Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Pjesë nga ngjarjet ditore 01.01.2025

Ministria e Punëve të Brendshme Ministria e Punëve të Brendshme

Më 31.12.2025/01.01.2026 në Shkup, në lokacione të ndryshme, nëpunës policorë nga SPB Shkup i privuan nga liria O.R. (42), B.M. (45), A.T. (36), K.G. (28), S.S. (25), të gjithë nga Shkupi, si dhe K.G. (19) nga fshati Katllanovë, rajoni i Shkupit, A.P. (37) nga Kavadari, R.P. (31) dhe K.S. (27), të dy nga Kumanova dhe G.S.F. (23) nga Turqia, sepse tek ata u gjetën dhe u sekuestruan substancë pluhurore e bardhë, substancë pluhurore rozë, marihuanë, një thërrmuese dhe sende të tjera. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të pasojnë parashtresa përkatëse.

Më 01.01.2026 në orën 01:50 në SPB Tetovë është raportuar se në rr. "Vëllezërit Milladinovci" në Tetovë, një automjet pasagjerësh "Volkswagen Golf" me targa të Tetovës, i drejtuar nga A.M. (22) nga fshati Shemshevë, komuna e Jegunovcës, ka dalë nga rruga. Në aksident, lëndime të rënda trupore kanë pësuar shoferi A.M. dhe pasagjerja e tij 17-vjeçare Q.S. nga fshati Lubin, komuna e Sarait, të konstatuara në Spitalin Klinik të Tetovës. U krye inspektimi në vengjarje nga një ekip inspektues  i SPB Shkup.

Më 31.12.2025 në orën 19:15, nëpunës policorë nga SPB Kumanovë e kanë privuar nga liria M.N. (18) nga Kumanova, sepse gjatë një kontrolli në posedim të tij janë gjetur mbi 500 copë mjete të ndryshme piroteknike. Ai është shoqëruar në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të ngrihet kallëzim përkatës.

Më 31.12.2025 në orën 12:40, në NJPB Prilep u denoncua se në rrugën "Vëllezërit Milladinovci" në Prilep ka ndodhur një aksident trafiku midis një automjeti pasagjerësh "Seat" me targa të Prilepit, të drejtuar nga 38-vjeçarja K.C. nga Prilepi dhe një automjeti tjetër pasagjerësh, i cili u largua nga vendi i ngjarjes pas aksidentit. Në aksident, K.C. pësoi lëndime të rënda, të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm të Prilepit. Inspektimi u krye nga një ekip inspekues i NJPB Prilep.

Më 31.12.2025 në orën 09:25, në SPB Shkup u denoncua se një granatë tanku e pashpërthyer nga Lufta e Dytë Botërore është gjetur gjatë gërmimeve në fshatin Sopishtë, rajoni i Shkupit. Granata është ngritur në mënyrë të sigurt nga një piroteknik i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim.

Më 01.01.2025 në orën 01:45 në rrugën ,,"Shirok sokak" në Manastir, nëpunës policorë nga SPB Manastir sekuestruan rreth 100 copë mjete piroteknike nga dy të mitur 14-vjeçarë nga Manastiri. Pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, kundër tyre do të ngrihen kallëzime përkatëse.

Më 01.01.2026 në orën 03:17 në SPB Manastir, një mjek nga Ndihma Urgjente Mjekësore e Makedonski Brodit raportoi se tek ata me lëndim në dorë nga arma e zjarrit ishte sjellë N. N. (52) nga Shkupi. Me  automjet të Ndihmës Urgjente Mjekësore, ai është transportuar në spitalin "Borka Taleski" në Prilep. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

Më 01.01.2026 në orën 01:11, në SPB Shkup u raportua se para një objekti hotelierik në "Pazarin e Vjetër të Shkupi ishte prishur trendi dhe qetësia publike me përleshje fizike ", me ç'rast dy persona pësuan lëndime nga një send i mprehtë. Nëpunësit policorë shkuan në vendngjarje dhe gjetën A.M.D. (22) nga Turqia, të cilit mjeku i Ndihmës Urgjente Mjekësore i konstatoi vdekjen,  dhe Ç.E. (23) nga Turqia, i cili u transferua në Kompleksin e Klinikave "Nëna Terezë" për dhënien e ndihmës. Është njoftuar prokurori publik dhe po merren masa për zbardhjen e rastit.

Më 31.12.2025 në orën 23:20 në Shtip, nëpunës policorë të SPB Shtip e privuan nga liria R.C. (50) nga Shtipi për sulm fizik ndaj një nëpunësi policor i cili po zbatonte veprime zyrtare. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të pasojë parashtresë përkatëse.

