Më 01.01.2026 në Shkup, në lokacione të ndryshme, nëpunës policorë nga SPB Shkup i privuan nga liria B.A. (29), S.Q. (29), S.C. (30), të gjithë nga Shkupi, si dhe D.T. (40) nga f. Trebinë, komuna e Makedonski Brodit dhe A.B. (50) nga Italia, sepse tek ata u gjetën dhe u sekuestruan një substancë pluhurore dhe marihuanë. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të vijojnë parashtresa përkatëse.
Më 01.01.2026, rreth orës 18:00, në NJPB Negotinë u denoncua se në zonën e f. Disan i Poshtëm, në vendin e quajtur "Vasileva Çeshma", L.K. (26) nga fshati Disan i Poshtëm, rrethina e Negotinës, duke drejtuar një traktor "Ferguson", humbi kontrollin dhe doli nga rruga. Në aksident, lëndime të rënda trupore pësoi shoferi, të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm të Kavadarit. Është kryer inspektim nga një ekip inspektues i NJPB Negotinë.
SPB Tetovë ngriti kallëzim penal kundër Sh.F. (54) nga Tetova, M.F. (29) nga f. Koliçan i Poshtëm, komuna e Studeniçanit, I.A. (54) nga f. Shemshevë, komuna e Jegunovcës dhe Z.Z. (48) nga Tetova për shkak të dyshimit të bazuar për vepër të kryer penale "mashtrim". I denoncuari i parë dhe i dytë me anë të paraqitjes së rreme të fakteve në dhjetor të vitit 2024 mashtruan një grua në atë mënyrë që i kanë premtuar se do t'i ndërmjetësonin asaj që të blejë një shtëpi në Tetovë, pronë e të afërmve të tyre, për një shumë prej 135.000 eurosh. Ajo, në dy raste, u pagoi atyre 8.600 euro, ndërsa në mars të vitit 2025, pasi që konfirmoi se shtëpia është në pronësi të një personi tjetër dhe tentoi që rastin ta paraqiste në polici, ia kishte mbushur mendjen për të hequr dorë nga ky synim i denoncuari i tretë. Pas kësaj, i denoncuari i tretë për tërë ngjarjen e ka njoftuar të denoncuarin e katërt dhe pas një periudhe kohore ata i kanë kthyer 5.100 euro, ndërsa pjesën tjetër e kanë mbajtur për vete dhe e kanë bllokuar në rrjetet sociale, duke e pamundësuar për të hyrë në kontak me ta.
Më 01.01.2026, rreth orës 22:05, në NJPB Berovë është denoncuar se në rrugën rajonale Berovë-Dellçevë, pranë f. Smojmirovë, një automjet udhëtarësh "Kia" me targa të Berovës, i drejtuar nga Z.K. (51) nga Berova, ka dalë jashtë rrugës. Në aksident, lëndime të rënda trupore pësoi shoferi, të konstatuara në Spitalin Klinik të Shtipit. Është kryer inspektim nga një ekip inspektues i NJPB Berovë.
Njësia për Krim Ndërkufitar, Migrim, të Huaj dhe Riatdhesim - Gjevgjeli ka ngritur kallëzim penal kundër E.V. (38) nga Shqipëria, me qëndrim të përkohshëm në Greqi, për shkak të dyshimit të bazuar për vepër të kryer penale "falsifikim dokumenti". Më 30.12.2025 në Vendkalimin Kufitar Dojran i Vjetër, në hyrje të shtetit, i denoncuari ka paraqitur për kontroll një patentë shoferi të falsifikuar të Shqipërisë.
Njësia për Krim Ndërkufitar, Migrim, të Huaj dhe Riatdhesim Kumanovë ngriti kallëzim penal kundër E.M. (37) nga Shtipi për shkak të dyshimit të bazuar për vepër të kryer penale "falsifikim dokumenti". Më 01.12.2025 në Vendkalimin Kufitar Tabanoc, në hyrje të shtetit, i denoncuari ka paraqitur për kontroll një patentë shoferi të falsifikuar të Gjermanisë.
Me datë 01.01.2026, në orën 00:58, në SPB Shkup u denoncua nga Kompleksi i Klinikave “Nëna Terezë” se tek ata, në gjendje shumë të rëndë dhe me një send të huaj në kokë, ishte sjellë një fëmijë dyvjeçar nga Shkupi. Nëpunësit policorë shkuan në vendngjarje dhe zhvilluan një intervistë zyrtare me nënën G.D. (21), e cila sqaroi se më 31.12.2025 para mesnatës doli para oborrit të shtëpisë në zonën e Gazi Babës me fëmijën e saj dhe duke parë fishekzjarret dëgjoi një zhurmë, pas çka vërjeti gjak në kokën e fëmijës. Në stacion policor është zhvilluar intervistë zyrtare edhe me babanë e fëmijës M.A. (26). Në orën 01:58 të datës 02.01.2026 fëmija ndërroi jetë, ndërsa mjeku konstatoi vdekjen. Me urdhër të prokurorit publik, trupi i fëmijës është dorëzuar për autopsi dhe po merren masa për zbardhjen e rastit.
