Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Pjesë nga ngjarjet ditore 05.01.2026

Ministria e Punëve të Brendshme Ministria e Punëve të Brendshme

SPB Manastir ngriti kallëzim penal kundër A.A. (54) nga f. Këshavë, rrethina e Manastirit, për shkak të dyshimit të bazuar për vepër të kryer penale "prodhimi, mbajtja dhe tregtimi i paautorizuar i armëve të zjarrit ose lëndëve shpërthyese". Më 28.12.2025, nëpunësit policorë kryen bastisje në shtëpinë dhe ambientet ndihmëse të të denoncuarit, si dhe në një objekt të një personi tjetër, i cili i ishte dhënë për përdorim të denoncuarit, me ç'rast është gjetur dhe konfiskuar një pushkë automatike "M70 AB" e kalibrit 7.61 mm dhe 258 fishekë për pushkën.

Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike Sveti Nikollë ngriti kallëzim penal kundër S.D. (65) nga Sveti Nikolla për shkak të dyshimit të bazuar për vepër të kryer penale "ushtrimi i transportit publik pa posedimin e licencës". Më 21.11.2025 në Sveti Nikollë, nëpunës policorë kanë kontrolluar një automjet pasagjerësh "Folksvagen Golf" me targa të Sveti Nikollës, të drejtuar nga i denoncuari, me ç'rast është konstatuar se ushtronte transport publik udhëtarësh pa leje të dhënë nga organi kompetent.


Më 04.01.2026 në Shkup, në lokacione të ndryshme, nëpunës policorë nga SPB Shkup e privuan nga liria I.O. (24) nga Shkupi dhe A.S. (25) nga fshati Trubarevë, rethina e Shkupit, për shkak se u është gjetur dhe sekuestruar marihuanë. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të vijojnë kallëzime përkatëse.

Më 05.01.2026, në orën 00:10, në fshatin Tearcë, rrethina e Tetovës, nëpunës policorë nga Njësia Policore Tearcë ndaluan L.A. (33) nga fshati Përshovcë, rrethina e Tetovës. Ai kërkohej me urdhër gjykate për vuajtje të dënimit me burg për vepër të kryer penale sipas nenit 297 të Kodit Penal. Personi është shoqëruar në Institucionin Ndëshkues-Përmirësues Burgu Tetovë për vuajtjen e dënimit.

Më 04.01.2026, në orën 11:00, në NJPB Kriva Pallankë u denoncua se në rrugën lokale në f. ,,Duraçka Reka'', rrethina e Kriva Pallankës, pranë vendit të quajtur "Mushkariçina bavça", 83-vjeçari K.M. nga fshati Kosharë, rrethi i Kriva Pallankës, duke drejtuar një moped "Tomos", humbi kontrollin dhe ra në rrugë. Në aksident, lëndime të rënda trupore pësoi shoferi, të konstatuara në Qendrën Shëndetësore të Kriva Pallankës, e më pas u transferua në Kompleksin e Klinikave "Nëna Terezë" në Shkup, ku më vonë ndërroi jetë. Me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerit iu dorëzua Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa inspektimin në vendgjarje e kreu një ekip inspektues nga NJPB Kriva Pallankë.

Më 04.01.2026, në orën 14:45, në Kërçovë, nëpunës policorë nga NJPB Kërçovë e privuan nga liria A.A. (45) dhe J.D. (36), të dy nga Kërçova. Ata dyshohen se rreth orës 13:30, në afërsi të fshatit Trapçin Doll, rrethina e Kërçovës, në vendin e quajtur "Bunari i Seferit", pas një grindjeje të mëparshme, e kanë sulmuar me thikë dhe i kanë shkaktuar plagë nga shpimi B.A. (38) nga Kërçova, i cili pas dhënies së ndihmës mjekësore në spitalin e Kërçovës, për shkak të seriozitetit të lëndimeve u dërgua në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit "8 Shtatori" në Shkup. Gjatë bastisjeve në shtëpitë e tyre, të realizuara me urdhër gjykate, nëpunësit policorë të policisë kriminalistike gjetën thika, ndërsa te J.D. është gjetur një shiringë e mbushur me një substancë të lëngshme ngjyrë kafe dhe sende me mbetje të një substance pluhurore të bardhë. Është njoftuar prokurori publik, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tyre do të ngrihet kallëzim përkatës.

