën 00:10, në SPB Shkup, I.S. (25) nga f. Rakotnic, rajoni i Shkupit, ka denoncuar se më 05.01.2026, rreth orës 22:20, në zonën e Kisella Vodës, në Shkup, ishte sulmuar fizikisht nga K.P. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë parashtresë përkatëse.

Më 06.01.2026, në orën 01:31, në SPB Shtip, L.M.N. (33) nga Gjermania, me qëndrim në Kriva Pallankë, ka denoncuar se në rrugën "Goce Dellçev" në Shtip, ishte sulmuar fizikisht nga një person. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

Më 06.01.2026, në orën 02:10, në SPB të Shkupit, J.J. (43) nga Shkupi ka denoncuar se në f. Batinc, rajoni i Shkupit, ishte sulmuar fizikisht nga N.S. (22) nga f. Batinc. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë parashtresë përkatëse.

Më 05.01.2026, nëpunës policorë nga SPB Shkup, zhvilluan bisedë zyrtare me dy bashkëshortë nga rajoni i Shkupit, duke vepruar sipas denoncimit të mëparshëm nga një burrë 37-vjeçar se më 01.01.2026, në shtëpinë familjare në një rrethinë të Shkupit, pas një grindjeje të mëparshme, ishte sulmuar nga bashkëshortja e tij 33-vjeçare. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë parashtresë përkatëse.



Accessibility Menu