Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Pjesë nga ngjarjet ditore 31.12.2025

Ministria e Punëve të Brendshme Ministria e Punëve të Brendshme

Më 30.12.2025 në Shkup, në lokacione të ndryshme, nëpunës policorë nga SPB Shkup i privuan nga liria I.K. (25), A.B. (23), K.K. (37) dhe L.G. (27), të gjithë nga Shkupi, për shkak se tek ata u gjetën dhe u sekuestruan një substancë e ngurtë e bardhë, një substancë pluhurore e bardhë dhe marihuanë. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të vijojnë parashtresa përkatëse.

SPB Tetovë ngriti kallëzim penal kundër N.I. (73) nga f. Kamjan, komuna e Bogovinës, për shkak të dyshimit të bazuar për vepra të kryera penale "falsifikimi ose asgjësimi i librave afaristë" dhe "keqpërdorim i detyrës dhe autorizimit zyrtar". Në periudhën nga viti 2000 deri me datën 02.01.2021, gjersa ishte drejtor i një kooperative bujqësore në f. Kamjan, pa bazë ligjore dhe vendim të anëtarëve ishte kryer fshirja e paligjshme e themeluesve - aksionarëve, me ç'rast numri i anëtarëve nga 38 është zvogëluar në mënyrë të paligjshme në pesë persona duke asgjësuar dhe fshehur dokumente, në kundërshtim me atë që qëndronte në gjendjen aktuale të Regjistrit Qendror. Gjithashtu, me datë 03.01.2010, në cilësinë e drejtorit, i denoncuari ka lidhur kontratë qiraje për lokal afarist me sipërfaqe prej 1500 metrash katrorë në f. Kamjan, i cili i është ndarë për përdorim të përhershëm kooperativës bujqësore, me aksionarin tjetër për qira në periudhë prej 10 vitesh, pa pasur pëlqimin e ministrisë përkatëse, vendimin e Këshillit Drejtues dhe pëlqimin e anëtarëve të tjerë të kooperativës, dhe që nga viti 2021, me marrëveshje gojore, e ka përdorur atë pa paguar qira, përkatësisht vetëm i ka shlyer taksat e kontabilitetit të kooperativës bujqësore ku është ende pronar.

Më 30.12.2025, në orën 17:45, në Vendkalimin Kufitar Bllacë e Poshtme, nëpunës policorë e privuan nga liria F.I. (69) nga f. Radushë, komuna e Sarajit, sepse gjatë kontrollit dhe verifikimeve kufitare u konstatua se figuronte me masën "arresto" sipas urdhrit të mëparshëm të Gjykatës Themelore Penale - Shkup. Ai iu dorëzua nëpunësve policorë për procedura të mëtejshme.

SPB Tetovë ngriti kallëzim penal kundër një personi juridik nga f. Kadinë, komuna e Ilindenit dhe V.A. (53) nga f. Mirkovc, rrethina e Shkupit, drejtues i personit juridik, për shkak të dyshimit të bazuar për vepër të kryer penale "shkelje e së drejtës e shpikjes së regjistruar ose të mbrojtur dhe topografisë së qarqeve të integruara". Më 29.01.2025, gjatë një aksioni kontrollues të ushtruar në filialin e personit të denoncuar juridik në Tetovë, u konstatua se licenca që e posedon personi juridik shfaqet në 16 klube në territorin e vendit, megjithëse ligjërisht mund të instalohet vetëm në një pajisje, pra nuk mund të transferohet në pajisje tjetër.

Më 30.12.2025, në orën 10:35, në SPB Tetovë është denoncuar se në rrugën rajonale f. Zhelinë - Tetovë, ka ndodhur një aksident trafiku ndërmjet një automjeti pasagjerësh "BMV" me targa kombëtare italiane, i drejtuar nga L.P. (44) nga f. Leshnicë e madhe, rrethina e Tetovës dhe një automjeti pasagjerësh "Folksvagen Golf" me targa Tetovës, i drejtuar nga H.L. (40) nga fshati Dobarcë, rrethina e Tetovës, pas çka është përplasur në një automjet të parkuar pasagjerësh "Jaguar" me targa Tetovës, të parkuar nga A.Z. (31) nga fshati Trebosh, rrethina e Tetovës. Në aksident, shoferi i automjetit ,,BMV'' L.P. pësoi lëndime të rënda trupore, ndërsa bashkudhëtari i tij J.E. (20) pësoi lëndime trupore, si dhe shoferi i automjetit ,,Golf'' dhe bashkudhëtarët e tij G.J. (41), L.S. (43) dhe dy fëmijë të moshës pesë dhe gjashtë - vjeçare, të konstatuara në Spitalin Klinik të Tetovës. Është kryer inspektim nga një ekip inspektues i SPB Tetovë.

