Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Pjesë nga ngjarjet ditore 30.12.2025

Ministria e Punëve të Brendshme Ministria e Punëve të Brendshme

Më 29.12.2025, në Shkup, në lokacione të ndryshme, nëpunës policorë nga SPB Shkup i privuan nga liria Sh.U. (63), Sh.K. (22), V.A. (39), I.D. (40) dhe T.V. (45), të gjithë nga Shkupi, për shkak se tek ata është gjetur dhe sekuestruar një substancë e ngurtë e bardhë dhe marihuanë. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të vijojnë parashtresa përkatëse.

SPB Veles ngriti kallëzim penal kundër G.S. (47) nga Velesi dhe M.A., udhëheqëse e departamentit financiar në komunën e Çashkës, për shkak të dyshimit të bazuar për vepër të kryer penale "keqpërdorim i detyrës dhe autorizimit zyrtar". I denoncuari i parë, G.S., ish-kryetar i komunës së Çashkës, gjatë viteve 2021 dhe 2022, në disa raste me vetëdije dhe me paramendim e ka angazhuar të denoncuarën e dytë që të kryejë detyra pune me kohëzgjatje më të madhe nga orari i saj i punës, edhe pse punonte me orar të shkurtuar dhe sipas Ligjit për Marrëdhëniet e Punës, ndalohet ushtrimi i punës jashtë orarit për atë person që punon me orar të shkurtuar pune. E denoncuara e dytë, M.A., udhëheqëse e departamentit financiar në komunën e Çashkës, edhe përkundër njoftimit nga Fondi i Sigurimit Pensional dhe Invalidor të Maqedonisë dhe Vendimit për orar të shkurtuar pune prej katër orësh për arsye shëndetësore, pranoi të angazhohet, për ç’gjë iu paguan mjete finaciare në shumë prej 50.109 denarësh në dëm të buxhetit të komunës së Çashkës.

Më 29.12.2025, në orën 14:20, në NJPB Kavadar është denoncuar se në rr. "Mito Haxhi Vasilev" në Kavadar, një automjet pasagjerësh "Jugo" me targa të Kavadarit i drejtuar nga C.P. (58) nga Kavadari, ka goditur këmbësorin D.K. (93) nga Kavadari. Në aksident, këmbësori ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm të Kavadarit. Është kryer inspektim nga ekipi inspektues i NJPB Kavadar.

Më 29.12.2025, në SPB Manastir u denoncua se më 26.12.2025, pirotekniku nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim ka ngritur në mënyrë të sigurt një predhë artilerie të kalibrit 75 mm, e cila ishte gjetur më parë gjatë gërmimeve në rrugën ndërmjet fshatrave Sërpc i Poshtëm dhe f. Vasharejcë, komuna e Mogillës. Është kryer inspektim.

SPB Shtip ngriti kallëzim penal kundër N.J. (57) nga f. Tarinc, komuna e Karbincit, për shkak të dyshimit të bazuar për vepër të kryer penale “punë e pandërgjegjshme në detyrë”. Më 29.05.2024 dhe 31.05.2024, i denoncuari, në cilësinë e drejtorit të Konviktit Shtetëror të Studentëve “Vëllezërit Milladinovci” në Shtip, ka vepruar në kundërshtim me nenin 40 të Ligjit për Prokurime Publike dhe ka kryer pagesën e faturave me një shumë totale prej 84.320 denarësh për akomodim (qëndrim gjatë natës) për veten dhe studentët nga Konvikti Shtetëror i Studentëve në dy hotele në Ohër, pa zbatuar në këtë rast procedurën e prokurimit publik.

Më 29.12.2025 në orën 20:50 në SPB Shkup, K.S. (44) nga Shkupi ka denoncuar se rreth orës 17:50 në zonën e Qendrës në Shkup, dy persona, duke e kërcënuar me një send të mprehtë, ia kanë marrë biçikletën djalit të tij të mitur. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike në Gostivar ngriti kallëzim penal kundër M.Z. (71) nga fshati Çegran, rajoni i Gostivarit, për shkak të dyshimit të bazuar për vepër të kryer penale ,,uzurpimi i patundshmërive". Gjatë prillit 2025, i denoncuari në një zonë të f. Çegran uzurpoi patundshmëri në pronësi shtetërore, me ç’rast me mur betoni rrethoi dy parcela.