Më 05.01.2026, në orën 01:02, në SPB Shkup u denoncua se në pikën pagesore "Petrovec" në Shkup, i punësuari N.A. (45) u sulmua fizikisht nga një person i cili përdori një send të qelqtë dhe i shkaktoi lëndime, pas çka me një automjet "Mercedes" me targa të Shkupit theu rampën dhe u largua. Po merren masa për sqarimin e rastit, pas çka do të paraqitet kallëzim përkatës.

Më 05.01.2026, në orën 03:47, në SPB Shkup, B.B. (29) nga Shkupi denoncoi se në zonën e Qendrës në Shkup, u sulmua fizikisht nga dy persona të cilët përdorën edhe një send të mprehtë. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

Sot (05.01.2026) në Stacionin Policor Kisella Vodë, nëpunës policorë nga SPB Shkup zhvilluan bisedë zyrtare me K.S. (43) nga Shkupi, duke vepruar sipas një denoncimi të mëparshëm se, më 03.01.2026, në shtëpi, në zonën e Qendrës, sulmoi fizikisht partneren e tij 39-vjeçare. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë parashtresë përkatëse.

Më 04.01.2026, në orën 12:20, në SPB Shkup, nga Institucioni Ndëshkues -Përmirësues Burgu Idrizovë është denoncuar se rreth orës 10:00 në institucion, gjatë një kontrolli të ushtruar ndaj të dënuarit H.I. (49) nga rajoni i Kërçovës, i cili më parë ishte kthyer nga lëshimi me lejë në fundjavë, ishte gjetur dhe sekuestruar marihuanë. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

Departamenti i Kontrollit të Brendshëm, i Hetimeve Kriminalistike dhe i Standardeve Profesionale në Ministrinë e Punëve të Brendshme ngriti kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike kompetente - Ohër kundër S.M. për shkak të dyshimit të bazuar për vepër të kryer penale "keqpërdorimi i detyrës dhe autorizimit zyrtar" sipas nenit 353 të Kodit Penal. I denoncuari, drejtues i një pushimoreje të MPB-së në Ohër, në periudhën nga 02.02.2025 deri më 05.02.2025 dhe nga 21.05.2025 deri më 26.05.2025 evidentoi se e punësuara J.I. - kuzhiniere në pushimore vinte në punë dhe kryente aktivitete pune, edhe pse ajo ka qenë jashtë kufijve të shtetit. I denoncuari, gjithashtu, në periudhën nga 28.05.2025 deri më 30.11.2025 evidentoi se e punësuara J.I. e shfrytëzon pushimin mjekësor, edhe pse mjeku amë nuk i kishte dhënë formularë për pamundësi të përkohshme për punë. Me veprimet e lartpërmendura, i denoncuari i mundësoi J.I. të përfitojë dobi të kundërligjshme pasurore në shumën prej 253.834 denarëve, shumë për të cilën është dëmtuar buxheti i Ministrisë së Punëve të Brendshme. Departamenti i Kontrollit të Brendshëm ndaj të dyve paraqiti propozim për nisje të procedurës për përcaktim të përgjegjësisë për shkelje të rendit dhe disiplinës së punës, ndërsa ndaj S.M. shqiptoi masë të detyrueshme largim nga vendi i punës deri në përfundimin e procedurës disiplinore, ndërsa ndaj J.I. shqiptoi masë të detyrueshme për nisje të procedurës për kompensim të dëmit të shkaktuar.

Accessibility Menu