SPB Shtip ngriti kallëzim penal kundër V.J. (47) nga Shtipi, për shkak të dyshimit të bazuar për vepër të kryer penale "prodhimi i paaurtorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve". Më 26.12.2025, nëpunësit policorë realizuan bastisje në shtëpinë e tij, me ç'rast u gjetën dhe u konfiskuan tableta marihuanë dhe MDMA.

Më 30.12.2025, rreth orës 15:15, në NJPB Gostivar u denoncua se në f. Banjicë e Poshtme, rajoni i Gostivarit, M.K. (69) nga f. Banjicë e Poshtme, duke drejtuar një traktor "imt" me rimorkio, humbi kontrollin dhe u përmbys me traktorin. Nga lëndimet e marra, M.K. ndërroi jetë në vendngjarje, ndërsa mjeku i Ndihmës Urgjente Mjekësore të Gostivarit, konstatoi vdekjen. Me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerit është dorëzuar për autopsi, ndërsa inspektimin e kreu një ekip inspektues nga NJPB Gostivar.

Më 31.12.2025 në orën 04:00 në Kumanovë, nëpunës policorë nga SPB Kumanovë e privuan nga liria N.S. (25) nga Kumanova. Ai u kap menjëherë pasi që së bashku me një person tjetër, në një hapësirë parkingu para një ndërtese në rr. ,,Leskovaçka'', me një send të mprehtë dëmtuan gomat e një automjeti pasagjerësh ,,Folksvagen Pasat'', në pronësi të K.M. (46) nga Kumanova. Sipas denoncimit, ata dëmtuan gomat e po këtij automjeti disa herë. Pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rasteve, do të ngrihet kallëzim përkatës.

NJPB Koçan ngriti kallëzim penal kundër V.P. (56) nga Koçani, pronar dhe drejtues i një personi juridik nga Koçani, për shkak të dyshimit të bazuar për vepër të kryer penale "përvetësim i të mirave nën mbrojtje të përkohshme ose trashëgimisë kulturore ose rariteteve natyrore". I denoncuari, në ambientet e personit juridik, mbante tre pllaka mermeri të cilat pas identifikimit të Komisionit të formuar në Institutin Kombëtar Muzeu Arkeologjik i Republikës së Maqedonisë së Veriut, u konstatua se janë gjetje arkeologjike dhe se bëhet fjalë për artefakte origjinale me prejardhje nga Periudha Osmane, të cilat janë trashëgimi kulturore, dhe në të njëjtën kohë ai kreu hulumtime të paautorizuara me qëllim që të mbajë prezantime rreth maqedonizmit dhe të realizojë përfitime pasurore dhe të tjera nga e njëjta.

Më 30.12.2025 në Sheshin e Qytetit në Tetovë, nëpunës policorë të SPB Tetovë ndaluan B.A. (50) dhe A.A. (48), të dy nga Tetova, dhe H.M. (55) nga f. Çellopek, komuna e Bërvenicës, sepse u ishin gjetur mjete të marra piroteknike. Pas dokumentimit të rastit, kundër tyre do të vijojnë kallëzime përkatëse.

NJPB Koçan ngriti kallëzim penal kundër S.A. (33) dhe L.A. (39), të dy nga Koçani, për shkak të dyshimit të bazuar për vepër të kryer penale "rrezikim i mjedisit jetësor dhe natyrës me hedhurina". Të denoncuarit për një periudhë të gjatë kohore, deri me datën 04.12.2025, në kundërshtim me rregulloret për mjedisin jetësor dhe natyrën ruajtën, lanë dhe hodhën anembanë materie hedhurinash në rr. "Pop Arsov Blazhe" në Koçan, me çka kanë shkaktuar përkeqësimin e kushteve të jetesës së njerëzve që jetojnë në rrugën e lartpërmendur.

Më 30.12.2025 në orën 09:50 në rrugën "Prohor Pçinski" në Manastir, nëpunës policorë të SPB Manastir e privuan nga liria B.Xh. (42) nga Manastiri. Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij, janë gjetur dhe sekuestruar mjete piroteknike. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë kallëzimi përkatës.

