Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Pjesë nga ngjarjet ditore 29.12.2025

Ministria e Punëve të Brendshme Ministria e Punëve të Brendshme

SPB Tetovë ngriti kallëzim penal kundër D.I. (36) nga Tetova dhe M.K. (38) nga Gostivari për shkak të dyshimit të bazuar për vepër të kryer penale “prodhimi i paaurtorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”. Më 28.05.2025 në Tetovë, nëpunës policorë nga Seksioni për Tregti të Palejuar, Drogë dhe Armë Tetovë ushtruan kontroll ndaj të denoncuarit të dytë, me ç’rast ishte gjetur gjet dhe sekuestruar kokainë, të cilën e kishte siguruar më parë nga i denoncuari i parë.

SPB Kumanovë ngriti kallëzim penal kundër D.S. (26), B.S. (33) dhe I.S. (63), të gjithë nga Kumanova, për shkak të dyshimit tëë bazuar për vepra të kryera penale “sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së punëve në fushën e sigurisë” dhe “pengim i personit zyrtar gjatë kryerjes së veprimit zyrtar”. Më 26.10.2025, i denoncuari i parë sulmoi fizikisht fëmijët e tij të mitur dhe bashkëshorten e tij, ndërsa më pas gjatë arrestimit të tij sulmoi fizikisht një nëpunës policor përderisa po kryente veprime zyrtare. Ndërsa, i denoncuari i dytë dhe i tretë penguan nëpunësit policorë gjatë kryerjes së veprimeve zyrtare.

SPB Kumanovë ngriti kallëzim penal kundër K.T. (51) nga Greqia për shkak të dyshimit të bazuar për vepër të kryer penale “prodhimi i paaurtorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”. Më 23.12.2025 në Vendkalimin kufitar Tabanoc, në hyrje të shtetit, nëpunës policorë ushtruan kontroll në një automjet pasagjerësh “Ford” me targa kombëtare gjermane, të drejtuar nga i denoncuari, me ç’rast në bagazhin e tij personal është gjetur dhe sekuestruar marihuanë.

Më 28.12.2025 në Shkup, në lokacione të ndryshme, nëpunës policorë nga SPB Shkup i privuan nga liria D.K. (25) dhe A.B. (31), të dy nga Shkupi, për shkak se u është gjetur dhe sekuestruar marihuanë. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, kundër tyre do të ngrihen parashtresa përkatëse.


Më 28.12.2025, në orën 20:18, në NJPB Prilep është denoncuar se në rrugën rajonale Prilep-Manastir, në afërsi të f. Topollçan, ka ndodhur një aksident rrugor ndërmjet një automjeti pasagjerësh "Ford" me targa të Ohrit, i drejtuar nga D.M. (39) nga Ohri dhe një automjeti pasagjerësh "Mercedes" me targa të Prilepit, i drejtuar nga N.S. (57) nga Prilepi. Në aksident ka pësuar lëndime të rënda trupore shoferi N.S., ndërsa kanë pësuar lëndime trupore shoferi D.M. dhe udhëtarët e tij N.U. (24), M.Gj. (38), B.B. (38) dhe një bashkudhëtar tjetër i mitur, të gjithë nga Ohri, të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm Prilep. Ekipi inspektues i NJPB Prilep kreu inspektim në vendngjarje.

Më 28.12.2025, në orën 22:30, në Vendkalimin Kufitar Belanoc, nëpunës policorë e privuan nga liria I.K. (37) nga Kosova, sepse gjatë kontrollit të ushtruar në një automjet pasagjerësh ,,Mercedes’’ me targa kombëtare austriake, të cilin e drejtonte, janë gjetur dhe sekuestruar mjete piroteknike. Ai iu dorëzua nëpunësve policorë të SPB Kumanovë për veprime të mëtejshme dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtresë përkatëse.

SPB Tetovë ngriti kallëzim penal kundër E.T. (20) nga f. Kamjan, komuna e Bogovinës, për shkak të dyshimit të bazuar për vepër të kryer penale "prodhimi i paaurtorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve". Më 27.06.2025 në Tetovë, nëpunës policorë nga Njësia për Tregti të Palejuar të Drogës dhe Armëve Tetovë ushtruan kontroll ndaj të denoncuarit, me ç'rast ishte gjetur dhe sekuestruar marihuanë.