Më 29.12.2025, në orën 12:15, në SPB Shkup u denoncua se në rr. ,,Zendel Xhemail’’ në Shkup shpërtheu zjarr në një shtëpi, pronë e I.S. (65) nga Shkupi, në të cilën nuk jetonte askush. Zjarri përfshiu një dhomë me një pjesë të orendive shtëpiake, ndërsa persona të lënduar nuk ka. Zjarri është shuar nga ekipi i Brigadës Zjarrfikëse - Shkup. Është kryer inspektim nga ekipi i inspektues i SPB Shkup.

Më 29.12.2025, në fshatin Konçe, komuna e Konçes, nëpunës policorë nga SPB Strumicë SVR-NJPB Radovish, me urdhër gjykate, realizuan bastisje në shtëpinë e K.K. (38) nga f. Konçe. Gjatë bastisjes janë gjetur 105 copë mjete piroteknike. Po atë ditë në fshatin Injevë, rrethina e Radovishit, në bazë të urdhrit të gjykatës, nëpunës policorë nga SPB Strumicë -NJPB Radovish realizuan bastisje edhe në shtëpinë e I.K. (30) nga fshati Injevë, me ç'rast janë gjetur 198 copë mjete piroteknike. Pas dokumentimit të rasteve, kundër të dyve do të ngrihen kallëzime përkatëse.

Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike Makedonski Brod ngriti kallëzim penal kundër Sh.F. (36) nga f. Pllasnicë, komuna e Pllasnicës, për shkak të dyshimit të bazuar për vepër të kryer penale "shkelje e së drejtës zgjedhore". Më 18.10.2025, i denoncuari në cilësinë e kryetarit të këshillit zgjedhor në vendvotim, gjatë votimit në rrethin e parë të zgjedhjeve lokale të personave të sëmurë dhe të pafuqishëm, nuk e respektoi procedurën e votimit në kushte shtëpiake dhe mundësoi në emër të një personi të sëmurë të votojë i biri i tij, edhe përkundër asaj se i sëmuri nuk ndodhej në shtëpi, përkatësisht ishte i shtruar në spital.

Më 29.12.2025, në orën 11:00, në rr. "9 Maji" në Koçan, nëpunës policorë nga NJPB Koçan e privuan nga liria T.V. (50) nga Koçani për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale "konfiskimi i mjetit motorik", përkatësisht se ka marrë një automjet pasagjerësh "Jugo" pronë e K.Gj. nga fshati Orizari, rrethina e Koçanit. Automjeti është gjetur dhe i është kthyer pronarit, dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, do të ngrihet kallëzim përkatës.

SPB Tetovë ngriti kallëzim penal kundër F.Sh. (65) nga Tetova dhe I.A. (45) nga fshati Brodec për shkak të bazave të dyshimit për vepër të kryer penale "ndërtimi i paligjshëm". Gjatë vitit 2025, të denoncuarit në zonën e f. Gajre, rajoni i Tetovës, ndërtuan gjashtë shtylla betoni në zonën e Parkut Kombëtar "Mali i Sharrit" duke mos marrë paraprakisht leje përkatëse ndërtimi nga komuna e Tetovës.

Më 29.12.2025, në orën 10:20, në zonën e f. Botun, komuna e Debrcës, nëpunës policorë nga SPB Ohër i privuan nga liria A.I. (36) dhe A.I. (30), të dy nga fshati Dellogozhdë i Strugës. Ata u kapën duke prerë në mënyrë të paligjshme dru ahu me sharrë elektrike dhe duke e ngarkuar në një automjet pasagjerësh "Nisan" pa targa. Automjeti dhe masa e druve u sekuestruan dhe iu dorëzuan NP "Pyjet Kombëtare", dhe pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, kundër tyre do të ngrihet kallëzim përkatës.

Më 29.12.2025, në orën 18:00, në Radovish, nëpunës policorë nga SPB Strumicë - NJPB Radovish e privuan nga liria S.Sh. (37) nga fshati Bansko, rrethina e Strumicës, i cili kërkohej me urdhër të Gjykatës Themelore të Velesit për vuajtje të masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditë për vepër të kryer penale "grabitje". Personi është shoqëruar në Institucionin Ndëshkues - Përmirësues Burgu Shkup për vuajtjen e masës.