Më 01.01.2026, në orën 22:40, nëpunës policorë nga SPB Kumanovë, e privuan nga liria U.Z. (33) nga Kumanova, duke vepruar sipas një denoncimi të mëparshëm nga G.Sh. (20) nga f. Vishticë, rajoni i Likovës, se rreth orës 21:30 në rrugën "Goce Dellçev" në Kumanovë, me përdorim të dhunës fizike ia ka marrë çantën në të cilën ka pasur para, një kartë bankare dhe sende të tjera. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të vijojë kallëzimi përkatës.
Më 01.01.2026, në orën 16:20, në SPB Tetovë, një grua 39-vjeçare nga Tetova ka denoncuar se ishte mashtruar për shumën prej 280 eurosh nga A.K. nga Serbia. Sipas denoncimit, personi e ka kontaktuar atë në një aplikacion celular dhe i ka thënë se donte të dhuronte një shumë të caktuar parash për të ndihmuar fëmijën e saj, i cili viziton logoped, por duhej më parë si garanci t'i dërgonte 280 euro përmes transferimit të shpejtë të parave. Siç është denoncuar, pasi e bëri këtë, personi kërkoi më shumë para, pas çka kuptoi se ishte mashtruar. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
Më 01.01.2026 në SPB Shkup, nga Qendra e Urgjencës në Kompleksin e Klinikave "Nëna Terezë" Shkup u denoncua se tek ata me lëndime nga mjetet piroteknike janë sjellë një 17-vjeçar nga f. Svilarë e Poshtme, rrethina e Shkupit dhe një 11-vjeçar nga Shkupi. Sipas denoncimit, ata i kanë pësuar lëndimet natën e datës 31.12.2025/01.01.2026 gjatë përdorimit të mjeteve piroteknike.
Më 01.01.2026, në orën 17:40, në Stacionin Policor Çair, nëpunësit policorë të SPB Shkup kanë kryer një intervistë zyrtare me G.S. (32) nga Shkupi, duke vepruar në bazë të një denoncimi të mëparshëm se më 31.12.2025 rreth orës 23:00 në shtëpinë familjare ai ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij 29-vjeçare. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë parashtresë përkatëse.
Më 01.01.2026, në orën 14:30, në SPB Shkup, M.S. (67) nga Shkupi ka denoncuar se rreth orës 13:30, në zonën e Qendrës, një person i ka marrë stolitë personale duke përdorur forcë fizike. Po merren masa për sqarimin e rastit.
Më 01.01.2026, në orën 10:15, në SPB Shkup, Z.T. (40) nga Shkupi denoncoi se rreth orës 06:30, në zonën e Qendrës, ishte sulmuar fizikisht nga një person. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
Më 01.01.2026, në orën 14:25, në fshatin Bukoviq, komuna e Sarajit, nëpunës policorë nga SPB Shkup e privuan nga liria I.I. (27) nga fshati Raoviq, rajoni i Shkupit. Gjatë një kontrolli të një automjeti udhëtarësh "Folksvagen Golf" me targa regjistrimi të Shkupit, të cilin e drejtonte, u gjetën dhe u konfiskuan dru për ngrohje për të cilat nuk posedonte dokumentacion përkatës. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë parashtresë përkatëse.
Më 01.01.2026, në orën 00:20, në Shkup, nëpunës policorë nga SPB Shkup ndaluan E.M. (37), N.S. (40), A.M. (37), E.R. (29) dhe M.A. (26), të gjithë nga Shkupi, duke vepruar në bazë të një denoncimi të mëparshëm se janë sjellë në mënyrë agresive në një institucion shëndetësor në zonën e Qendrës, dhe më pas janë sjellë në mënyrë agresive ndaj nëpunësve policorë që po kryenin veprime zyrtare. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojnë parashtresa përkatëse.
Më 01.01.2026, në orën 16:49, në SPB Shkup, nga Kompleksi i Klinikave “Nëna Terezë” u denoncua se u ishte sjellë me lëndim B.S. (44) nga fshati Shemshevë, rajoni i Tetovës. Sipas denoncimit, B.S. – i punësuar në armatë, e ka pësuar lëndimin gjatë kryerjes së detyrave të punës në Institucionin Ndëshkues-Përmirësues Burgu - Idrizovë.