SPB Shtip ngriti kallëzim penal kundër A.J. (29) nga f. Tarinc, komuna e Karbincit, për shkak të dyshimit të bazuar për vepër të kryer penale “dhunë”. Më 26.11.2025 në ambientet e ndihmës Urgjente Mjekësore në Shtip, i denoncuari është sjellë në mënyrë agresive dhe ka thyer xhamin e sportelit.



Më 30.12.2025, në orën 16:00, në SPB Shkup, një burrë 85-vjeçar nga Shkupi denoncoi se ishte mashtruar nga dy persona për një shumë parash prej 5,000 eurosh. Sipas denoncimit, ata e kanë takuar atë rreth orës 11:00 në zonën e Qendrës, me ç'rast njëri prej tyre është prezantuar si kroat që punonte në Kuvajt dhe e ka pyetur nëse mund t'u tregonte të holla në euro për t'i krahasuar me eurot që i kishin ata. Siç denoncohet, ai i ka marrë paratë nga shtëpia e tij dhe ua ka dhënë atyre, ndërsa të dy personat i kanë lënë atij tre byzylykë, kinse diamanti, si garancë që t'ua ruajë, gjersa t'ia kthenin paratë. Gjithashtu, sipas denoncimit, pasi që nuk janë kthyer, ai e ka kuptuar se ishte mashtruar. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

NJPB Koçan ka ngritur kallëzim penal kundër O.S.A. (42) nga Shtipi për shkak të dyshimit të bazuar për vepra të kryera penale "vjedhje" dhe dy vepra penale "dëmtim dhe hyrje e paautorizuar në sistem kompjuterik" dhe kundër D.T. (39) nga Koçani për veprën penale të vazhdueshme "ndihmë" në lidhje me veprën penale "dëmtim dhe hyrje të paautorizuar në sistem kompjuterik". I denoncuari i parë, më 04.10.2024, ka hyrë në mënyrë të paautorizuar në ambientet e Qendrës së Dializës në Koçani dhe nga një dollap i mbyllur u ka marrë dy punonjësve një portofol me para, dy pagesa bankare dhe dokumente personale. Po atë ditë, i denoncuari i dytë i ka ndihmuar të denoncuarit të parë, duke i përdorur kartat e pagesës të cilat ua kishin marrë personave dhe ka tërhequr të holla në një shumë të përgjithshme prej 40.300 denarësh.

Më 30.12.2025 në orën 08:50 në SPB Shkup, është denoncuar se në fshatin Gluvo, rajoni i Shkupit, pas një grindjeje të mëparshme, ishte prishur rendi dhe qetësia publike me përleshje fizike midis 52-vjeçarit M.M.B. dhe M.B. (28), të dy nga fshati Gluvo, nga njëra anë, dhe 66-vjeçares S.Ç. dhe B.Ç. (44), të dy nga f. Mirkovci, rajoni i Shkupit, nga ana tjetër, me ç'rast ishte përdorur një send i fortë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë kallëzimi përkatës.

SPB Tetovë ngriti kallëzim penal kundër G.U. (54) nga Pallçisht i Poshtëm, komuna e Bogovinës, për shkak të dyshimit të bazuar për vepra të kryera penale “uzurpim i patundshmërive” dhe “ndërtim i paligjshëm”. Në një parcelë kadastrale në fshatin Pallçisht i Poshtëm, të denoncuarit kanë ndërtuar një objekt përdhes në tokë në pronësi të shtetit dhe në pronësi të një personi nga Tetova pa poseduar leje për shfrytëzim dhe pa dokumentacion përkatës për ndërtim.

Më 30.12.2025, në orën 22:45, në SPB Shkup është denoncuar se në hyrje të fshatit Ajvatovc, komuna e Ilindenit, në rrugë ka qenë i shtrirë një person i lënduar I.S. (43) nga një fshat i Kriva Pallankës, me banim në një fshat të Shkupit. Nga ekipi i ndihmës urgjente mjekësore I.S. u transportua në Kompleksin e Klinikave “Nëna Terezë” për dhënien e ndihmës mjekësore. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike Vinicë ngriti kallëzim penal kundër A.J. (32) nga Vinica për shkak të dyshimit të bazuar për vepër të kryer penale “rrezikimi i sigurisë”. Më 04.10.2025 në Vinicë, i denoncuari i bëri kërcënime M.K. (47) nga Vinica.



Accessibility Menu