SPB Ohër ngriti kallëzim penal kundër J.A. (52) nga Shkupi për shkak të dyshimit të bazuar për vepër të kryer penale "fshehje e mallrave që janë lëndë e kontrabandës dhe mashtrimit doganor" sipas nenit 278 të Kodit Penal. Më 15.12.2025, në afërsi të fshatit Podmojë, komuna e Debërcës, nëpunës policorë nga Njësiti Mobil për Masa Kompensuese në Departamentin për Çështje Kufitare dhe Migrim pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme ndaluan një mjet transportues "Ford Transit" me targa regjistrimi të Shkupit, me të cilin J.A. ushtronte transportin ilegal të një sasie të madhe qilimash dhe tapetesh, pas çka u privua nga liria. Mallrat e gjetura iu dorëzuan Inspektoratit Shtetëror të Tregut në Ohër për veprime të mëtejshme.

Më 29.12.2025, në orën 15:10, në NJPB Gostivar, Qendra e Urgjencës së Gostivarit denoncoi se u ishte sjellë një i mitur me lëndim në dorë. Nëpunësit policorë shkuan në vendngjarje dhe u konstatua se bëhej fjalë për një djalë tetëvjeçar nga fshati Vrapçisht i Gostivarit, i cili pësoi lëndimet pasi i kishte shpërthyer pushkaliqja në dorë. Pas dhënies së ndihmës mjekësore, për shkak të seriozitetit të lëndimeve, ai u transferua në Kompleksin e Klinikave "Nëna Terezë" në Shkup. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

Më 29.12.2025, midis orës 14:40 dhe 19:15 në Tetovë, në lokacione të ndryshme, nëpunës policorë nga SPB Tetovë ndaluan A.M. (34), N.F. (53), të dy nga Tetova, dhe N.J. (40) nga fshati Sellcë, rajoni i Tetovës, sepse tek ata u gjet dhe u sekuestrua një sasi e madhe mjetesh piroteknike. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, kundër tyre do të ngrihen kallëzime përkatëse.

Më 29.12.2025, në orën 17:00, në NJPB Makedonski Brod, një burrë 45-vjeçar nga Makedonski Brodi ka denoncuar se ishte mashtruar nga B.R. nga fshati Saraj, rajoni i Shkupit, për shumën prej 43,000 eurosh. Sipas denoncimit, në tetor të vitit 2025 ata janë marrë vesh që B.R. t'i kryente punime ndërtimi në shtëpinë familjare në Makedonski Brod dhe në shtëpinë familjare në një fshat në komunën e Makedonski Brodit, pas çka, në disa raste ia ka paguar shumën. Siç është denoncuar, pasi e ka bërë pagesën e fundit, personi ka pushuar së telefonuari atë, duke e shmangur kontaktin, nuk e ka përfunduar punën dhe nuk ia ka kthyer paratë, kështu që e ka kuptuar se është mashtruar dhe e ka denoncuar ngjarjen. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

Më 29.12.2025, në orën 19:40, në SPB Shkup, I.D. (64) nga f. Rashçe, rajoni i Shkupit, denoncoi se në f. Rashçe, gjersa po udhëtonin me një automjet të drejtuar prej djalit të tij i cili ishte së bashku me familjen e tij, mbi kulmin e automjetit kishte rënë një gëzhojë endacake nga arma e zjarrit dhe e ka dëmtuar atë. Nga nëpunësit policorë të SPB Shkup gëzhoja u ngrit për veprime të mëtejshme. Punohet në zbardhjen e rastit.

Më 29.12.2025, në orën 22:00, në Shkup, G.Ç. (20) denoncoi se para një kazinoje në zonën e Kisella Vodës, pas një mosmarrëveshjeje të mëparshme mes vete, ishte sulmuar fizikisht nga S.T. (32), të dy nga Shkupi. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

Më 28.12.2025, në orën 14:30, është denoncuar se në SPB Shkup para një objekti tregtar në zonën e Gazi Babës, pas një mosmarrëveshjeje të mëparshme mes vete, ishte prishur rendi dhe qetësia publike me përleshje fizike ndërmjet A.Z. (41) dhe F.A. (38), të dy nga Shkupi. Po merren masa për zbardhjen e rastit.









Accessibility Menu