Më 28.12.2025, në orën 03:00, në Vinicë, nëpunës policorë nga NJPB Vinicë e privuan nga liria B.J. (34) nga Vinica. Në orën 02:33 në rrugën "Marshall Tito" në Vinicë, ai me automjet pasagjerësh ,,Pezho 508'', të cilin e drejtonte, goditi 35-vjeçaren V.H. nga fshati Jakimovë i Vinicës, e cila pësoi lëndime trupore, të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm të Koçanit. Për ngjarjen u njoftua prokurori publik, ndërsa inspektimin e kreu ekipi inspektues nga NJPB Vinicë Më pas, në orën 05:30, gjersa ndodhej në stacion policor, B.J. ka denoncuar se në orën 02:30 para një objekti hotelierik në po këtë rrugë ishte sulmuar fizikisht nga D.I. nga Vinica. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të vijojnë parashtresa përkatëse.

Më 29.12.2025, në orën 04:20, në SPB Tetovë janë ndaluar D.Xh. (22) nga Gjermania dhe A.D. (24) nga Zvicra, të cilët më parë ishin privuar nga liria në Vendkalimin kufitar Bllacë. Ata janë denoncuar nga M.Z. (45) nga f. Tenovë, rajoni i Tetovës, se një ditë më parë rreth orës 21:45 në autostradën Tetovë-Shkup, në pikën pagesën e Zhelinës, pas një grindjeje të shkurtër, e kanë sulmuar fizikisht dhe i kanë shkaktuar lëndime, të konstatuara në Kompleksin e Klinikae "Nëna Terezë" në Shkup. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë kallëzimi përkatës.

Më 28.12.2025, NJPB Gostivar është denoncuar se rreth orës 14:30 në fshatin Debreshte, rajoni i Gostivarit, në vendin e quajtur Çukë, S.I. (37) nga fshati Debreshtë, duke drejtuar një motoçikletë, ka humbur kontrollin dhe ka rënë në rrugë. Në këtë rast, ai ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Qendrën Mjekësore të Gostivarit. Inspektimin në vendngjarje e kreu ekipi i NJPB Gostivar.

Më 28.12.2025, në orën 11:40, në kryqëzimin e rr. "Aleksandar Makedonski" dhe rr. "Mirçe Acev" në Prilep, nëpunës policorë nga NJPB Prilep e privuan nga liria M.D. (62) nga Prilepi, duke vepruar pas një denoncimi të mëparshëm se kishte kryer vjedhje. Gjatë kontrollit të automjetit të tij të pasagjerëve "Shkoda" me targa të Prilepit, janë gjetur sendet e vjedhura dhe i janë kthyer pronarit. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë kallëzimi përkatës.

SPB Kumanovë ngriti kallëzim penal kundër D.T. (28) nga Greqia për shkak të dyshimit të bazuar për vepër të kryer penale "prodhimi i paaurtorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve". Më 23.12.2025 në Vendkalimin Kufitar Tabanoc, në hyrje të shtetit, nëpunës policorë ushtruan kontroll në një automjet pasagjerësh ,,Hjundai'' me targa kombëtare gjermane, me ç’rast të denoncuarit, i cili ka qenë bashkudhëtar në automjet, i ishte gjetur marihuanë.

Më 29.12.2025, në orën 01:00, SPB Shkup është denoncuar se në një objekt hotelierik në zonën e Kisella Vodës, D.K. (35) sulmoi fizikisht N.S. (20), të dy nga Shkupi. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

Më 29.12.2025, në orën 03:00, SPB Shkup është denoncuar se në fshatin Batincë, rajoni i Shkupit, pas një grindjeje të mëparshme, ishte prishur rendi dhe qetësia publike me përleshje fizike ndërmjet S.S. (29) nga fshati Batincë, rrethi i Shkupit dhe E.S. (31) nga Shkupi. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë parashtresë përkatëse.

Më 28.12.2025, në orën 11:10, në SPB Shkup, D.A. (46) nga Shkupi denoncoi se rreth orës 01:30 para një objekti hotelierik në zonën e Qendrës, ishte sulmuar fizikisht nga një person. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

Më 28.12.2025, në orën 23:15, në SPB Shkup, A.R. (42) nga Shkupi denoncoi se rreth orës 17:00, në zonën e Bit Pazarit, djali i tij i mitur ishte sulmuar fizikisht nga B.A.. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

Më 28.12.2025, në orën 18:20, në SPB Shkup, T.L. (19) nga Shkupi denoncoi se rreth orës 02:30, para një objekti hotelierik në Parkun e Qytetit në Shkup, ishte sulmuar fizikisht nga një person që punonte si sigurim. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

Më 28.12.2025, në orën 21:00, në SPB Shkup është denoncuar se në një objekt hotelierik në zonën e komunës së Aerodromit ishte prishur rendi dhe qetësia publike me përleshje fizike ndërmjet D.T. (23), A.I. (25) dhe P.Z. (21) nga njëra anë dhe S.P. (37) dhe D.P. (32) nga ana tjetër, të gjithë nga Shkupi. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë parashtresë përkatëse.



Accessibility Menu