Më 31.12.2025 në orën 20:14 në SPB Shkup, Qendra e Emergjencës në Kompleksin e Klinikave "Nënë Tereza" Shkup raportoi se  u ishte sjellë me lëndime të rënda trupore I.D. (30) nga Shkupi. Sipas raportimit, ai nënndikimin e alkoolit ka rënë nga një lartësi nga një qendër tregtare në zonën e Qendrës së Shkupit. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

Më 01.01.2026 në orën 00:10 në SPB Shtip, është raportuar se në Shtip, në kalanë Isar, gjatë ndezjes së fishekzjarreve  ishte lënduar V.G. (69) nga Gostivari, një piroteknik i autorizuar nga një person juridik nga Gostivari, i cili kishte leje për ndezje të fishekzjarreve. Ai ka pësuar lëndim të rëndë trupor, të konstatuar në Spitalin Klinik të Shtipit. Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike në Shtip, dhe inspektimin e kreu ekipi inspektues i SPB Shtip.

Më 01.01.2026 në orën 00:05 në SPB Shkup, nga Ndihma Urgjente Shkup u raportua se në një vendndalim autobusësh në zonën e Qendrës është gjetur i pajetë një një person mashkull pa dokumentacion, me shumë gjasë i pastrehë. Një mjek ka konstatuar vdekjen dhe me udhëzim të prokurorit publik, trupi i të ndjerit është dërguar për autopsi.

Më 31.12.2025 në orën 23:26 në SPB Shkup, nga Qendra e Urgjencës në Kompleksin e Klinikave "Nëna Tereza" në Shkup u raportuq se një djalë 12-vjeçar nga Shkupi është sjellë tek ata me lëndime të rënda trupore. Sipas raportimit, rreth orës 23:00 në një park në komunën e Aerodromit në Shkup, në dorën e të miturit kishte shpërthyer  pushkaliqe, të cilin ai e kishte hequr me dorë që të mos i binte mbi kokë, ndërsa ishte hedhur nga një shok i tij i klasës.

Më 31.12.2025 në orën 18:41 në SPB Shtip, L.N. (27) nga Shtipi raportoi se më 31.12.2025 rreth orës 16:40 në shtëpinë familjare është sulmuar fizikisht nga R.Ç. (50) nga Shtipi. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të pasojë parashtresë përkatëse.

Më 01.01.2026 në orën 04:24 në SPB Shtip është raportuar se rreth orës 04:20 para një qendre tregtare në Shtip, A.G. (19) është sulmuar fizikisht nga F.N. (24), të dy nga Shtipi. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të pasojë parashtresë përkatëse.

Më 31.12.2025 në orën 10:40 në SPB Shkup, D.P. (42) nga fshati Vollkovë, rajoni i Shkupit, ka raportuar se më 30.12.2025 rreth orës 22:30 në një park në zonën e lagjes Vllae në Shkup, vajza e saj 16-vjeçare u sulmua fizikisht nga dy të mitur, të cilët i njihte. Po merren masa për sqarimin e rastit.

Më 31.12.2025 në orën 17:10 në Shkup, nëpunës policorë të SPB Shkup ndaluan S.T. (42) nga Radovishi, sepse më parë ishte sjellë në mënyrë agresive në zonën e komunës së Aerodromit në Shkup dhe kishte shkaktuar prishje të rendit dhe qetësisë publike midis tij dhe G.M. (58), T.N. (21) dhe V.N. (57), të tre nga Shkupi. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë parashtresë përkatëse.

Më 31.12.2025 në orën 17:45, në SPB Shkup është raportuar se në një garazh shumëkatësh në zonën e Qendrës në Shkup, pas një grindjeje të mëparshme, ishte prishur rendi dhe qetësia publike me përleshje fizike midis E.H. (37) dhe A.H. (26), të dy nga Shkupi, nga njëra anë, dhe M.P. (46) nga Republika Federale e Gjermanisë dhe A.M. (45) nga Shkupi, nga ana tjetër. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të pasojnë parashtresa përkatëse.

Më 31.12.2025 në orën 19:30 në Shkup, nëpunës policorë nga SPB Shkup ndaluan L.B. (32), K.M. (34) dhe K.D. (34), të tre nga Shkupi, sepse pas një grindjeje të mëparshme për një vend parkimi në zonën e Qendrës në Shkup, ata kanë shkelur rendin dhe qetësinë publike me një përleshje fizike. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojnë parashtresa përkatëse.

Më 31.12.2025 në orën 20:20 në SPB Shkup, N.G. (30) nga Shkupi ka raportuar se rreth orës 19:45 para një objekti hotelierik në zonën e Qendrës është sulmuar fizikisht nga një person femër. Po merren masa për sqarimin e rastit.

Më 01.01.2026 në orën 04:15 pas mbarimit të ahengut në Qendrën Sportive “Boris Trajkovski” në Shkup, nëpunës policorë të SPB Shkup kanë ndaluar D.M. (34) nga Vallandova për sjellje agresive ndaj nëpunësve policorë gjatë kryerjes së detyrave zyrtare. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë parashtresa përkatëse.


Më 31.12.2025 në orën 22:20 në SPB Shkup, M.Z. (41) nga Shkupi ka raportuar se rreth orës 21:40 në zonën e Gazi Babës në Shkup, në stallën e tij ka shpërthyer zjarr. Persona të lënduar nuk ka, ndërsa një ekip i Brigadës së Zjarrfikësve të Shkupit e ka lokalizuar zjarrin. Është kryer një inspektim nga një ekip inspektues.

Accessibility Menu